Open Data Albania ka hulumtuar mbi ecurinë e prodhimit të energjisë elektrike, importin dhe eksportin e saj gjatë trembëdhjetë viteve të fundit, 2000-2013. Në vitin 2013 prodhimi i energjisë elektrike arriti në rreth 7 milionë MWH duke shënuar edhe vlerën më të lartë të tre viteve të fundit. Prodhimi u rrit 47% kundrejt vitit të mëparshëm, që konfirmon edhe ecurinë pozitive të këtij sektori në…
Tatimi mbi të Ardhurat Personale sipas burimit 2009-2012
Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me ecurinë e vlerave të mbledhura nga (TAP) sipas burimit të të ardhurave. Kështu nënndarjet janë bërë për të ardhura nga paga të sektorit publik; paga të sektorit privat, interesa bankare, dividenti, transferime të pasurive të paluajtshme; dhe të ardhura nga zëra të tjerë. Të dhënat janë marrë nga Tabelat Buxhetore të Ministrisë së Financave në vitet 2009…
Shpenzime buxhetore për shërbime të telefonisë fikse dhe internetit 2012-2013
Open Data Albania po hulumton lidhur me shpenzimet buxhetore për shërbime të telefonisë fikse dhe internetit në vitet 2012 dhe 2013. Shpenzimet telefonike buxhetore nuk bëhen me prokurime publike, nëpërmjet tenderimit elektronik. Shpenzime për këtë zë janë konsideruar vlerat e transaksioneve, pagesave të bëra nga institucione buxhetore, ku të dhënat janë zbardhur përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit 2012 – 2014, proces që mundësohet përmes…
Autorë të dënuar si shkaktarë dhe nxitës të vetëvrasjeve, 2004 – 2012
Open Data Albania po hulumton mbi numrin e personave të proceduar si autorë të nxitjes së vetëvrasjes. Ky hulumtim bazohet te raste të proceduara dhe autorë të dënuar nga gjykatat sipas nenit 99 të Kodit Penal “Shkaktimi i vetëvrasjes”. Ligji penal konsideron fajtorë dhe dënon me gjobë ose burgim deri në pesë vjet, të gjithë ata persona që shkaktojnë vetëvrasjen apo nxisin tentativë për vetëvrasje…
Të ardhura,shpenzime dhe financimi nga buxheti për Sigurimet Shëndetësore 1995-2013
Open Data Albania po hulumton mbi vlera për të ardhura dhe shpenzime të skenës së sigurimeve shëndetësore si dhe mbulimin nga buxheti i shtetit. Skema e kontributeve për sigurimet shëndetësore administrohet nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (ISKSH). Bazuar në Statutin e saj, ISKSH, siguron burime financimi nga: kontributet e të siguruarve, Buxheti i Shtetit, donacionet dhe të ardhurat e tjera. Norma e kontributit…
Të ardhura, shpenzime dhe financimi nga buxheti për Sigurimet Shoqërore 1993-2013
Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat dhe shpenzimet për skemën e sigurimeve shoqërore si dhe diferencën që mbulohet nga buxheti i shtetit. Skema e kontributeve administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe ka pesë degë sigurimi: të sëmundjeve; të barrëlindjes; të pensioneve; aksidente dhe sëmundje profesionale; si dhe të papunësisë. Skema e sigurimeve shoqërore është e detyruar për të gjithë individët e…
Kosto vjetore për të burgosur në Republikën e Shqipërisë 2013
Open Data Albania po hulumton lidhur me koston vjetore që shpenzon Buxheti i Shtetit për të mbajtur në burgje persona të paraburgosur ose të burgosur për vuajtje dënimi. Për të bërë këtë analizë është marrë vlera e shpenzimeve buxhetore për të gjitha transaksionet e vitit 2013 dhe ky total është pjesëtuar me numrin të personave të burgosur dhe të paraburgosur në një datë të caktuar…
Ecuria e normave të interesit në sistemin bankar 2013
Open Data Albania ka hulumtuar mbi ecurinë e normave të interesit të kredive dhe depozitave në sistemin bankar vendas gjatë 2004-2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë norma mesatare e kredisë mujore në lekë zbriti në 8.9% në muajn dhjetor të vitit 2013 mbështetur tek niveli i ulët i normës bazë të interesit të vendosur nga Banka e Shqipërisë, në nivelin 3%. Burimi: ODA…
Minerali i Kromit tregues të volumit tregtar 2005 – 2013
Open Data Albania ka hulumtuar mbi nxjerrjen dhe volumin tregtar të mineralit të kromit gjatë 2005-2013. Në vitet 1970-1990 Shqipëria ka qenë prodhuesi i parë i kromit në Evropë dhe renditej e dyta ne botë në eksportin dhe prodhim. Aktualisht eksportohet e gjithë sasia e kromit që eksplorohet në vend, pasi mungesa e industrisë së rëndë nuk mundëson kërkesë të brendshme për këtë mineral. Në…
Tregu i Punës në Sistemin Bankar 2009 – 2013
Open Data Albania po hulumton mbi tregun e punës, konkretisht numrin e personave të punësuar në banka të nivelit të dytë në vitet 2009 – 2013. Analiza synon të vlerësoj ritmin e rritjes apo tkurrjes së tregut të punës në këtë sektor. Konkretisht në vitin 2009 në sektorin bankar të nivelit të dytë punonin 6384 individ. Ky numër shënoi rënie në vitin 2010 me 442…
Fitimi i Sistemit Bankar 2003-2013
Open Data Albania ka hulumtuar me të dhënat mbi fitimin e sistemit bankar shqiptar gjatë -2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sistemi bankar ka mbyllur një vit pozitiv për sa i përket fitimeve të akumuluara nga aktiviteti i tij. Megjithë krizën ekonomike që është shoqëruar me uljen e ritmeve të kreditimit dhe depozitave, bankat kanë mundur të mbledhin më shumë fitime. Në fund…
Ecuria e inflacionit 1988 – 2013
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e inflacionit në Shqipëri për një periudhë 25-vjeçare, nga 1988-2013. Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqëson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje.…
Importet drejt Shqipërisë sipas vendeve të origjinës 2013
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi importet në Shqipëri sipas vendeve të origjinës përgjatë periudhës 2005-2013. Importet në total shënuan një rënie prej 3% me bazë vjetore në vitin 2013, për të arritur në 512 miliardë lekë, duke reflektuar si tkurrjen e konsumit në vend nga individët, ashtu dhe atë të investimeve nga bizneset. Me rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve në…
Eksportet sipas destinacionit 2005-2013
Open Data ka realizuar një hulumtim mbi destinacionet e eksporteve shqiptare përgjatë periudhës 2005-2013. Janë evidentuar 15 shtetet që zënë peshën kryesore të eksporteve shqiptare dhe ecuria ndër vite. Megjithëse eksportet vijojnë të dominohen nga Italia, gjatë dy viteve të fundit kompanitë eksportuese kanë nisur të zgjerojnë gjeografinë e shitjeve të tyre jashtë vendit, sidomos në shtete të tjera europiane. Ecuria e eksporteve sipas shteteve…
Kreditë dhe depozitat sipas monedhës gjatë 2002-2013
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë dhe depozitat bankare gjatë periudhës 2002-2013. Në fund të muajit dhjetor 2013 kredia për ekonominë arriti në 547.9 miliardë lekë duke regjistruar edhe rënien e parë të huas bankare përgjatë 11 viteve të fundit. Kredia për ekonominë u zvogëluar me 1.22% me bazë vjetore në vitin 2013. Burimi:Banka e ShqiperisePërpunimi dhe komentet: ODA Megjithëse…
