Cmimi i ujit të pijshëm ndër vite dhe krahasimi i tij me kostot

Ndjeshmëria e publikut për cmimin që paguan kundrejt cdo shërbimi të ofruar, por sidomos për kategorinë e shërbimeve që cilësohen si shumë të rëndësishme për zhvillimin e një jete normale, është e lartë dhe uji i pijshëm është njëri prej tyre. Përcaktimi i tarifave të tij është kompetencë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU). ODA ka kryer një hulumtim mbi cmimin mesatar të zbatuar për…

Indikatorët mbi normën e arkëtimeve të ujit të faturuar dhe ujit të matur

Norma e arkëtimit është një ndër indikatorët më të rëndësishëm financiar të cdo aktiviteti. Ajo jep informacion mbi përqindjen e vlerës së faturave të arkëtuara brenda një periudhe të caktuar. Objektivi i dëshiruar nga shoqëritë është një normë 100%, e cila flet për përgjegjshmëri të përfituesve të shërbimit dhe minimizim të humbjeve për shkak të borxheve të këqija. Ecuria ndër vite i këtij indikatori nuk…

Numri i kontratave të internetit nëpërmjet lidhjeve broadband

Lidhja Broadband është një nga mënyrat nëpërmjet të cilave mundësohet përdorimi i internetit. Brenda këtij indikatori përfshihen kontratat e lidhura për sigurimin e internetit nga: një modem, i cili i është bashkangjitur një rrjeti kabllor transmetimi, teknologjisë DSL (Digital Subscriber Line), përdoruesve të tjerë broadband apo abonentëve me linja analoge të dedikuara. Karakteristikë e këtij sistemi është që klientët paguajnë për një shpejtësi të lartë…

Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit

Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12% ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28…

Buxheti për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për periudhën 2003-2011

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është insitucion i pavarur nga Qeveria Qëndrore. KQZ e realizon aktivitetin e saj nëpërmjet dy programeve: Planifikim, Menaxhim, Administrim dhe Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale.   Burimi i të dhënave: Ministria e FinancavePërpunimi dhe komentet: ODA Shuma e parave të alokuara nga Buxheti i…

Financimi i Partive Politike, Shoqatave dhe Organizatave të Veteranëve me Status

Buxheti i Shtetit financon nëpërmjet një zëri të quajtur “Partitë Politike” tre kategori: Partitë Politike, Shoqatat dhe Organizatat e Veteranëve me Status.   Burimi i të dhënave: Ministria e Financave Përpunimi dhe komentet: ODA Në grafikun në vijim jepet totali i financimit për të tre kategoritë së bashku: Mbështetje për Partitë Politike, Mbështetje për Shoqatat dhe Mbështetje për Veteranët me Status si dhe financimi vetëm…

Cilësia e ajrit – Indikatorët për NO2 dhe SO2

Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën. Disa nga grupet më të rëndësishme të indikatorëve të cilësisë së ajrit janë: SO2, NOx dhe NH3 (amonjaku), të cilët shkaktojnë edhe shirat acide; CO2, CH4 (metani), NO2, të cilët lidhen me emëtimin e gazrave; PM10, LNP, që tregojnë masën e grimcave…

Cilësia e ajrit – prezenca e ndotësve PM10 dhe LNP

PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër. PM10 (Particulate Matter) është një përzierje pjesëzash të lëngta dhe të ngrurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Burimi kryesor i tij janë gazrat e cliruara nga automjetet, sidomos nga makinat e vjetra me…

Aplikant nga Kosova ne Datathon Day in Tirana 2011

Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana 2011 pati impakt dhe interes të lartë në komunitete të të rinjve inteligjent dhe kreativ në Republikën e Shqipërisë e më gjerë edhe në Republikën e Kosovës. Një nga konkurrentët në Hackathon Day in Tirana 2011, Besford Guri solli në këtë aktivitet një model tepër interesant të përdorimit të GjeoData. Harta Demografike e Republikës së Shqipërisë në…

Eurobondi i Parë i Shqiperisë dhe Performanca e tij që nga Emetimi

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombetare financiare në 4 Nëntor 2010, pas një përgatitjeje disa mujore. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se nje vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Ky instrument financiar është i ngjashëm persa i perket strukturës,…

Dëmi ekonomik – Analizë në Datathon Day in Tirana 2011

Çdo vit Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shteti publikon raporte auditimi për administratën e cila menaxhon para të buxhetit të shtetit. Ky raport përmban të dhëna tepër interesante për sa i takon dëmit ekonomik që administrata shkakton me menaxhim të parregullt e deri korruptiv të fondeve. Këto raporte deri tani janë publikuar sipas modelit të vjetër dhe nuk kanë pasur asnjëherë impakt cilësor tek…

Numri i kontratave te internetit ne Shqiperi ne vitet 2001-2010

Kontratat e Internetit Fiks (Fixed Internet Subscriptions) është një indikator që i referohet numrit total të kontratave të nënshkruara me akses interneti fiks. Këtu përfshihen sistemet dial-up dhe broadband. Në të bëjnë pjesë vetëm klientët që e kanë përdorur sistemin brenda një periudhe të caktuar kohore (psh 3 muaj). Ky indikator shërben si bazë për vlerësimin e numrit të përdoruesve të internetit, sidomos kur mungojnë…

HIV dhe AIDS në Shqipëri periudha 1993-2010

AIDS është cilësuar si një ndër sëmundjet më problematike të viteve të fundit. Në mungesë të një kure për shërim, parandalimi ngelet mbrojtja më e mirë prej saj. AIDS mund të godasë të gjithë, të rinj, të rritur por edhe fëmijë. Globalisht, ajo renditet e dyta si shkaktare e vdekjes së grupmoshës 20-24 vjec dhe e para në Shtetet e Bashkuara për vdekje së grupmoshës…

Shqiperi: Pjesemarrja e grave ne politike

Shqipëria e ka vetëm 16 për qind përfaqësimin e grave në parlament, ndërsa në pushtetin vendor e ka më pak se 1 për qind. Studiuesit pohojnë se gruaja shqiptare është më shumë e shkolluar se burrat, dhe më pak e punësuar. Për paradoks ajo është e diskriminuar në arsim dhe shëndetësi, pikërisht në fushat ku edhe numerikisht është mbizotëruese. Kjo ndodh sepse politikat sociale dhe…

Kosova, një shembull i mirë në rajon për përfaqësimin e femrave në Parlamentin Kombëtar

Përqindja e vendeve në parlamentin kombëtar të mbajtura nga femrat është një idikator i thjeshtë, i cili llogaritet si raport i numrit të femrave deputete ndaj totalit të deputetëve. Duke qenë se parlamentet mund të jenë të organizuara me një ose dy dhoma, në shyqrtim për këtë indikator merret përqindja që zënë femrat në parlamentet me një dhomë ose në dhomën më të ulët.  Pjesa…