Impakt i Programit – Transparencë mbi asete publike dhe pasuri minerare.

Open Data Albania deri tani është fokusuar kryesisht tek transparenca mbi para publike si buxhete shteti; shpenzime sipas programeve; shpërndarje taksave të individëve etj. Kohët e fundit përmes publikimit të një grupi artikujsh me të dhëna për pasuritë minerare të nëntokës (naftë; bakër; krom) është bërë e mundur të startojë debat dhe analize publike mbi mënyrën se si këto pasuri menaxhohen; si shiten produktet minerare…

Struktura dhe Kapitali Aksionar i Institucioneve Financiare Jobanka – ekstrakt QKR maj 2014

Open Data Albania ka hulumtuar mbi kapitalin aksionar të institucioneve financiare jobanka që veprojnë në vend. Institucionet financiare jobanka, janë shoqëri të cilat kryejnë aktivitete të ndërmjetësimit financiar  dhe aktivitete të tjera ndihmëse, të lidhura ngushtë me ndërmjetësimin financiar por që nuk klasifikohen si pranuese depozitash. Disa nga këto aktivitete përfshijnë: leasing, kredidhënia, investimi në letra me vlerë, etj. Në këtë kategorizim institucionesh përjashtohen kompanitë…

Buxheti Faktik i Presidencës së Republikës së Shqipërisë 2012-2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Buxhetin Faktik të Presidencës në Republikën e Shqipërisë në vitet 2012-2013. Presidenti i Republikës është figura institucionale më e lartë përfaqësuese e një shteti me formën e qeverisjes republikane dhe i korrespondon kreut të shtetit. Kushtetuta e vendit i jep atij funksione të rëndësishme nga ajo e përfaqësimit të unitetit kombëtar dhe e garantit të parimeve…

Aksioner të Institucioneve Financiare Jobanka – Ekstrakt QKR, 1 Maj 2014

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Aksionerët e Institucioneve Financiare Jobanka në Republikën e Shqipërisë. Institucionet financiare jobanka, janë shoqëri të cilat kryejnë aktivitete të ndërmjetësimit financiar  dhe aktivitete të tjera ndihmëse, të lidhura ngushtë me ndërmjetësimin financiar por që nuk klasifikohen si pranuese depozitash. Aksionerët mund të jenë persona fizik ose juridik që zotërojnë aksione të nënshkruara nga themeluesit si pjesë…

Struktura dhe Kapitali Aksionar i Bankave të Nivelit të Dytë – ekstrakt QKR maj 2014

Open Data Albania ka hulumtuar mbi kapitalin aksionar të bankave të nivelit të dytë që veprojnë në vend. Të dhënat janë përditësuar sipas procedurës së administrimit dhe publikimit të të dhënave të shoqërive tregtare në sistemin e Qendrës Kombëtare të regjistrimit QKR. Të dhënat janë analizuar në dy data. Datën e themelimit të secilës bankë si shoqëri tregtare, dhe data  1 maj 2014 si datë…

Subjekte financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë 2002-2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e subjekteve financiare që janë licencuar nga Banka e Shqipërisë në vitet 2002-2013. Subjektet financiare që licencohen nga Banka Qendrore e Republikës së Shqipërisë janë Bankat e Nivelit të dytë dhe ato të Huaja, Institucionet Financiare Jo banka, Zyrat e Këmbimit Valutor, Unionet e Shoqërive të Kursim-Kreditit dhe Shoqëritë e Kursim-Kreditit. Bankat e Nivelit të…

Banka e Shqipërisë. Të punësuar dhe shpenzime për personelin 2000 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e punonjësve dhe shpenzimet për personelin e Bankës së Shqipërisë në vitet 2000-2013. Shpenzimet e personelit përfshijnë pagat e personelit, kontributet për sigurimet shoqërore, kontributet për planin e pensionit dhe shpenzime të tjera. Banka e Shqipërisë drejtohet dhe administrohet nga Guvernatori, Zëvendësguvernatori i Parë dhe Zëvendësguvernatori i Dytë. Anëtarët e personelit të Bankës së Shqipërisë emërohen dhe largohen…

