Cështje Gjyqësore dhe Autor të dënuar për vepra penale lidhur me vjedhjen 2005 – 2015

Open Data Albania po hulumton mbi trendin dhe vëllimin e  veprave penale Kundër Pasurisë dhe vepra penale në Sferën Ekonomike. Këto vepra penale janë një kapitull i veçantë i Kodit Penal dhe ndahen në tre seksione, konkretisht: Vjedhjet e Pasurisë, Mashtrimet dhe Shkatërrimi i Pronës. Në këtë artikull është hulumtuar mbi trendin, vëllimin dhe dinamikën e çështjeve gjyqësore për veprat penale të seksionit Vjedhje e…

Autorë të dënuar si shkaktarë dhe nxitës të vetëvrasjeve, 2004-2015

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e personave të proçeduar si autorë të nxitjes së vetëvrasjes. Ky hulumtim bazohet në raste të proceduara dhe autorë të dënuar nga gjykatat sipas nenit 99 të Kodit Penal “shkaktimi i vetëvrasjes”. Ligji penal konsideron fajtorë dhe dënon me gjobë ose burgim deri në shtatë vjet, të gjithë ata persona që shkaktojnë vetëvrasjen apo nxisin tentativë për vetëvrasje…

Koeficienti i realizimit të shpenzimeve totale të Buxhetit në vitin 2014

Shpenzimet e buxhetit faktik përgjatë vitit 2014 qenë 95.2 për qind ose 19.08 miliardë lekë më të ulëta se sa plani. Shpenzimet totale faktike qenë 437.32 miliardë lekë ndërsa plani fillestar i vitit qe 456.40 miliardë lekë. Koefiçienti i realizimit të shpenzimeve totale të Buxhetit në vitin 2014 , i llogaritur si raport i shpenzimeve faktike me Buxhetin Fillestar Burimi: Të dhënat e Buxhetit Fillestar…

Flukset të Refugjatëve, Republika e Shqipërisë 2015

Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të Republikës së Shqipërisë që rezultojnë me status refugjati në shtete të tjera. Statusi i Refugjatit është i përcaktuar në Konventa dhe Protokolle të njohura në rang ndërkombëtar nga vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Në këtë hulumtim nuk përfshihen individët që nuk kanë aplikuar ose nuk kanë fituar këtë status, si dhe shtetasit që kanë fituar…

Migrimi në Shqipëri e Rajon 1990-2015

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me Migrimin në Shqipëri e Rajon. Me Migrimin lidhen disa indikatorë. Stoku Total i Migrantëve Ndërkombëtarë është numri i njerëzve të lindur në një vend të ndryshëm nga vendi në të cilin jetojnë, dhe të huajt pa shtetësinë e vendit të qëndrimit. Nëse ky numër vendoset në raport me popullsinë e një vendi të caktuar, marim përqindjen…

Vdekshmëria e fëmijëve nën 5 vjeç në Shqipëri dhe Rajon 2015

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me vdekshmërinë e fëmijëve të moshës 0 deri 5 vjeç me vitet 2013-2015. Këto të dhëna janë marrë nga databaza e Bankës Botërore dhe raportojnë normën e fëmijëve që vdesin në këtë moshë në raport me çdo njëmijë lindje. Në Shqipëri norma e vdekshmërisë së fëmijëve 0-5 vjeç ka ndjekur trend rënës në harkun kohor të 25…

Përballueshmëria e shpenzimeve për ndërhyrje kirurgjikale në Shqipëri dhe Rajon

Open Data Albania po hulumton lidhur me përqindjen e popullsisë në vend e cila është e rrezikuar nga pamundësia për të përballuar shpenzimet për ndërhyrje kirurgjikale të mundshme me të ardhurat personale kur ndërhyrja kirurgjikale tejkalon dhjetë përqind të totalit të të ardhurave vjetore. Të dhënat në hulumtim janë marrë në databazën e Bankës Botërore në rubrikën Indikatorë të lidhur me Shëndetin.   Në vendin…

Tendera të zhvilluar me një konkurent të vetëm, për periudhën Korrik 2015 – Shtator 2016

