Pagat e Funksionarëve te Larte te Shtetit pas Prill 2023, Raporti Paga e Kryeministrit me Kategori te tjera Buxhetore

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar me datë 25.05.2023, ligjin që përcakton pagat e funksionarëve të lartë të shtetit, përkatësisht “Për disa ndryshime në ligjin nr.9584, datë 17.07.2006, “Për Pagat, Shpërblimet dhe Strukturat e Institucioneve të Pavarura Kushtetuese dhe të Institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar. Ky ligj është depozituar në kuvend me datë 7 prill 2023, por në…

Shoqëri Biznesi që funksionojnë si Ekipe Futbolli dhe zotërim nga Bashkitë Prill 2023

Në këtë artikull do të listohen shoqëritë e biznesit të cilat funksionojnë si klube futbolli. Këto shoqëri zotërohen plotësisht apo pjesërisht nga Bashkitë. Për secilën prej tyre do të shohim edhe xhiron vjetore sikurse fitimin përpara tatimit. Ajo që rezulton është që shoqëri të llojit futboll klube, rezultojnë me humbje konsistente dhe përgjithësisht me financim dhe subvencione nga buxhete të Bashkisë. Do e fillojmë me…

Bashkia Tiranë, Arkëtime nga Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë nga Ndërtimet e Reja. Arkëtimet sipas Bashkive

Në 17 vite Bashkia Tiranë ka mbledhur nga Taksa e Infrastrukturës për Ndërtime të Reja 42 miliard lekë. Arkëtimet nga kjo Taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2016. Në 2022 nga kjo Taksë Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7.4 miliard lekë. Burimi: Bashkia Tiranë Komente dhe Analiza: Open Data Albania Taksat vendore përcaktohen në Ligjin Për Sistemin e Taksave Vendore Ligj nr 9631/2006…

Prill 2023 Rritja e Pagave Sektori Publik, efektet financiare në Buxhet dhe rritja sipas kategorive, Vlerësim Nominal dhe Real

Nëntë Vendime te Këshillit të Ministrave VKM, kanë hyrë në Fuqi dhe planifikojnë rritje pagash për disa sektor Buxhetor. Për Pagën e Prillit Qeveria përmes VKM të datës 20 Prill ka Vendosur dhe fillon zbatim  rritje pagash për kategori si më poshtë: Personelin Mjekësor dhe Administrata Shëndetësi VKM nr. 245/2023 Staf Policia e Burgjeve me VKM nr. 244 / 2023 Personel Akademik i Institucioneve të…

Efekte të Zhvlerësimit të Monedhave të Huaja kundrejt Monedhës Kombëtarë, ndikime të mundshme në ekonomi Prill 2023. Historiku 2003 – 2023

Kursi zyrtar i këmbimit Lek/Euro arriti minimumin historik prej 110.98 lekë në Prill 2023. Ngjashëm, dollari amerikan (USD) dhe paundi britanik (GBP) kanë arritur kurse minimale historike kundrejt lekut, duke u këmbyer përkatësisht me 100.46 lekë dhe 125.33 lekë. Forcimi i lekut kundrejt monedhave të huaja ka ndikim të rëndësishëm në ekonomi, si në fuqinë blerëse të konsumatorit, ashtu edhe në financat e qeverisë dhe…

Te Ardhura dhe Fitime Kompani qe Funksionojnë si Media Audiovizive 2021

Open Data Albania, po hulumton në lidhje me të ardhurat dhe fitimet e shoqërive të biznesit të licencuara si media audiovizive.  Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe përfshijnë vetëm statistikat për shoqëritë me Licencë dhe NIPT aktiv. Çdo e dhënë është e paraqitur një format të mirë strukturuar në databazën Open Corporates Albania kategoria për biznese mediatike. Prej…

Të ardhura në Buxhetin e Shtetit Janar Shkurt 2023 niveli i Realizimit

Buxheti i Shtetit ka realizuar të ardhurat në masën 101% të planit për dy mujorin janar-shkurt 2023. Planifikimi fillestar për të ardhurat totale të grumbulluara nga buxheti ishte 95.88 miliard lekë, ndërkohë që realizimi është 97.1 miliard lekë. Ndihmat është kategoria e të ardhurave me më shumë rritje. Përkatësisht, planifikuar në masën 3.38 miliard lekë dhe janë realizuar 6.85 miliard lekë. Pra, kemi një realizim…

Transfertë e Pakushtëzuar për Pushtetin Vendor, Buxheti i Shtetit 2014-2023 Viti Zgjedhor