Buxheti Faktik i Sistemit Gjyqësor në RSH 2012-2013

Open Data Albania po hulumton lidhur me Buxhetin Faktik të shpenzuar për Institucionet që rregullojnë apo janë pjesë e Sistemit Gjyqësor  në Republikën e Shqipërisë. Sistemi gjyqësor në ushtrohet nga Gjykatat e Shkallës së Parë, Gjykatat e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Në vitin 2013 Gjykatat e Faktit u shpërbënë në Gjykata të Rretheve dhe Gjykata Administrative të Shkallës së Parë. Të dhënat për këtë…

Ndërtime të reja sipas ndarjes territoriale 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e lejeve të ndërtimit për ndërtesat e reja në Republikën e Shqipërisë sipas qarqeve. Gjatë vitit 2013 qarku me numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore ka qenë Durrësi me 25% të totalit ose 91 leje të lëshuara. Në qarkun e Tiranës gjithsej gjatë vitit 2013 janë…

Ndërtime sipas destinacionit në përdorim 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me lejet e ndërtimit sipas destinacionit për vitin 2013. Ndërtesat sipas destinacionit ndahen në dy kategori, në objekte për banim dhe objekte për aktivitet biznesi. Gjatë vitit 2013 lejet e dhëna për ndërtimin e godinave për banim përbënin 54% të totalit, pjesa tjetër pra 46% e totalit përbënin leje të lëshuara për ndërtesa me qëllim kryerjen e…

Individë dhe Shoqëri Aksionere të Bankave të Nivelit të Dytë – Ekstrakt QKR, 1 Maj 2014

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Aksionerët e Bankave të Nivelit të Dytë në Republikën e Shqipërisë. Këta aksionerë mund të jenë persona fizik ose juridik që zotërojnë aksione të nënshkruara nga themeluesit si pjesë e kapitalit të bankës. Burimi i të dhënave në hulumtim është Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR) në të cilën gjenden ekstrakte me të dhënat historike të Institucioneve…

Banka Qendrore – Monedha dhe kartëmonedha në qarkullim në RSh 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me paranë e emetuar, kartëmonedha dhe monedha që përdoren si mjet shkëmbimi në Republikën e Shqipërisë për vitin 2013. Të dhënat janë marrë nga Banka e Shqipërisë si autoriteti i vetëm përgjegjës për emetimin dhe qarkullimin e monedhës tonë kombëtare.  Gjatë vitit 2013 rezulton të jenë në qarkullim monedha dhe kartëmonedha që përbëjnë vlerën në Lekë 207…

Eksplorimi, rezervat dhe eksportet e bakrit 2005 – 2013

Open Data Albania ka hulumtuar mbi ecurinë e eksporteve të bakrit, një prej mineraleve më të rëndësishëm dhe të çmuar që nxirret nga nëntoka shqiptare. Ky mineral eksportohet drejt tregjeve të huaja. Sipas të dhënave të autoriteteve doganore, eksportet e bakrit shënuan vlerë prej 3.05 miliardë lekë në fund të vitit 2013, duke zbritur me rreth 23% kundrejt vitit të mëparshëm. Rënia e eksporteve në…

Tirana. Tregues socialekonomik të Qarkut.

Qarku i Tiranës shtrihet në pjesën qëndrore të Shqipërisë në një Lartësi që varion nga disa metra mbi nivelin e detit deri në 1828 metër. maja më e lartë përfaqësohet nga Mali me Gropa. Qarku ka një sipërfaqe 1,654.63 km². Në pjesën e tij perëndimore ka një vijë bregdetare me detin Adriatik. Gjatësia e vijës bregdetare  është 33 km, ndërsa në veri kufizohet me qarkun…

Lezha. Tregues social ekonomik për Qarkun.

Qarku i Lezhës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë e cila  kufizohet: në veri me qarkun Shkodër, në verilindje me qarkun Kukës, në lindje dhe juglindje me qarkun Dibër, në jug me qarkun Durrës dhe në perëndim me detin Adriatik, me gjatësi vije bregdetare 38 km (nga Rëra e Hedhun deri  në Kepin e Rodonit). Territori i qarkut të Lezhës ka një sipërfaqe prej 1…