EXIT.AL publikon: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri në 2023

Portali EXIT.AL në datën 5 Qershor Publikoi Artikullin me Titull: 622 Milion Euro pagesa për Koncesionet deri në 2023. Artikulli bazohet tek informacioni i prezantuar nga organizata jonë mbi vlera të parashikuara për buxhetim nga Financat Publike për disa biznese koncesionare. Në artikull janë prezantuar me hiper link Pasaporta të disa Kompanive të krijuara si pjesë e aktivitetit të Projektit të AIS me Leviz Albania.…

Shqiptarja.com publikon : I dënuar për Trafikim Heroine në Spanjë Kush është Biznesmeni Anton Gjinaj qe u Prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri

Në datën 14 Prill 2021, Gazeta e Përditshme Shqiptarja.Com ne versionin e saj print dhe online ka publikuar artikullin me titull “I dënuar për Trafikim Heroine në Spanjë Kush është Biznesmeni Anton Gjinaj qe u Prangos në Malin e Zi e vazhdon të fitojë tendera në Shqipëri”. Artikulli identifikon personin e arrestuar për trafik ndërkombëtar, i cili në Shqipëri është zotërues i një shoqërie ndërtimi…

Lindje dhe Vdekje sipas gjinisë dhe grup moshave 2011 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi vdekje, lindje dhe shtesën e popullsisë sipas gjinisë dhe grup-moshës 2011 deri 2020. Burim informacioni janë publikime të INSTAT sipas raportimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile. Institucioni Gjendja Civile ka të plotë regjistrin e shtetasve rezident në vend dhe jashtë vendit.  Në këtë dhjetëvjeçar, çdo vit kanë lindur mesatarisht 32 216 persona. Viti 2014 ka numrin më…

Tregtia Republika e Shqipërisë me Republikën e Kosovës dhe Kosova kundrejt Rajonit 2016 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi bilancin tregtar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës gjatë pesëvjeçarit 2016-2020. Po njësoj do të analizohet tregtia e jashtme sipas Vlerave për Kosovën me vende të rajonit si Shqipëria dhe ish republikat e Jugosllavisë. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave në Shqipëri dhe Agjencia Statistikore e Kosovës. Bilanci tregtar midis Shqipërisë dhe Kosovës në milion Lekë paraqitet pozitiv, çka tregon…

Tregtia me Serbinë dhe Rajonin 2016 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi bilancin tregtar me Serbinë dhe rajonin gjatë pesëvjeçarit 2016-2020. Analiza fokusohet në paraqitjen e trendit dhe dinamikën e bilancit tregtar sipas çdo grupi mallrash të kategorizuar. Burimi i informacionit është Instituti i Statistikave. Bilanci tregtar midis Shqipërisë dhe Serbisë në milion Lekë rezulton me deficit, çka tregon një vlerë më të ulët eksportesh (dalje mallrash) kundrejt importeve (hyrje mallrash)…

Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit në vitin 2020 u realizua vetëm 52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48%

Fondi i Rindërtimit pas Tërmetit  në vitin 2020 u realizua vetëm 52% e Planifikimit. Mosrealizimi për vitit 2020 është 48% Planifikimi për 2020 ishte 32 Miliard lekë, realizimi vetë 16.59 Miliard Lek. Përmes Vendimeve Të Këshillit të Ministrave u Alokuan gjatë 2020 për Programin e Rindërtimit vlera 29.55 miliard Lekë. Këshilli i Ministrave miratoi gjatë vitit 2020 total 90 Vendime VKM, ku 15 ishin për…

Fondi i Rindërtimit 2020, planifikim, vendimmarrje qeveritare dhe realizim buxheti

Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e shpenzimeve të Fondit i Rindërtimit viti 2020 dhe mënyrën e ekzekutimit të këtij fondi. Fondi i Rindërtimit është një fond i krijuar në Buxhetin e Shtetit 2020, për përballimin e efekteve financiare të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me Ligj Nr. 88/2019 ‘Për Buxhetin e Vitit 2020’, Fondi i Rindërtimit u planifikua 20 miliardë Lekë.…

Bashkia Tiranë – Përfitues nga programi i zhvillimit të objekteve të reja – Shkurt – Prill 2021.

