Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar Komente dhe Analiza: Open Data Albania Renta minerare për Mineralet Metalike pas datës 1 janar 2015 Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar Komente dhe Analiza: Open Data Albania Renta minerare për Mineralet Metalike pas datës 1 janar 2015 Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Open Data Albania po hulumton mbi llojet e taksave kombëtare dhe nivelin e tyre. Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar, e përcakton taksën si një pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit që paguhet nga çdo person që ushtron një të drejtë publike ose përfiton një shërbim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë. Referuar sërish këtij ligji gjejmë 10 lloje…
Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e Taksës së Qarkullimit mbi benzinën dhe naftën. Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar, e përcakton taksën si një pagesë e detyrueshme dhe e pakthyeshme në Buxhetin e Shtetit që paguhet nga çdo person apo nëpërmjet një agjenti që ushtron një të drejtë publike apo përfiton një shërbim publik në territorin e Republikës së Shqipërisë. Referuar sërish…
Taksa e akteve dhe pullës mblidhet nga zyrat e gjendjes civile për shërbimet e ofruara qytetarëve. Këto taksa variojnë nga 50 lekë për lëshimin e certifikatave për përdorim brenda vendit dhe deri në 2000 lekë për regjistrimin e shtetasve të huaj, pas dhënies së shtetësisë shqiptare. Niveli i këtyre taksave nuk ka ndryshuar përgjatë viteve 2012-2015. Burimi: Ligji nr. 9975, datë 28.7.2008 i azhornuar Komente…
Taksa e karbonit aplikohet mbi benzinën, gazoilin, qymyrin, solarin, mazutin, vajgurin dhe koksin e naftës, për ndotjen që i shkaktojnë ambientit. Niveli i kësaj takse për benzinën është 1,5 lekë/litër, ndërsa për të gjitha produktet e tjera është 3 lekë për litër ose kilogram në varësi të njësisë matëse të produktit. Taksa e karbonit mbetet e pandryshuar gjatë viteve 2012-2015. Burimi: Ligji nr. 9975, datë…
Open Data Albania ka hulumtuar dhe ka krahasuar ndryshimet në faturim sipas çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar pas datës 1 janar 2015. Të dhënat janë marrë nga Enti Rregullator i Energjisë në njoftime publike. Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin familjar deri më 31 dhjetor 2014 ka funksionuar me dy nivele tarifash mbi konsumin mujor të çdo familje. Për nivele konsumi deri më…
Open Data Albania po hulumton mbi çmimin e energjisë elektrike për konsumator biznesin. Çmimi i energjisë elektrike përcaktohet me vendim të Entit Rregullator të Energjisë. Çmimet e energjisë elektrike për biznesin janë të diferencuara në bazë të nivelit të tensionit ku janë lidhur dhe jo në bazë të konsumit. Bazuar në nivelin e tensionit dallohen tre grupe të mëdha: konsumatorë biznesi që furnizohen me 35…
Open Data Albania po hulumton mbi shkallën e tatimit mbi vlerën e shtuar TVSH, në Republikën e Shqipërisë (RSH), vendet e rajonit dhe të BE-së. Ligji Nr. 92/2014 e përcakton tatimin mbi vlerën e shtuar si një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, e që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit…
Open Data Albania ka hulumtuar mbi nivelin e akcizave në Republikën e Shqipërisë. Sipas legjislacionit në fuqi, akciza përcaktohet si një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Aktualisht, produktet që i nënshtrohen akcizës janë klasifikuar në tetë grupe kryesore: kafe dhe pije energjike; birrë, verë, alkool dhe pije alkoolike;…
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me procesin e sekuestrove konservative dhe barrëve siguruese mbi aksionet dhe aktivet e Shoqërive Aksionare SHA që operojnë në vend. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive, vlerën e kapitalit aksionar si dhe numrin e aksioneve nën sekuestro apo si barrë siguruese. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit…
Qeveria ka miratuar tashmë buxhetin e vitit të ardhshëm dhe janë shpërndarë shumica e të ardhurave buxhetore. Shpenzimet më të mëdha janë shërbimet e përgjithshme publike e ndjekur nga shpenzimet e administratës publike. Burim i këtij hulumtimi është Ligji Nr.160/2014, Për Buxhetin e Shtetit 2015. Buxhetimi për Funksion është bazuar në klasifikimin e sugjeruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Statistikat e Financave Publike. Qëllimi është rritja…
Open Data Albania ka marrë në shqyrtim borxhin për frymë në vitet 2010-2015. Ai llogaritet si raport i borxhit total të marrë dhe ende të pashlyer nga shteti me popullsinë në një kohë të caktuar. Burimi: Ministria e Financave dhe INSTAT Përpunimi dhe komentet: ODA Sikurse vihet re nga grafiku, pjesa e stokut të borxhit që mbart çdo qytetar shqiptar nga viti në vit ka…
Open Data Albania ka marrë në shqyrtim koston e borxhit për frymë në vitet 2010-2015, e cila shpreh shumën e interesave që paguhen nga Buxheti i Shtetit për huanë e marrë dhe ende të pashlyer në raport me popullsinë në një vit të caktuar. Burimi: Ministria e Financave, INSTAT Përpunimi dhe komentet: ODA Në pjesën e parë të periudhës, vitet 2010-2012, vihet re një luhatje…
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me personat juridik (shoqëritë tregtare, institucione apo organizma jo fitimprurës) vendase dhe të huaja, që janë aksionare në Shoqëritë Aksionare që operojnë në vend. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Si origjinë e…
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me fitimin e shoqërive aksionere që operojnë në vend dhe politikat e shpërndarjes apo ri-investimit të fitimit të tyre. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Financimi nga “burime të brendshme” nënkupton financimin e…