Shpenzime Shëndetësi, Buxheti i Shtetit 2020 dhe Pandemia Covid-19

Open Data Albania po hulumton mbi Buxhetin e Shtetit për Shëndetësisë në vitin 2020 dhe dinamikën e ndryshimeve që Ekzekutivi dhe Parlamenti kanë miratuar gjatë vitit. Hulumtimit ka për qëllim të identifikojë sjelljen buxhetore për përballimin e nevojave të Institucioneve të Shëndetësisë gjatë Pandemisë. Hulumtimi është fokusuar vetëm tek ndryshimet për Shëndetësinë dhe në këtë artikull nuk janë përshkruar ndryshime që lidhen me Paketa të…

Analizë krahasimore mbi kufirin minimal të regjistrimit si subjekt për Tatim mbi Vlerën e Shtuar TVSH, Rajoni dhe EU

Open Data Albania po hulumton mbi kufirin minimal të regjistrimit për pagesë të tatimit mbi vlerën e shtuar TVSH në Republikën e Shqipërisë, vendet e rajonit dhe vende të Bashkimit Europian. Në ligjin për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, përkatësisht në nenin 117 parashikohet se Personat e tatueshëm rezidentë në Shqipëri, qarkullimi vjetor i të cilëve është nën kufirin minimal të regjistrimit për TVSH-në, janë…

Financimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash” dhe buxheti

Projekti “Ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash” ngelet padyshim një ndër projektet më ambicioze të financuara në 20 vitet e fundit nga Buxheti i Shtetit. I nisur në vitin 2006, ai i përfundoi punimet në vitin 2010 duke dhënë një ndikim jo të vogël në shpenzimet totale për investime. Financimi i tij ndër vite ishte si më poshtë: Në vitin 2006 u kryen Studim-Projektimet përkatëse për tre…

Stoku i IHD-ve sipas vendit të origjinës 2012 – 2017

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e stokut të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) në ekonominë shqiptare sipas të dhënave të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Stoku i Investimeve të Huaja Direkte përfaqëson nivelin e Investimeve Direkte në një pikë të caktuar kohore. Ndryshe stoku i IHD-ve përfaqëson vlerën e aseteve që zotërojnë të huajt në ekonominë shqiptare, në formën e kapitalit dhe huave…

Konsumi Privat i Ekonomise ne Vitet 2009-2015

Open Data Albania ka analizuar ecurinë e treguesit të konsumit privat në ekonominë shqiptare për periudhën 2009-2015, dhe dinamikën e tij ne tremujorin e parë të vitit 2015. Produkti i brendshëm bruto (PBB) i një ekonomie mund të matet në disa mënyra. Njëra prej tyre është metoda e shpenzimeve. Vlerësimi i PBB-së me metodën e shpenzimeve përfshin lidhjen ndërmjet 4 sektorëve të ekonomisë: Familjeve, Ndërmarrjeve,…

Dëmi Ekonomik në Fondin e Sigurimit të Detyruar të Kujdesit Shëndetësor sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për 2016

  Open Data Albania po publikon të dhëna në lidhje me dëmin ekonomi të përllogaritur nga auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit KLSH për institucioni Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor DFDLSH. Auditimi është mbajtur në periudhën janar-dhjetor 2016, sipas të cilit periudha nën auditim përfshin vitin e plotë 2016. KLSh bën auditime jo në mënyrë periodike. Çdo institucion në momentin që…

Të punësuar në sektorin publik, buxhetuar për vitin 2018

Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2018. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2018. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit. Në vitin 2018, sipas ligjit nr.109/2017 për…

Planifikimi Buxhetor për Të Ardhura, Bashkia Tiranë, 2016-2019

Open Data Albania po hulumton mbi parashikime për të ardhura buxhetore të bashkisë Tiranë. Të dhënat e këtij hulumtimi janë të dhëna me burim Pasqyra Planifikimi të publikuara në faqen zyrtare të bashkisë. Të ardhurat totale të buxhetit të Bashkisë përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme si: tatimore (taksa dhe tatime); të ardhura jo tatimore dhe të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar.…

Stoku i Borxhit Publik për Frymë në vitet 2010-2018

Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e stokut të borxhit për frymë në periudhën kohore 2010 – 2018. Borxhi për Frymë është një tregues që përllogaritet si raporti i borxhit total të marrë nga qeveria me numrin e popullsisë në vitin ushtrimor. Të dhënat janë marrë nga Ligjet për Buxhetet Vjetore të viteve nën analizë, dhe Ligje për miratimin e Buxheteve Faktike (buxhete të…

Kosto e borxhit publik, për frymë 2018

Open Data Albania po hulumton mbi treguesin e kostove të borxhit për frymë. Ky tregues përllogaritet si raport i shumës së interesave që paguhen nga buxheti i shtetit për borxhin e marrë, i cili nuk është shlyer ende, me popullsinë e vendit në vitin ushtrimor. Të dhënat për popullsinë për vitin 2018 janë marrë nga projeksionet e INSTAT. ODA ka marrë në shqyrtim ecurinë e…

Banka e Shqipërisë, Fitimi Transferuar në Buxhetin e Shtetit 2015-2016

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me fitimin e Bankës së Shqipërisë të transferuar në buxhetin e shtetit. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj. Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet nga…

Totali i të ardhurave 2000-2011

Të ardhurat totale të Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jotatimore dhe ndihmat e dhëna nga qeveritë e shteteve të huaja dhe donatorëve, përveç të ardhurave nga privatizimi, të cilat trajtohen si financim për defiçitin. Në grafikun e mësipërm jepet ecuria e të ardhurave totale të shtetit shqiptar për periudhën 2000-2011. Sic mund të shikohet, ka…

Realizimi i të Ardhurave Buxhetore viti 2016, Buxheti i Shtetit i Konsoliduar

Open Data Albania po hulumton mbi të Ardhurat në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016. Hulumtimi bazohet në të dhëna mbi buxhetin e konsoliduar, konkretisht pjesa për treguesit fiskal faktik 2016. Buxheti i konsoliduar është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin Nr. 97/2017 Datën 5.10.2017. Të ardhurat buxhetore janë të ardhura që qeveria realizon nga burimet tatimore (të ardhura nga tatime dhe dogana; të…

Realizimi i Shpenzimeve Buxhetore viti 2016

Open Data Albania po hulumton mbi Shpenzimet në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016. Hulumtimet bazohen në të dhënat mbi buxhetin e konsoliduar, në tabelen e treguesve fiskal faktik 2016.  Buxheti i konsoliduar është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me Ligjin Nr. 97/2017 Datën 5.10.2017.  Shpenzimet Buxhetore përbëhen nga katër kategori kryesore: shpenzimet korrente; Fondi Rezervë dhe Kontigjenca; Shpenzimet Kapitale; Huadhëniet për Energji. Sipas treguesve…

Planifikimi për strukturën e të ardhurave Bashkia Tiranë, 2016-2017

Open Data Albania po hulumton mbi planifikimin për strukturën e të ardhurave nga Bashkia Tiranë. Të ardhurat totale të buxhetit të Bashkisë përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jo tatimore dhe të ardhurat nga transferta e pakushtëzuar. Të gjitha të dhënat kanë si burim faqen zyrtare të Bashkisë Tiranë. Në vitin 2016, Bashkia Tiranë planifikoi mbledhjen e dymbëdhjetë pikë dy miliard…