KE kusht Shqipërisë, 30 të diplomuar në 100 vetë

ODA: Jemi në shifrat 22 qytetarë me shkollë të lartë në 100 banorë Shqipëria duhet të plotësojë normën e 30 të diplomuarve ndër 100 qytetarë, për të arritur kësisoj standarde dhe cilësi në arsimin e lartë. Sipas një studimi të ODA-as ky është një kusht i vendosur nga Këshilli i Evropës, dhe 10 vitet e fundit arsimi i lartë duket se e ka ndryshuar krejt…

Remitancat në Shqipëri dhe Kosovë

Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit. Këto lloj transfertash janë një ndër komponentët e llogarisë korrente në bilancin e pagesave.Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me nivelin e remitancave gjatë viteve të fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Të dhënat bazohen në statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qëndrore të Kosovës.   Remitancat e dërguara nga emigrantët shqiptarë dhe kosovarë…

Open Data: Në rritje përdoruesit e internetit

Projekti Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e përdoruesve të internetit në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU). Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, thekson Open Data, rezulton se raporti i numrit të përdoruesve të internetit në vendin tonë për 100 banorë ka ndryshuar në rritje. Sikurse mund të shihet edhe nga grafiku, vihet re një rritje e theksuar…

Të fundit në rajon për numrin e makinave, rritje e frikshme e aksidenteve në Shqipëri

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e mjeteve rrugore në…. Shqipëri, si dhe krahasimin me vendet e rajonit për këtë tregues. Të dhënat që zbulon ALBNOW bazohen në statistikat e INSTAT, Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, dhe Bankës Botërore. Në studimin e saj, ODA klasifikon si automjete: autoveturat, mikrobusët dhe kamionët e kamionçinat. Ndërkohë klasifikimi i mjeteve rrugore, përveç automjeteve përfshin…

Sa të sigurta janë rrugët e Shqipërisë?

Akset rrugore kombëtare, urbane dhe ato rurale, po bëhen gjithnjë e më pak të sigurta nga viti në vit për përdoruesit e tyre. Ky është konstatimi i studimit të kryer nga Open Data Albania (ODA), në lidhje me aksidentet e ndodhura në Shqipëri, që nga viti 1995 e në vazhdim. Sipas të dhënave të ODA-s, nga viti 1995, aksidentet rrugore nga viti në vit kanë…

Shqiptarët jetojnë më gjatë se serbët

Grekët janë me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri, duke bërë  edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë…

Mbjellja e arrorëve dhe mandati i 2013-s!

Punojeni tokën bijtë e mi, se do gjeni…”! Kjo frazë proverbiale e një përralle shqiptare është e njohur për fëmijët e viteve tetëdhjetë. Ekranizuar nga artistë të Kinostudios, përralla aktualizohet teksa dëgjojmë Kryeministrin t’u kërkojë bujqve të mbjellin arrë, lajthi apo ullinj. Fabula është e thjeshtë. Një bujk i moshuar punonte, ndërsa tre djemtë e tij gëzonin në stilin shqiptar të kalasë dibrançe. Tek vinte…

Mashtrohen studentët, 65 % e universiteteve private janë të paakredituar

Më shumë se gjysma e universiteteve private, janë të paakredituar. Kjo do të thotë se diplomat që lëshojnë 65 % e këtyre institucioneve janë të pavlefshme, dhe se paratë e studentëve kanë shkuar dëm. Sipas të dhënave nga MASH, numri i IALV-e të akredituara është vetëm 14, nga 39 universitete që operojnë aktualisht, ose thënë ndryshe 65 % e universiteteve jopublike janë të paakredituar. Brenda…

Buxheti per funksionin Kosto e borxhit per vitin 2012

Shperndarja e buxhetit per Koston e Borxhit per vitin 2012 grafikisht paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA Shperndarja ne perqindje e buxhetit per funksionin ‘ Kosto e Borxhit’ per vitin 2012 paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA Te dhenat mbi buxhetin per funksionin ‘ Kosto e Borxhit ‘ per vitin 2012 paraqiten te permbledhura ne tabelen dinamike me poshte: Burimi: Ministria…

Legjislacioni

Parime ODA ka për mision të respektojë dhe të kontribuojë në përmbushje të disa parimeve bazë që shërbejnë për Demokraci cilësore, Politikë përfaqësimi transparente, Institucionalizëm ligjorë dhe zhvillim novator të teknologjive si: –    Parimi i transparencës me publikun –    Respektimi i të Drejtës për Informim –    Respektimi i Lirisë së Shprehjes Baze ligjore Gjatë Punës për realizimin e ODA, stafi drejtues dhe zbatues garanton respektimin…

Gazeta Shqiptare: Privatët, të akredituar vetëm 25% të programeve

Në vendin tonë janë 38 universitete private me 322 programe studimi, por numri i programeve të akredituara është shumë i ulët, po ashtu edhe universitetet e akredituara janë vetëm 14. Sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Arsimit, të cilat janë përpunuar nga “open.data.al” vetëm 25 për qind e programeve janë akredituar. Problemi qëndron se pjesa më e madhe nuk kanë bërë as kërkesën për…

‘Open Data’: Papunësia në Shqipëri luhatje nga viti në vit

Niveli më i lartë i papunësisë në vendin tonë në nivelin 22.3% është shënuar në vitin 1993, në vitet e para të pluralizmit politik, ndërsa niveli më i ulët në vitin 1996 (12.4%), Sipas “Open Data Albania”. Edhe pse shkalla e papunësisë ka qenë në ulje gjatë dhjetë viteve të fundit, ky nivel nuk e ka arritur ende atë të vitit 1996. Në vitin 2009…