Eksportet, importet dhe bilanci tregtar sipas grupmallrave, 2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2014. Sipas të dhënave të analizuara, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e zënë dy kategori grupmallrash: a) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe b) Tekstile dhe këpucë. Për vitin 2014, këto grupmallra zënë secili rreth 34% të totalit të eksporteve. Eksportet e…

Eksporte sipas destinacionit dhe importe sipas origjinës, bilanci tregtar i RSH 2010-2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi eksportet sipas destinacionit, importet sipas origjinës dhe bilancin tregtar pwr vitin 2014. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera. Në vitin 2014,…

Paga minimale në Shqipëri, rajon dhe Europë nga 1 Janar 2015

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Europë. Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë…

Banka e Shqipërisë, performanca sipas fitimit 1993 – 2015

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi fitimit e Bankës së Shqipërisë të transferuar në buxhetin e shtetit. Banka e Shqipërisë është banka qendrore e vendit tonë dhe vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997. Banka e Shqipërisë është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj. Kapitali i Bankës së Shqipërisë përbëhet…

Të Ardhura Buxhetore 2014 – 2015

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi të ardhurat në buxhetin e shtetit cilësuar si Të Ardhura Buxhetore dhe strukturën e tyre për vitet 2014-2015. Të ardhurat totale të buxhetit të shtetit përfshijnë të gjitha të ardhurat nga burimet e ndryshme tatimore, jo tatimore dhe ndihmat e dhëna nga qeveritë e shteteve të huaja apo donatorët. Të Ardhurat Buxhetore kanë pasur një trend në…

Taksa kombëtare, lloji dhe niveli i tyre, Janar 2015

Open Data Albania po hulumton mbi llojet e taksave kombëtare dhe nivelin e tyre. Ligji nr.  9975, datë 28.7.2008 i azhornuar, e përcakton taksën si një pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit që paguhet nga çdo person që ushtron një të drejtë publike ose përfiton një shërbim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë. Referuar sërish këtij ligji gjejmë 10 lloje…

Taksat e Qarkullimit niveli i saj 2012 – 2015

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e Taksës së Qarkullimit mbi benzinën dhe naftën. Ligji nr.  9975, datë 28.7.2008 i azhornuar, e përcakton taksën si një pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit që paguhet nga çdo person apo nëpërmjet një agjenti që ushtron një të drejtë publike apo përfiton një shërbim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë. Referuar sërish…

Taksa që aplikohet mbi Aktet (certifikatat civile) dhe Pullat 2015

Taksa e akteve dhe pullës mblidhet nga zyrat e gjendjes civile për shërbimet e ofruara qytetarëve. Këto taksa variojnë nga 50 lekë për lëshimin e certifikatave për përdorim brenda vendit dhe deri në 2000 lekë për regjistrimin e shtetasve të huaj, pas dhënies  së shtetësisë shqiptare. Niveli i këtyre taksave nuk ka ndryshuar përgjatë viteve 2012-2015. Burimi: Ligji nr.  9975, datë 28.7.2008 i azhornuar    Komente…

Taksa e Karbonit në Shqipëri 2015

Taksa e karbonit aplikohet mbi benzinën, gazoilin, qymyrin, solarin, mazutin, vajgurin dhe koksin e naftës, për ndotjen që i shkaktojnë ambientit. Niveli i kësaj takse për benzinën është 1,5 lekë/litër, ndërsa për të gjitha produktet e tjera është 3 lekë për litër ose kilogram në varësi të njësisë matëse të produktit. Taksa e karbonit mbetet e pandryshuar gjatë viteve 2012-2015. Burimi: Ligji nr.  9975, datë…

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset, 1 Janar 2015

Open Data Albania po hulumton mbi çmimin e energjisë elektrike për konsumator biznesin. Çmimi i energjisë elektrike përcaktohet me vendim të Entit Rregullator të Energjisë.  Çmimet e energjisë elektrike për biznesin janë të diferencuara në bazë të nivelit të tensionit ku janë lidhur dhe jo në bazë të konsumit. Bazuar në nivelin e tensionit dallohen tre grupe të mëdha: konsumatorë biznesi që furnizohen me 35…

Niveli i akcizës sipas produkteve 1 Janar 2015

Open Data Albania ka hulumtuar mbi nivelin e akcizave në Republikën e Shqipërisë. Sipas legjislacionit në fuqi, akciza përcaktohet si një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht, produktet që i nënshtrohen akcizës janë klasifikuar në tetë grupe kryesore: kafe dhe pije energjike; birrë, verë, alkool dhe pije alkoolike;…

Borxhi për frymë në vitet 2010-2015

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim borxhin për frymë në vitet 2010-2015. Ai llogaritet si raport i borxhit total të marrë dhe ende të pashlyer nga shteti me popullsinë në një kohë të caktuar. Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT Përpunimi dhe komentet: ODA Sikurse vihet re nga grafiku, pjesa e stokut të borxhit që mbart çdo qytetar shqiptar nga viti në vit ka…

Financimi i shëndetësisë për frymë nga Buxheti i Shtetit në vitet 2010-2015

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim shumën e shpenzuar nga Buxheti i Shtetit për shëndetësinë në raport me popullsinë në vitet 2010-2015. Financimi total për shëndetësinë nga Buxheti Shtetit përbëhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Të ardhurat kryesisht kontributet, të cilat administrohen nga ISKSH. Burimi: Ministria e Financave, INSTAT Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania Shuma e shpenzuar për shëndetësinë…

Kosto e borxhit për frymë në vitet 2010-2015

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim koston e borxhit për frymë në vitet 2010-2015, e cila shpreh shumën e interesave që paguhen nga Buxheti i Shtetit për huanë e marrë dhe ende të pashlyer në raport me popullsinë në një vit të caktuar. Burimi: Ministria e Financave, INSTAT    Përpunimi dhe komentet: ODA    Në pjesën e parë të periudhës, vitet 2010-2012, vihet re një luhatje…

Masa e përfitimit nga leja e lindjes pas datës 1 janar 2015

Open Data Albania ka përllogaritur masën e përfitimit nga leje lindje sipas ligjit të ri Nr . 104, Datë 31.07.2014 i cili hyn në fuqi dhe ka efekte zbatimi pas datës 1 janar 2015. Sipas këtij ligji nuk janë ndryshuar kriteret e përfitimit të lejelindjes duke parashikuar si kusht përfitimi, detyrimin për të patur 12 muaj periudhë sigurimi për çdo rast leje lindje. Ndryshim pakësues…