Fact Checking. Verifikim i të dhënave për Prokurime Publike të deklaruara nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 7.05.2024

Ekipi AIS promotor të Open Data Albania, dhe krijues të databazës OpenProcurement.Al, po verifikon të dhëna statistikore të prezantuara nga Kryeministri z. Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 7.05.2024 pjesa me Statistika mbi Prokurimin Publik Nga Fjala e Kryeministrit (transmetime minuta 1:33:00 – 1:43:00 Link Mbledhja e ministrave dhe grupit të Partisë Socialiste, fjala e plotë e Kryeministrit Rama (youtube.com).…

Stoku dhe Kosto Borxh Publik 2024, Ecuria Vjetore 2000 – 2024

Open Data Albania po hulumton mbi Stokun e Borxhit Publik në Shqipëri dhe Koston e tij për vitin 2024, si dhe ecurinë vjetore 2000 – 2024. Të dhënat janë marrë nga Treguesit e Borxhit dhe Kuadri Makroekonomik Fiskal, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (aktualisht Ministria e Financave). Për vitin 2024, të dhënat janë të planifikuara, ndërsa për vitin 2023 janë të vlerësuara/pritshme (jo-faktike). Për vitin…

Renditje Institucionet Buxhetore sipas vlerës së Transfertave përmes Thesarit të Shtetit 2023

Institucionet Buxhetore kanë ekzekutuar për vitin 2023 nga Thesari i Shtetit 282 103 transaksione me vlerë totale 600.96 miliard Lekë. Krahasuar me 2022, ky vit shënon rritje në vlerë të pagesave buxhetore me 45.1 miliardë lekë apo 8.12%. Open Data Albania po zbardh listën e institucioneve buxhetore që kanë kryer më shumë vlerë transaksionesh përmes Thesarit të Shtetit për vitin 2023. Shënim: Kliko mbi fushën…

Impakt ne Media Projekti Open Data, Access and Transparency over sectors exposed to Risk of Corruption

Kjo Javë në Media – zbardhet korrupsioni në tendera, konflikti i interesit dhe lidhjet nepotike. Gazetaria e Fakteve , Evidencave dhe të Dhënave të Hapura Organizata dhe ekipi që punon pranë AIS konstaton me kënaqësi se gazetarë të medias pluraliste në vend, kanë zbardhur javën e fundit dhjetëra histori korruptive duke utilizuar të dhëna të hapura #OpenData dhe të dhëna të lidhura #LinkDATA të databazave…

Projektet anti-korrupsion në mungesë fondesh dhe Donatori. Organizata AIS kërkon ndihme, OpenSpendingAlbania rrezikon të mbyllet, kërkohen ngritje fondesh

Të nderuar Miq dhe Partnerë, Organizata AIS e njohur si OpenDataAlbania dëshiron të ndajë me Ju shqetësimin dhe nevojën për ndihmë sa i takon ngritjes së fondeve dhe mbështetjen me grant për të mos rrezikuar mbylljen e një databaza me impakt në transparencës, llogaridhënie, aktivizëm dhe Antikorruspion. Databaza Transaksione Thesari është një nga Instrumentet më të Rëndësishme për Transparencë, Mirëqeverisje dhe Antikorruspion. Përmes Open Spending…

Shoqëri Biznesi sipas rretheve

Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit Komente dhe Analiza: Open Data Albania Komente dhe Analiza: Open Data Albania Kontribuoi: L. Kanani

Biznese të Regjistruara në Shqipëri 2023 sipas Origjina e Kapitalit

Open Corporates Albania është një databazë e krijuar dhe mirëmbajtur nga organizata AIS. Në këtë databazë janë publikuar të dhëna për Shoqëri Biznesi të regjistruara në vitin 2023 nga 1 janari deri 31 dhjetor. Këto të dhëna së bashku me dokumentet aksesohen lehtësisht përmes pasaportave ku informacioni zbardh identitetin, objektin e veprimtarisë, strukturën menaxheriale, zotëruesit ndër vite, vlera të kapitalit, performancën dhe çështjet ligjore që karakterizojnë…

Renditje 10 Bizneset me më shumë arkëtime nga Thesari i Shtetit 2023

Open Data Albania po publikon listën me Bizneset më të paguara përmes Transaksioneve të Thesarit gjatë 12 muajve të vitit 2023. Në hulumtim janë përjashtuar pagesat me përfitues institucione shtetërore, apo pagesa drejt bankave të nivelit të dytë. Po njësoj është përjashtuar dhe ajo kategori transaksioni që përkon me transfertë për shoqëri me zotërim publik.  Në vitin 2023 janë regjistruar gjithsej 282 103 transaksione me…

