Telegraf publikon Borxhi për frymë po na merr frymën!

Teksa qeveria pretendon se çdo fëmijë që lind merr shpërblim 400 USD, ”harron” të thotë se ka edhe një “dhuratë” të dytë që shkon deri në 6 mijë USD borxhe. Viti 2022 ka nisur me një borxh publik prej 11.4 miliard euro, pasi gjatë vitit 2021 u shtuan edhe 630 mln euro të tjera borxhe. Nëse marrim parasysh gjobat në arbitrazhe, pagat elektorale, PPP që…

Politiko.al publikon Del lista e 100 tenderave me vlerën më të lartë gjatë 2021-shit, cili kryeson renditjen

Është publikuar lista me 100 tenderat me vlerën më të lartë që janë zhvilluar gjatë vitit 2021. Lista e nxjerrë nga “Open Data Albania” tregon që tenderi me vlerën më të lartë i shpallur dhe finalizuar nga autoritete publike në vend gjatë 2021-shit është Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës Vlorë – Sarandë. Ky tender ka vlerë 18 967…

Politiko.al publikon Investimet publike që janë planifikuar për 2022-shin, sa do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit

Për vitin 2022 janë planifikuar 822 investime publike, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit. Kështu thotë “Open Data Albania”, ndërsa shton se vlera totale e tyre është 493 miliardë lekë. Ndërsa 141 investime të tjera janë me financim të huaj, me vlerë në total 370.3 miliardë lekë. Investimet e reja me financim të huaj, kryesisht janë projekte të Bankës Botërore, Bankës Europiane për…

Politiko.al publikon Qeveria planifikon 22 projekte në fushën e teknologjisë, cilat janë 10 investimet me koston më të lartë

Qeveria shqiptare ka planifikuar 22 projekte në fushën e Teknologjisë së Informacionit TIK, me financim nga Buxheti i Shtetit për periudhën kohore 2022-2024. “Open Data Albania” tregon se vlera e investimeve në teknologji kap shifrën e 9.95 miliardë lekëve. Këto projekte kanë të bëjnë kryesisht me përmirësimin e infrastrukturës hardware dhe software, ndërtimin e sistemeve dhe infrastrukturës TIK; optimizim dhe i infrastrukturave të sigurisë etj. Nga këto…

Shqipëria, Rajoni dhe Eurozona Borxhi Publik për frymë dhe Pesha ndaj GDP

Open Data Albania po hulumton në lidhje me ecurinë e Borxhit Publik për frymë në Shqipëri vende të Rajonit dhe të Eurozonës. Borxhi Publik për frymë është indikator që tregon se sa borxh për banorë ka qeveria e një vendi dhe llogaritet si raport i borxhit total të emetuar me numrin e popullsisë në një vit të caktuar. Për vitin 2022, Borxhi Publik për frymë…

Pesëvjeçari dhe Shpenzimet Qeveritare sipas Funksioneve 2017-2021

Në artikullin më poshtë do të shohim Shpenzime të Konsoliduara Buxhetit i Shtetit në pesëvjeçarin 2017-2021, duke konsideruar ndarjen sipas Funksioneve. Mbrojtja Sociale është funksioni me mbështetjen më të lartë buxhetore. Mbi 31% e shpenzimeve totale buxhetore ose mbi 9% e PBB-së ndër vite janë shpenzuar për ofrimin e ndihmës ekonomike, pensioneve, pagesat e papunësisë dhe aftësive të kufizuara etj. Në total brenda pesë viteve…

Partia Demokratike mbështet Padinë e Përgatitur nga Shoqëria Civile

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese Kërkesë Padi për Pezullimi dhe Shfuqizimi të Kreut VI, të Aktit Normativ me fuqinë e Ligjit nr. 9/2019 “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”. Ligji cenon Lirinë e Veprimtarisë Ekonomike si liri Kushtetuese. Kontraktimet për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit 2019, me fond rreth 120 miliard Lekë po bëhen me kontraktor të përzgjedhur pa garë të hapur.…

Kërkesë për Informim mbi arsye të Mungesës së të Dhënave QKB Kontraktorë në Tender dhe Përfitues Buxhetor

Lënda: Kërkesë për Informim mbi arsye të Mungesës së të Dhënave QKB Kontraktorë në Tender dhe Përfitues Buxhetor Për:     Qendra Kombëtare e Biznesit Cc:       Axhensia e Prokurimeve Publike Nga:    Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data Albania OJF I nderuar zyrtar i Institucionit, Duke shprehur konsideratë dhe duke uruar rezultate pozitive në punën tuaj, në emër të organizatës Instituti Shqiptar i Shkencave / Open Data…

Shpenzime Publike për Frymë sipas Funksioneve, Krahasimore Shqipëria kundrejt vendeve të EU

Open Data Albania po hulumton mbi ndarjen e parave publike sipas Funksioneve në Buxhetin e Shtetit duke krahasuar shpenzime për frymë në Vende të Eu dhe rajoni. Kjo tregon vëmendje të Qeverive ndaj funksioneve dhe sektorëve të ndryshëm e po njësoj edhe standarde qeveritare për të shpenzuar për këto funksione. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Eurostat për vendet e BE-së. Funksionet Qeveritare…

Shpenzime Buxhetore për Shëndetësi, Kontrubuti i Detyrueshëm Shëndetësor dhe Shpenzimet mesatare për Frymë 2022

Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet buxhetore për Shëndetësi planifikuar për vitin 2022. Sipas klasifikimit funksional shëndetësia është një nga dhjetë funksionet që garantohen nga shteti. Në këtë funksion përfshihen shpenzime për: Produktet mjekësore, aplikimet, dhe pajisjet; Shërbimet ambulator (për pacientet e jashtem-pra që nuk kërkojnë hospitalizim); Shërbimet spitalore; Shërbimet e shëndetit publik; kërkim dhe zhvillin në sektorin e shëndetësisë etj të paklasifikuara por…

Biznese të Programit të Rindërtimit pas Tërmetit Renditje sipas vlerës ofertë e suksesshme

Open Data Albania po rendit bizneset e njoftuara si Ofertues të Suksesshëm në Procedura Kontraktimi për Programin e Rikonstruksionit pas Tërmetit. Të dhënat janë pjesë e monitorimit të Kontraktimeve përmes dy databazave, Kontraktime Programi i Rindërtimit në Bashki dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit FSHZH. Procedura për kontraktim për Programin e Rindërtimit, është bërë në bazë të një Ligji i ndryshëm nga legjislacioni normal për Prokurimet.…

Stoku i Borxhit Publik janar 2022, Ecuria 2000-2022

Open Data Albania po hulumton mbi ecurinë e  Stokut të Borxhit Publik në Shqipëri që nga viti 2000 deri në vitin 2022 . Të dhënat për këtë hulumtim janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Instituti i Statistikave, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore. Për vitin 2022, të dhënat vjetore janë të planifikuara dhe raportuara në Raportet e Autoriteteve Shtetërore. Për vitin 2022, stoku…

Krahasimore Covid-19 1-9 Dhjetor 2021 vs Janar 2022

Burimi: Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania Për më shumë informacion: https://open.data.al/covid-19/ Shkarko excel: Krahasimore Covid-19 1-9 Dhjetor 2021 vs Janar 2022 Komente dhe Analiza : Open Data Albania