Xhiro Vjetore e Shoqërive me Aksionar një Institucion Publik, 2012-2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me xhiron vjetore të shoqërive me aksionar subjekte shtetërore për vitet 2012-2014. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare sipas dokumentacionit marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR. Në vitin 2014 nga 120 shoqëri aksionare me aksionar mazhoritar një Institucion Publik, vetëm 65 kanë pasqyrat e tyre financiare të reklamuara në databazën e QKR.…

Kapitali Aksionar i Shoqërive Tregtare të llojit SHA me aksioner një Institucion Publik ekstrakte QKR, 31 Dhjetor 2015

Open Data Albania po hulumton lidhur me kapitalin themeltar të shoqërive me aksioner të vetëm apo mazhoritar një institucione publike (shtetërore). Të dhënat për hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të 120 Shoqërive Aksionare SHA, pasqyruar në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR. Më 31 Dhjetor 2015 njëqind e njëzetë shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim, shënojnë një vlerë kapitali në total prej 161.6…

Fitimi Vjetor Para Tatimit i Shoqërive Tregtare me aksionar një Institucion Publik, ekstrakte QKR, 2012-2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me fitimin para tatimit të shoqërive me aksioner një institucion publik (shtetëror) në vitet 2012-2014. Ky indikator është tregues i fitimit ose humbjes kontabël neto gjatë një periudhe ushtrimore, para zbritjes së tatimit mbi fitimin. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare sipas dokumentacionit marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR. Në 70 shoqëri…

Partia Socialiste, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015

Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Socialiste PS. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PS ka arritur të siguroi një fond prej 9.3 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PS deklaron të ketë shpenzuar 109.7 milion lekë, duke shënuar kështu një tejkalim fondesh prej 17 milion lekë. Burimi:http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore Komente dhe analiza: ODA…

Donator të regjistruar në Fushatën Zgjedhore 21 qershor 2015

Subjektet Zgjedhore kanë mundësi të financohen në fushata zgjedhore nga dhurues privat, Individ apo Persona Juridik Vendas. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar rregullat e dhurimit për subjekte elektorale dhe rastet e konfliktit të interesit për subjektet donator. Individ apo subjekte juridike nuk mund të dhurojë shuma më të mëdha se një milion lekë. Çdo dhurim i shumave mbi njëqindmijë lekë bëhet përmes llogarive bankare dhe regjistrohet…

Partia Demokratike, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015

Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Demokratike PD. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PD ka arritur të siguroi një fond prej 81.1 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PD deklaron të ketë shpenzuar vetëm 78.8 milion lekë, duke shënuar kështu për herë të parë një tepricë fondesh prej 2 milion lekë.…

Kursi i Këmbimit për Monedhat GBP, EURO, CHF, dhe USD kundrejt Lekut 2015

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik GBP, EURO, Franga Zvicerane CHF, dhe Dollari Amerikan USD  kundrejt Lekut Shqiptar gjatë muajve të vitit 2015 sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin…

Përfaqësimi i gruas në Kuvend, 1 Janar 2016

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me përfaqësimin e gruas në Parlament. Më 1 Janar 2016, Kuvendi i Shqipërisë ka në përbërje tridhjetë e një deputete. Një vit më parë  në Kuvendin e Shqipërisë ishin vetëm 26 deputete duke shënuar pjesëmarrje 18,6%. Më 1 janar 2016 pjesëmarrja e gruas në Kuvend qëndron në nivelin 22,14%. Aktualisht pesëmbëdhjetë prej tyre janë deputete të Partisë…

Vlerësimi për Shqipërinë në Indeksin Global të Terrorizmit ,GTI 2006-2014

Open Data Albania po publikon renditjen në Indeksit Global të Terrorizmit. Të dhënat përkojnë me periudhën 2006-2014 dhe janë vlerësim i Institute of Economics and Peace. Indeksi mat dhe vlerëson ndikimin direkt dhe indirekt të ngjarjeve të terrorizmit, duke përfshirë efektet, viktimat, lëndimet, dëmtimet materiale dhe efekte psikologjike që shkaktojnë. Indikatori tregon ndikimin që ka terrorizmi tek këto vende dhe nuk mat rrezikun nga terrorizmi…

Transferta e pakushtëzuar dhe transferta specifike sipas bashkive, 2016

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e transfertës se pakushtëzuar dhe asaj specifike ne njësite e pushtetit vendor për vitin 2016. Transferta e pakushtëzuar ka si qellim tu plotësoje njësive te qeverisjes vendore diferencën mes nevojave për shpenzime dhe te ardhurave qe ato krijojnë. Për vitin 2016, transferta e pakushtëzuar është 11.8 mld lekë, ku 96.3% i takon bashkive dhe 3.7% qarqeve. Po ashtu,…

Statistika mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale te Gjyqësorit ne RSh 2004-2009

Statistika mbi çështje gjyqësore dhe autorë të dënuar për vepra penale që lidhen me korrupsion shpërdorim dhe abuzim në detyrë apo në funksion publik. 1.1-Dinamika. Numri i çështjeve dhe autorëve për këtë grup veprash penale shënon rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Trendi 2004-2009 është rritës. Konkretisht për çështje ndër vite janë regjistruar: Burimi: Ministria e Drejtësisë, Vjetarë statistikore 2004 – 2009           …

Gjetje nga Monitorimi i Prokurimeve Publike për 61 Bashki në periudhën 27 korrik – 7 dhjetor 2015.

Ekipi që punon pranë organizatës AIS, promotor të Open Data Albania është duke konkretizuar një databazë Prokurime Transparente, me të dhëna të mirë strukturuara për prokurime publike në nivel Qeverisje Vendore (Bashki). Monitorimi i prokurimeve për qeveritë vendore, përkon me interesin për të monitoruar drejtpërdrejt procedura që lidhen me shërbime dhe punë publike më me impakt tek përditshmëria e qytetarëve. Në vigjilje të prezantimit të…

Të punësuar në sektorin buxhetor 2016

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2016. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2016. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit. Gjatë viteve 2011-2014 numri i punonjësve buxhetore…

Taksa Vendore në Republikën e Shqipërisë 2015 / 2016

Open Data Albania po hulumton mbi llojet dhe nivelin e taksave kombëtare në Republikën e Shqipërisë. Bazuar në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 të përditësuar, dallojmë nëntë lloje taksash vendore: Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël; Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat, taksa mbi tokën bujqësore dhe truall; Taksa e fjetjes në hotel; Taksa e ndikimit në…

Renditja e Aksionerëve Ortakëve zotërues sipas vlerave në Shoqëri Biznesi Media, Nëntor 2015

Open Data Albania po zbardh të dhëna mbi vlerë të kuotave apo aksioneve në media audiovizive sipas zotëruesve. Të dhënat janë sipas informacionit të publikuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, ku çdo biznes ka detyrimin të publikojë të dhëna të tij. Informacioni është një pasqyre e gjendjes deri në muajin nëntor 2015. Media Audio Vizive do të quajmë të gjitha ato shoqëri biznesi të…