Renditje sipas vlerës për 10 tenderët më të mëdhenj të mbajtur nga Autoritetet Kontraktore gjatë 2025

Në këtë artikull hulumtues renditen 10 tenderët me vlerën e fondit limit më të lartë të mbajtur nga Autoritetet Prokuruese gjatë vitit 2025. Të dhënat bazohen në monitorimin që AIS / Open Procurement Albania realizon çdo ditë mbi tenderimet publike në Shqipëri. Tenderi me vlerën më të lartë të shpallur për 2025 është një procedurë koncesionare/PPP dhe koncesion, e cila ende nuk është finalizuar me…

RREZIQET E LIGJIT PËR MARRËVESHJE PËR PAQEN FISKALE

Ligji për Marrëveshjen e Paqes Fiskale, i prezantuar gjatë periudhës zgjedhore 2025 dhe tashmë i miratuar dhe publikuar në Fletoren Zyrtare ( janar 2026), ka kaluar pothuajse pa debat publik dhe parlamentar. Në Parlament, ligji u konfondua me ligjin për faljen e detyrimeve tatimore, duke u minimizuar rrezikun e injektimit ne ekonomi dhe pastrimit te flukseve te parase nga Korrupsioni dhe Narkotrafiqet Nderkombetare qe mbart…

NewsLetter: Prokurimi Publik në Vitet Zgjedhore 2015-2025: Gjetje mbi Riskun, Konkurrencën dhe Eficiencën Financiare

Organizata AIS / Open Data Albania ka hartuar Raportin e Monitorimit dhe Dokumentin e Evidencave “Prokurimi Publik në Vitet Zgjedhore: Evidencë Statistikore dhe Analizë Risku 2015–2025”. Studimi analizon sjelljen e prokurimit publik përgjatë një dekade dhe evidenton lidhjen midis proceseve zgjedhore dhe treguesve të vëllimit, konkurrencës, integritetit dhe riskut në tenderimin publik. Analiza bazohet në të dhëna zyrtare të Sistemit Elektronik të Prokurimit dhe në…

NewsLetter – Prokurimi Publik ne Vite Zgjedhore: Algoritmi i Vlerësimit të Riskut në Tenderim sipas Metodologjisë së Open Procurement Albania. Evidenca për tendera të 61 Njësive të Qeverisjes Vendore (Bashki)

Prokurimi Publik ne Vite Zgjedhore – Metodologjia e analizës së indikatorëve të riskut (“Red Flags”) në Pushtetin Vendor Në Shqipëri, një nga mekanizmat e monitorimit të riskut në prokurimin publik është platforma Open Procurement Albania (OPA), e zhvilluar nga organizata AIS / Open Data Albania. Platforma monitoron procedurat e prokurimit të publikuara në Sistemin e Prokurimit Elektronik (SPE) dhe Buletinet e Prokurimit Publik, duke identifikuar…

Trajnim në Gjirokastër mbi monitorimin e kontratave publike – iMonitor 2.0

Në kuadër të projektit iMonitor 2.0 – Enhancing law enforcement efficiency by bringing together public procurement data analytics and civil monitors, më 26 tetor 2025, në Gjirokastër, u zhvillua një trajnim me fokus rritjen e kapaciteteve të monitorimit civil të kontratave publike dhe përdorimin e analizës së të dhënave në prokurimin publik. Trajnimi kishte si synim forcimin e rolit të qytetarëve, gazetarëve dhe organizatave të…

DataThon Albania 2025. Tenderat Publik dhe Persona të Ekspozuar Politikisht

Më datë 25 dhe 26 Tetor 2025 u zhvillua Maratona e të Dhënave të Hapura DataThon Albania 2025. Ky event zhvillohet çdo vit nga Organizata AIS, promotor i Open Data Albania. Në një maratonë të të dhënave, individë të ndryshëm regjistrohen dhe grumbullohen së bashku për të punuar në mbledhje, gjurmim dhe analizim të një grupi të caktuar të dhënash. AIS prej vitesh organizon evente…

PPP-të: Nga ambicia për investime te realiteti i mungesës së llogaridhënies

Në vend që të shërbejnë si mjet për të rritur efikasitetin e shërbimeve publike, shumë prej PPP-ve të zbatuara gjatë dekadës së fundit janë shoqëruar me dyshime të thella dhe evidenca konkrete që tregojnë devijimin e tyre nga standardet e qeverisjes së mirë. PPP-të në Shqipëri kanë kaluar nga një instrument i nevojshëm për investime dhe modernizim në një mekanizëm që sot shoqëria e sheh…

Përtej retorikës: Çfarë tregojnë të dhënat për PPP-të në Shqipëri?