Opena Data Albania publikon listën e subjekteve përfitues nga programi i zhvillimit të objekteve të reja sipas VKB 17/2021 dhe VKB 63/2021 të miratuar nga Këshilli i Bashkisë Tiranë. Untitled infographicInfogram Programi i zhvillimit të objekteve të reja është pjesë e procesit të rindërtimit i cili përbëhet nga: zhvillimi i objekteve dhe/ose zonave të reja dhe i infrastrukturës publike nga autoritetet shtetërore; zhvillimi i objekteve…

Përfitues Grant Rindërtimi DS4 dhe DS5 – Bashkia Tiranë – VKB 2021

Open Data Albania publikon emra përfitues të granteve të rindërtimit për nivel dëmi DS4 dhe DS5 sipas listave të miratuara nga Këshilli Bashkiak periudha shkurt – prill 2021. Këshilli Bashkiak Tiranë ka nxjerrë gjatë kësaj periudhë 4 vendime për miratim liste përfituesish DS4-DS5, por që te dhënat nuk janë bërë të aksesueshme për publikun. ODA ka arritur t’i sigurojë ato përmes një kërkese zyrtare për informacion pranë Institucionit, kërkesë…

Përfitues Grant Rindërtimi DS1, DS2 dhe DS3 – Bashkia Tiranë – VKB 2021.

Open Data Albania ka bërë një hulumtim lidhur me listat e miratuara nga Këshilli Bashkiak Tiranë për subjekte përfitues nga granti i rikonstruksionit sipas kategorive të dëmit DS1, DS2 dhe DS3 në muajt Shkurt – Prill 2021. Këshilli Bashkiak Tiranë ka nxjerrë gjatë kësaj periudhë 3 vendime për miratim liste, por listat nuk janë bërë publike. Open Data Albania i ka aksesuar ato përmes një kërkese…

Bashkia Tiranë Përfitues Grant Rindërtimi Shkurt – Prill 2021

Open Data Albania ka bërë një hulumtim lidhur me listat e miratuara nga Këshilli Bashkiak Tiranë për subjekte përfitues nga programet e rikonstruksionit në muajt Shkurt – Prill 2021. Këshilli Bashkiak Tiranë ka nxjerrë gjatë kësaj periudhë 10 vendime ku 9 janë për miratim liste dhe një është për korrigjim liste të miratuar më parë. Listat e përfituesve janë aksesuar përmes një kërkese zyrtare për informacion,…

Bashkia Lezhë, Përfitues Grant Rindërtimi DS4 dhe DS5 Shkurt – Prill 2021 VKB 25, 49, dhe 80/2021

Në vijim të artikullit publikuar në datë 11 maj 2021 për Bashkinë Lezhë, “Kryefamiljar Përfitues të granteve Rindërtim Janar – Prill 2021 VKB 17 dhe 20”, Open data Albania publikon të plotë listën emërore të subjekteve përfitues të granteve të rindërtimit sipas VKB-ve të miratuara nga Bashkia Lezhë për periudhën shkurt – prill 2021. Open Data Albania përmes një kërkesë zyrtare për informacion drejtuar Bashkisë…

PPP Koncesione Juridiksioni për zgjidhje të Mosmarrëveshjeve të Palëve 2017-2020

Open Data Albania po hulumton mbi juridiksionin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të hasen gjatë zbatimit të Kontratave të Koncesionit apo Partneritete Publik Privat PPP të hartuara në katërvjeçarin e fundit, Janar 2017 – Dhjetor 2020. Juridiksioni është Gjykata, Dhoma e Arbitrazhit apo Institucioni i caktuar paraprakisht si Institucion ku palët do të drejtohen për shqyrtim dhe gjykim në rast se kanë konflikte, mosmarrëveshje…

Burimi i Investimit dhe Portofoli Ministror për PPP janar 2017 – mars 2021

Open Data Albania po klasifikon Koncesionet dhe Partneritetet Publik Privat PPP sipas llojit të Investimit, me Para Publike të Buxhetit të Shteti apo Investim të Partnerit Privat. Klasifikimi po bëhet për PPP të miratuara në katërvjeçarin 1 janar 2017 deri mars 2021. Po në këtë artikull listohen PPP sipas Titullarit të Autoritetit Kontraktor gjatë periudhës së vlerësimit, negocimit dhe nënshkrimit të kontratave koncesionare dhe PPP.…

Ndiq Paratë Ndarja Sektoriale Koncesione dhe PPP të miratuara 2017 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi Ndarjen Sektoriale për koncesione dhe Partneritetit Publik Privat PPP të miratuara në Shqipëri gjatë periudhës Janar 2017 – Dhjetor 2020. Artikulli identifikon numrin dhe vlerën e investimit specifikuar Sektorin Institucional dhe Kategorinë Sektoriale. Të dhënat janë nga databaza e Regjistrit Koncesionar PPP të publikuar në portalin OpenCorporates.al. Gjatë periudhës Janar 2017 deri në Dhjetor 2020, në Shqipëri janë miratuar…