Kredia për Individët Sipas Qëllimit

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi kredidhënien e bankave ndaj individëve në Shqipëri gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Lloji i kredisë sipas qëllimit është ndarë në kategoritë: pasuri të paluajtshme, mallra të qëndrueshme, mallra jo të qëndrueshme, ushtrim aktiviteti dhe overdraft. •    Pasuria e paluajtshme përfaqson kreditë për blerjen e banesave dhe tokave. •    Mallrat e…

Remitancat dhe Norma e Papunësise në Vendet Fqinje të Zhvilluara

Remitanca quhen transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit. Këto lloj transfertash janë një ndër komponentët e llogarisë korrente në bilancin e pagesave. Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me nivelin e remitancave dhe normën e papunësisë në vendet e rajonit ku jetojnë një pjesë e emigrantëve shqiptare: Itali dhe Greqi. Të dhënat bazohen në statistikat e Bankës së Shqipërisë dhe Bankës Qëndrore…

Open Data: Privatizimet gjate viteve

Procesi i privatizimit te aseteve publike rrit investimet e huaja sjell me shume para per buxhetin e shtetit dhe nje zhvillim te metejshem te sipermarrjes private. Kjo konstatohet nga shifrat e ketij sektori dhe rritjen e te ardhurave te cilat financojne deficitin e buxhetit. Adresa ne rrjet Open.Data.Al ka publikuar te ardhurat ne vite nga privatizimet. Nga grafiku duket qarte ndikimi i te ardhurave ne…

Stoku i Borxhit Publik të Shqipërisë rreth 1,223.8 miliardë lek

Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe FMN, lidhur me ecurinë e stokut të borxhit të shtetit shqiptar gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative, pra stoku i borxhit të një…

Popullsia drejt plakjes, femrat jetojnë më gjatë se meshkujt

Popullsia në Shqipëri po shkon drejt plakjes, ndërkohë që femrat kanë një jetëgjatësi mesatare më të lartë se meshkujt. Sipas një studimi të kryer së fundi nga Open Data Albania (ODA), kategoria e personave mbi 65 vjeç është në rritje dhe ky fakt flet për fenomenin që po shfaqet shumë ngadalë edhe në vendin tonë, që është plakja e popullsisë. Ulja e nivelit të lindjeve…

Lejet e Ndërtimit Sipas Qarqeve

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e lejeve të ndërtimit të dhëna në Shqipëri sipas qarqeve gjatë viteve të fundit, bazuar në të dhënat e INSTAT.Leje ndërtimi është një autorizim për të filluar punë mbi një projekt ndërtimi. Leja është faza përfundimtare për planifikimin dhe autorizimin e ndërtimit, para fillimit të punës. Duke filluar nga viti 2005, numri i lejeve të ndërtimit…

Studimi: Shqipëria më pak makina për 1000 banorë krahasuar me rajonin

Me 126 % është rritur numri i automjeteve në Shqipëri në vitin 2010, krahasuar me vitin 2000, pra me 10 vjet më parë. Por krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka një numër më të ulët automjetesh për 1,000 banorë. Të dhënat i ka bërë publike faqja open.data.al, pas një studimi krahasimor për qarkullimin e makinave në vend, krahasuar me rajonin. Duke iu referuar studimit…

Bie niveli i granteve dhe fondeve, të huajt nuk e ndihmojnë më Shqipërinë

Open Data Albania, në raportin “Ndihma e Huaj në Shqipëri” i Departamentit të… Bashkërendimit të Strategjive dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj të Këshillit të Ministrave, thekson faktin se ka një rënie të ndjeshme ekonomike të granteve të ardhura nga jashtë. Duke filluar nga viti 2000, vlera e ndihmës së huaj për Shqipërinë ka ardhur në rritje deri në vitin 2008. Gjatë këtij viti vlera…

Shqiptarët, pas grekëve për jetëgjatësinë

Grekët me jetëgjatët në Ballkan. Shqiptarët jetojnë më shumë se serbët dhe maqedonasit. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi pritshmërinë e jetëgjatësisë në lindje në Shqipëri duke kryer edhe një krahasim me rajonin. Pritshmëria e jetëgjatësisë tregon numrin e viteve, që një i porsalindur pritet të jetojë, nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës…

Shqipëria preferohet nga fqinjët,Maqedonasit dhe kosovarët plazh në bregdetet shqiptare

Maqedonasit rënditen të parët si “furnitorët” e tregut shqiptar të turizmit, më pas në renditje vijnë Kosova dhe Mali i Zi. Por një hapësirë të konsiderueshme zënë edhe turistët nga Serbia.  Të dhënat janë publikuar nga saiti statistikor jo qeveritar Open Data. Sipas llogaritjeve që i përkasin periudhës janar-qershor 2010, mësohet se mbi 110 mijë persona kanë vizituar vendin nga pikat kufitare të Maqedonisë. Rreth…

Universitetet private, mbi 65% të paakredituara

“Open Data”: Rreth 59% e programeve të studimit, të paakredituara, 6.4% të palicencuara Akreditimi, procesi që certifikon cilësinë e universiteteve dhe programeve të tyre të studimit, është një prej temave që ka nxitur debate të ashpra mes publikut dhe privatit. Qëllimi i këtij procesi është t’u tregojë të rinjve se cilit institucion publik apo privat duhet t’i drejtohen duke iu referuar cilësisë që ofrojnë programet…

Uji i pijshëm, fatura më të shtrenjta për 2011-ën

Shqiptarët këtë vit kanë paguar rreth 12.5% më shtrenjtë faturat e ujit të pijshëm. Çmimi mesatar për familjet është rritur në vitin 2010 me 2.9 lekë/m3, ose 9.7% krahasuar me vitin 2009. Edhe në 2011-n, tarifat mesatare kanë ardhur në rritje, me rreth 3%.  Aktualisht, njësitë vendore në të cilat uji i pijshëm paguhet më lirë janë: Bulqiza Orikumi, Vau Dejës, Pukë Fshat dhe Fushë…

Open Data Albania kurorëzon me çmime fituesit

Një maratonë me ide dhe që në fund puna më e mirë merr çmim inkurajues. Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi një event inovativ Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana ku 21 studentë me 12 aplikime-analiza, me tema tepër interesante të fushave Ekonomi, Politika sociale, teknologji të reja , demografi, politikë, shendetësi etj.  Në Open Datathon Albania u prezantuan edhe aplikime të konkurentëve nga…

Te ardhurat nga pushtetit lokal ndër vite

Bazuar në Tabelën Fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, seksioni i Të ardhurave nga Pushtetit Lokal (PL) iu referohet taksave që mblidhen dhe administrohen nga Njësitë e Qeverisjes Vendore. Tre grupet kryesore të tyre janë: taksa mbi biznesin e vogël, taksa mbi pasurinë dhe taksa të tjera lokale . Ndër vite, taksat e deleguara pushtetit vendor dhe tarifat e tyre kanë pësuar ndryshime, të cilat janë…

Vendet kryesore nga te cilat importon Shqiperia

Për sa I përket partnerëve kryesorë të tregtisë, vendin kryesor e zë Italia, e ndjekur nga Greqia dhe Gjermania. Ritmi I rritjes së importeve dhe eksporteve me Italinë ka qënë I lartë, ndërkohë që me Greqinë ky ritëm ka qënë në ulje. Vihet re një rritje e importeve nga vendet e Azisë (ku vendin kryesor e zë Kina) dhe rritje të eksporteve drejt Kosovës.