Partneritetet Publike-Private kanë hyrë në fjalorin e politikave publike në Shqipëri si një zgjidhje për të përshpejtuar investimet infrastrukturore pa rritur menjëherë borxhin shtetëror. Në teori, ky mekanizëm synon të sjellë kapital privat, eficiencë dhe teknologji të avancuar në projekte që ndryshe do të kërkonin dekada financime publike. Në praktikë, megjithatë, fotografia është më e ndërlikuar. Përvoja shqiptare e pasqyruar gjerësisht edhe nga raportet e…

Trajnim për OSHC Vlerësimi Parandalues për Korrupsion, bazuar në metodologjinë e miratuar dhe zbatuar në Kuvendin e Shqipërisë

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), në bashkëpunim me AIS / Open Data Albania dhe me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy (WFD) në Shqipëri, organizoi sot një trajnim për përfaqësues të shoqërisë civile me temë: Vlerësimi Parandalues për Korrupsion, bazuar në metodologjinë e miratuar dhe zbatuar në Kuvendin e Shqipërisë. Westminster Foundation for Democracy Albania ka mbështetur më parë zbatimin e kësaj metodologjie në…

Detyrimet Financiare të Shtetit Shqiptar nga Vendimet e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg 2015 – 2024

Open Data Albania po analizon detyrimet financiare të shtetit shqiptar që rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg, për periudhën 2015 – 2024. Të dhënat mbi këto vendime janë marrë nga Qendra e Botimeve Zyrtare (QBZ), ku vendimet e GJEDNJ-së publikohen në bazë të nenit 19, pika 2, të Ligjit nr. 10 018/2008; faqja zyrtare e Avokaturës së…

Analiza në Media – Rreziku i Keqpërdorimit të Inteligjencës Artificiale në Prokurimet Publike

Zhvillimet e fundit në qeverisjen shqiptare u komentuan dje në programin e gazetarit Pandi Gjata në A2 CNN Albania. Aranita Brahaj drejtore themeluese e organizatës AIS – Open Data Albania – theksoi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale mbart gjithashtu rrezik potencial për keqpërdorim dhe korrupsion. Diella, çfarë na pret me Ministren e AI, sa na kushton dhe ç’rrezikojmë – Aranita Brahaj AIS, është organizatë e…

Prokurime Publike 1 Janar – 1 Shtator 2025, Renditje 10 Procedurat me Vlerë Fond Limit më të Lartë

Në këtë artikull po listohen dhjetë Tenderat apo Prokurimet e mbajtuara në harkun kohor Janar – Gusht 2025 të renditura si Procedurat me Vlera më të Larta të fondit limit. Evidentimi i tyre është bërë duke konsideruar llojin e Procedurës, Statusin e Zhvillimit dhe llojin e Kontratave. Burimi: Open Procurement Albania Komente dhe Analiza: Open Data Albania Në total këto dhjetë tendera janë me vlerë…

Financimi i Koncesioneve dhe PPP me Kredi nga Sektori Bankar 2015-2025

Open Data Albania po hulumton në lidhje me nivelin e kreditimit të bizneseve Koncesionare dhe PPP nga Banka te Nivelit të Dytë ne vend. Ky hulumtim përfshin të gjitha Bizneset qw zbatojnë Kontrata dhe Marrëveshje PPP Koncesion të nënshkruara që nga 2015. Për periudhën 2015-2023, rezultojnë të nënshkruara 47 kontrata koncesioni dhe PPP, por në total 10 prej tyre rezultojnë të jenë financuar me kredi…

Origjina e Kapitalit Bankar në Shqipëri Korrik 2025

Open Data Albania po analizon strukturën e kapitalit bankar sipas Origjinës së Kapitalit për banka të nivelit të dytë. Origjinë kemi konsideruar vendin apo regjistrin e biznesit ku është regjistruar paketa kontrolluese aksionare për personat juridikë, apo shtetësinë e deklaruar për personat individë aksioner të drejtpërdrejte apo fundor të deklaruar. Korrik 2025 Sistemi bankar numëron 11 (njëmbëdhjetë) banka të nivelit të dytë të licensuara dhe…

📢 Thirrje për Aplikim – Ekspert për Fuqizimin Ekonomik të Grave përmes Aksesit dhe Njohurive në Programe Publike Mbështetëse për Sipërmarrje të Reja dhe Biznese të Vogla

Organizata AIS, promotore e Open Data Albania, kërkon të bashkëpunojë me një Ekspert/e me njohuri të thelluara në fuqizimin ekonomik të grave në sipërmarrje të reja dhe biznese të vogla. Qëllimi i angazhimit është bashkëpunimi për të dizenjuar disa aktivitete trajnimi ku fokusi është rritja e njohurive dhe aksesit përmes Prokurimeve Publike dhe programeve mbështetëse për sipërmarrje të reja lokale (startups, grante sektoriale, programe mbështetëse…