Detyrime Shtetërore të Prapambetura Dhjetor 2020

Open Data Albania po hulumton mbi detyrimet e prapambetura Shtetërore që rezultojnë deri në fund të vitit 2020. Këto detyrime konsiderohen si borxh i fshehur pasi nuk përfshihen në shifrat e borxhit publik total që raportohen nga Ministria e Financave.  Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga raportet periodike zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbi detyrimet e prapambetura në nivel qendror dhe…

Të Punësuar në Institucione Buxhetore 2021, Rritja kundrejt 2020

Open Data Albania po përditëson të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore dhe po analizon ndryshimet gjatë pesë vjecarit 2017-2021. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit të Buxhetit të Shtetit. Në vitin 2021 rezultojnë 66 institucione buxhetore, të cilat janë ministri, institucione varësie, agjenci apo institucione të tjera të pavarura dhe kushtetuese. Pagat e këtyre institucioneve mbulohen…

Financimi i projektit “Ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash” dhe buxheti

Projekti “Ndërtimi i rrugës Rrëshen-Kalimash” ngelet padyshim një ndër projektet më ambicioze të financuara në 20 vitet e fundit nga Buxheti i Shtetit. I nisur në vitin 2006, ai i përfundoi punimet në vitin 2010 duke dhënë një ndikim jo të vogël në shpenzimet totale për investime. Financimi i tij ndër vite ishte si më poshtë: Në vitin 2006 u kryen Studim-Projektimet përkatëse për tre…

Struktura e Borxhit Publik 2015

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me Strukturën e Borxhit Publik me vitin 2015. Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Ai mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentët borxhi i brendshëm, ose mbahet nga  jo rezidentët borxh i jashtëm. Niveli i Stokut total të…

Borxhi i Jashtëm Bruto i Ekonomisë Shqiptare publik dhe sipas Sektorëve 2015

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me ecurinë e borxhit të jashtëm bruto për vitin 2015, trendit që ka ndjekur, tërheqjet e bëra dhe sektorët që ka prekur më shumë. Borxhi i jashtëm bruto nënkupton gjithë borxhin e jashtëm që ka një ekonomi jo vetëm borxhin publik por edhe sipas sektorëve. Të dhënat për këtë indikator publikohen nga Ministria e Financave. Në vitin…

Prokurime Publike sipas Bashkive, shpallur korrik 2015 – Prill 2016

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e procedurave dhe fondin limit për Prokurime Publike të shpallua ranga 61 njësi të qeverisjes vendore bashki, pas ndarjes së re administrative territoriale. Artikulli hulumtues bazohet në të dhëna të databazës së portalit për Prokurime Transparente. Ky portal ka informacion për çdo procedurë prokurime publik për 61 njësitë e reja që qeverisjes vendore nga korriku 2015 e në…

Kosto e Punës në Shoqëri Aksionare me kapital të një Institucion Publik 2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me koston e punës në shoqëri me aksionar institucione shtetërore. Kostot e punës përfshijnë vlera për pagesat për punonjësit, pagat bruto, kontributet për sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi, kostot e trajnimit profesional, shpenzime e rekrutimit dhe ato për veshje, strehim apo taksa të tjera të punësimit. Nga njëqind e njëzetë shoqëri tregtare marrë në hulumtim të reklamuar në databazën…

Të punësuar në sektorin buxhetor 2016

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2016. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit për buxhetin e shtetit 2016. Insitucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejtë apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen nga Buxheti i Shtetit. Gjatë viteve 2011-2014 numri i punonjësve buxhetore…

Shpenzimet për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në vitin 2014

Arsimi është cilësuar thuajse përherë si sektor prioritar i çdo projektbuxheti. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim realizimin faktik të shpenzimeve të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS) për vitin 2014. Në buxhetin fillestar 2014, për Minsitrinë e Arsimit dhe Sportit ishin parashikuar 40.1 miliardë lekë duke e renditur MAS institucionin e dytë me fondet më të larta pas Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe…

Shpenzimet për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2014

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim buxhetin e alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2014 dhe realizimin faktik të tij. Në Buxhetin Fillestar 2014, fondet për Ministrinë e Shëndetësisë ishin 33.97 miliardë lekë apo 2.17% e PBB-së. Pjesa më e madhe, me rreth 18.2 miliardë lekë apo 60% e buxhetit shërbente për të financuar programin e “Kujdesit për shërbimin dytësor’’. Burimi: Ministria e…

Realizimi i investimeve publike në vitin 2014

Investimet publike janë një ndër elementët më kryesorë që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të një vendi. Open Data Albania ka marrë në analizë realizimin faktik të tyre në vitin 2014, duke i vendosur në raport me disa tregues të tjerë financiar si Shpenzimet Totale të Buxhetit dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto. Për vitin 2014 ishin parashikuar 67.2 miliardë lekë investime, që përbënin 14.7% të Shpenzimeve…

Kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore në qytet dhe në fshat 2008-2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore sipas çdo kategorie. Deri në vitin 2013, numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi është llogaritur mbi bazën e periudhave të paguara prej individëve, duke konsideruar këtu blerjet e kryera që prej vitit 1994 për shkak të faljes së kamatëvonesave. Kjo është një arsye për shkak të…

Struktura e kontribuesve sipas sektorëve dhe karakterit të punësimit, 2008-2014

Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore për vitet 2008-2014. Për kryerjen e analizës jemi bazuar në të dhënat statistikore për vitin 2014 të publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Subjektet që bëjnë deklarime për skemën e sigurimeve shoqërore janë subjektet publike; firmat private; të vetëpunësuarit; të vetëpunësuarit në bujqësi dhe subjektet e siguruara vullnetarisht. Po ashtu, pjesë…

Kontribues në Skemën e Sigurimeve Shoqërore sipas Kategorive 2006 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore në vitet 2006-2013. Skema e sigurimeve shoqërore është e detyruar për të gjithë individët e punësuar, por pjesë e saj mund të bëhen dhe individë të tjerë nëpërmjet skemës së sigurimit vullnetar. Numri mesatar i kontribuesve në vit ka patur luhatjet e tij nga viti 2006 deri në vitin 2013, ku…

Pensionet e pleqërisë në skemën e sigurimeve shoqërore 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të pleqërisë për vitin 2013. Pensioni i pleqërisë në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që kanë plotësuar periudhën e sigurimit dhe janë përkatësisht në moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Gjatë vitit 2013 kanë përfituar pensione pleqërie 160 980 meshkuj…