Open Data Albania, po hulumton mbi konkurueshmërine e Tenderave të zhvilluar nga 61 Bashkitë/Njësitë e Qeverisjes vendore, konkretisht tenderat të cilat janë zhvilluar me një operator të vetëm ekonomik. Kjo analizë përfshin tenderat e shpallur nga data 20 Korrik 2015 deri në Shtator 2016. Periudhë që përkon me ndarjen e re administrative territoriale. Në total janë zhvilluar 207 procedura me 1 konkurent të vetëm dhe Fondi Limit total për…

Procedime Gjyqësore për raste të Mjekimit të Pakujdesshëm 2015

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi tregues statistikorë që referojnë raste të procedimeve gjyqësore për Mjekim të Pakujdesshëm. Kjo vepër penale është parashikuar si e tillë në nenin 96 të Ligjit Penal të Republikës së Shqipërisë, duke cilësuar si Mjekim të Papërgjegjshëm në kufijtë e veprës penale, trajtime të pakujdesshme të pacientëve nga mjeku apo personeli mjekësor, si dhe moszbatimin e terapisë apo…

Buxheti Faktik për Shërbimin Spitalor 2015

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me buxhetin faktik të shpenzuar për shërbimin spitalor me vitet 2014-2015. Ky buxhet ka të bëjë me shpenzime për investime, paga, kosto medikamentesh, shërbime, mirëmbajtje, rimbursim ilaçesh, etj. Ky artikull realizohet përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit , proces që mundësohet nga platforma Spending Data Albania. Në vitet 2012-2015 buxheti faktik për shërbimin spitalor në Republikën e…

Deputetët, të ardhura të deklaruara sipas burimit të krijimit Viti 2015 Renditje

Open Data Albania ka renditur Deputetët e Kuvendit sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2015. Deputetët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Deputetët duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Në hulumtimin e ODA është bërë…

Lejet mjedisore për grumbullim, depozitim dhe riciklim 1 janar 2012- 30 prill 2014

Open Data Albania ka hulumtuar mbi lejet mjedisore të miratuara nga Ministria e Mjedisit për aktivitete si grumbullim vajrash, hidrokarburesh, plastike, skrapi, inertesh, automjetesh, baterish, mbetje urbane, mbetje spitalore si dhe riciklimin e eksportin e disa prej tyre. 172 leje janë miratuar në total për këtë kategori në periudhën 2012 – prill, 2014, ku vendin kryesor e zë viti 2013, me 105 leje të miratuara,…

Kontrata Publike të Bashkive sipas Çmimit për njësi. Kush blen më shtrejtë dru zjarri për Qendrat Arsimore

Open Data Albania, po hulumton mbi vlera të kontratave publike për blerje artikujsh sipas njësive. Kontratat Publike janë kontrata të financuara me para të taksapaguesve. Ato lidhen me qëllim realizimin e punëve, shërbimeve apo furnizimeve publike. Finalizimi i tyre bëhet përmes procedurave të prokurimit publik. Vlera e kontratave parashikohet përmes një fondi limit të caktuar, dhe më pas vendoset sipas ofertave të pjesëmarrësve në garë.…

Shtetësi të fituara në vende të BE, 2009-2014

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e shtetësive te dhëna nga vendet e Bashkimit Europian dhe EFTA përgjatë viteve 2009-2014.  Shtetësitë e dhëna nga vendet e BE dhe EFTA kanë pasur rritjen më të madhe të tyre në vitin 2013, vit në të cilin u akorduan 981 mijë pasaporta të reja. Në vitin 2014, u akorduan 889 shtetësi të reja nga vendet e BE…

Kursi Mesatar i Këmbimit për Monedhat GBP, EURO, CHF, dhe USD kundrejt Lekut 2010-2015

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin mesatar të këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik (GBP), EURO, Franga Zvicerane (CHF), dhe Dollari Amerikan (USD)  kundrejt Lekut Shqiptar në harkun kohor 2010-2015. Të dhënat janë  sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.  Gjatë vitit 2015 në Shqipëri Euro është këmbyer mesatarisht me 139.74 Lekë, USD me 125.96 Lekë, Poundi Britanik me 192.54 Lekë…