Investime Publike me Financim të Huaj dhe të Brendshëm, Konsolidim 2018 – 2023

Open Data Albania po zbardh të dhënat për investimet publike të konsoliduara për periudhën 2018 – 2023. Në analizë nuk përfshihen investimet kapitale për Fondin e Rindërtimit apo Investimet nga te ardhurat e Arsimit te Larte, por vetëm shpenzimet për Projektet e Investimeve Publike me Financim të Brendshëm dhe të Huaj.  Në gjashtë vite, Investimet Publike janë rritur me 31.3%. Nga 77.8 miliard lekë në…

Kostoja e Arbitrazheve Ndërkombëtare për Koncesione PPP raste 2023

Kostoja e Arbitrazheve Ndërkombëtare zë një peshë të konsiderueshme në Buxhetin e Shtetit.  Sipas Relacionit të Projektbuxhetit 2024, deri në Shtator 2023, Shteti Shqiptar për shkak të Vendimmarrjes në Arbitrazhe Ndërkombëtarë njeh detyrime faktike dhe kontingjenti  në vlerë 173,1 milionë  Euro.  Në këtë vlerë përfshihen kostot ligjore të përfaqësimit, mbrojtjes, shpenzimeve gjyqësore apo kostove të tjera lidhura me vendime të Arbitrazheve ndërkombëtar dhe ende të…

Ndryshime gjatë vitit në Shpenzime Buxhetore 2023 sipas Funksioneve dhe Programeve 2023, Akt Normativ Nr. 5/2023 dhe Nr. 6/2023

Gjatë muajve të vitit 2023, Qeveria ka ndryshuar dy herë Ligjin Nr. 84/2022 “Për Buxhetin e Vitit 2023” me Akt Normativ Nr. 5 datë 18.10.2023 dhe Akt Normativ Nr. 6 datë 14.12.2023. Open Data Albania po hulumton mbi ndryshimet në planifikimin e shpenzimeve buxhetore sipas funksioneve dhe programeve qeveritare për vitin 2023.  Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti. Niveli i…

Kabineti Qeveritar Rama 2024, Renditje e Ministrave sipas madhësisë së Portofolit Ministror Buxheti i Shtetit

Open Data Albania po hulumton mbi Portofolet Ministrore dhe peshën e tyre kundrejt Buxhetit të Institucioneve Buxhetore.  Të dhënat janë marrë Buxheti i Shtetit sipas tabelave shoqëruese pas Aktit Normativ Nr. 1 datë 21.02.2024.  Vendi i Parë sipas madhësisë së Portofolit i është dhënë Albana Koçiu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mban Portofolin më të madh ministror prej 78.2 miliardë lekë. Zonja Koçiu drejton…

Buxheti Bashkia Tiranë, Plani vitin 2024

Plan Buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2024 ka vlerën 33 439 539 639 tridhjete e tre miliard e katërqind e tridhjetë e nëntë milion e pesëqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e tridhjetë Lekë. Burim të dhënash të Relacionit final për Programin Buxhetor Afatmesëm. Krahasuar me një vit më parë ky buxhet është planifikuar me rritje 9.81%. Struktura e të ardhurave të Bashkisë…

TRAJNIM: Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit, Malësi e Madhe, 08 Mars 2024

Titull:Shoqëria Civile dhe Parlamenti në Procesin e Hartimit, Konsultimit dhe Miratimit të Buxhetit të Shtetit Organizator:AIS promotor i Open Data Albania Projekti dhe Partneriteti:Rritja e Përgjegjshmërisë së Parlamentit ndaj shqetësimeve të Qytetarëve, Projekt i mbështetur nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga një konsorcium drejtuar nga IDM në partneritet me Citizens Channel dhe AIS. Objektiv:Ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve dhe mediave lokale për…

Buxheti 2023, Ndryshime gjatë vitit përmes Akt Normativ Nr. 5/2023 dhe Nr. 6/2023

Qeveria Shqiptare gjatë 2023, ka ndryshuar dy herë Ligjin Nr. 84/2022 “Për Buxhetin e Vitit 2023”, përmes Akteve Normative të muajit Tetor dhe Dhjetor. Akti Normativ Nr. 5 datë 18.10.2023 miratoi shtesë të Ardhurash me plus 7.49 miliardë lekë (ose rreth 71 milion euro). Shtesë kjo që u planifikua për rritjen e Shpenzimeve Buxhetore. Niveli i Deficitit mbetet i pa ndryshuar. Me Akt Normativ Nr.…