Open Data Albania po zbardh të dhëna për vlerën e Transfertës së Pakushtëzuar të dhënë nga Qeveria Qendrore përmes Buxhetit të Shtetit për Qeveritë Lokale Bashki. Këto të dhëna po jepen për një periudhë nga 2014. Në vitin 2015 për shkak të Reformës territoriale ndryshoi ndarja në Njësi të Qeverisjes Vendore. Kjo u reflektua edhe në vlera të Transfertës së Pakushtëzuar, para që Buxheti u…

Norma Bazë e Interesit të Bankës, Interesat Tituj dhe Borxh Shtetëror dhe Struktura e Borxhit të Brendshëm sipas Instrumenti të Borxhit Mars 2023

Banka e Shqipërisë vendosi rritjen e normës bazë të interesit në 3% në Mars 2023, niveli më i lartë që prej vitit 2013. Ky artikull synon të evidentojë ecurinë e normës bazë të interesit ndër vite, si dhe të analizojë ndikimin që ka ndryshimi i kësaj norme në portofolin e titujve shtetërorë dhe të shpenzimeve publike për interesat e borxhit.   Norma Bazë e Interesit…

Paga Mesatare Reale në sektorët e punësimit Publik dhe Privat

Në vitin 2022 Paga Mesatare e Punonjësve Publik u rrit vetëm plus 1 571 Lekë. Kjo është rritja me e ulët vjetore për sektorin në harkun kohore 2000 deri 2022 ku rritja mesatarisht  ka shënuar 2 505. Kjo rrije e pagës mesatare sektori shtetërori për 2022 është përllogaritur nga ekipi Open Data Albania duke kalkuluar të dhëna të disponoheshme për punësimin. ndërsa INSTAT nuk ka zbardhur ende…

Fondi i Rindërtimit Plan Buxhetim dhe Realizim, 2020 – 2023, ndryshimet në Buxhetin e Shtetit

Programi i Rindërtimit i Qeverisë Shqiptare prezantuar në konferencën e donatorëve të mbajtur në Shkurt 2020 në Bruksel prezantoi dëme dhe nevoja për Ndërhyrje në vlerën 1.076 miliard Euro ose (rreth 131 Miliard Lekë – kursi këmbimit shkurt 2020). Kjo vlerë u përllogarit nga Qeveria Shqiptare si dëme dhe nevoja për ndërhyrje pas Pasojave të Tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Këto nevoja u evidentuan si…

Shoqëritë Koncesionare, arkëtime nga Thesari i Shtetit 1 janar deri 31 dhjetor 2022

Open Data Albania po rendit bizneset koncesionare apo Partneritete Private dhe Publike sipas vlerave të përfituara nga Thesari i Shtetit në vitin 2022. Gjatë këtij viti janë 9.73 miliard lekë të shpërndara për shoqëri koncesionare drejtpërdrejt buxhetore. Këtu nuk listohen disa koncesione të cilat paguhen përmes Fondeve Publike siç janë tre koncesione në Shëndetësi të cilat paguhen nga Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Pesë…

Zotërues të Mediave Audiovizive, sipas kapitalit dhe kontrollit indirekt 1 mars 2023

Open Data Albania po zbardh zotëruesit e shoqërive të biznesit që funksionojnë si Media Audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Mediat Audiovizive licencohen nga AMA dhe kategorizohen në: Subjekte audiovizive me licencë private kombëtare dhe Subjekte audiovizive analoge private. Hulumtimi evidenton numrin e licencave sipas kategorisë, aksionerët dhe zotëruesit final të mediave audiovizive. Në 1 mars 2023 numërohen 51 shoqëri biznesi të licencuara si Media Audiovizive.…

Rritje Buxhetore për Pushtetin Vendor, Akt Normativ nr 17 dhjetor 2022

Qeveria gjatë muajve 2022 ka ndryshuar katër herë Buxhetin e Shtetit përmes Akteve Normative të mars. korrik dhe dhjetor 2022. Vetëm në Dhjetor, Qeveria ndryshoi dy herë Buxhetin ku ndryshimi i fundit u realizua vetëm katër ditë para përfundimit të vitit buxhetor. Në muajt Korrik dhe Fillim Dhjetor, ekzekutivi parashikoi edhe rritje të shpenzimeve me një fond shtesë alokuar për 60 bashki në vend të…

Renditje 30 Bizneset Përfituese sipas arkëtimeve më të larta nga Thesari i Shtetit 2019-2022

Bizneset që kanë përfituar me shumë para përmes Thesarit të Shtetit në dymbëdhjetë muajt e vitit 2022 janë  Shoqëri e Thjeshtë Intekar – ASL,  Kastrati, G.P.G. Company, Gjoka 87 dhe Salillari. Burimi: Open Spending Albania Komente dhe Analiza: Open Data Albania Open Data Albania duke përdorur të dhënat e mirë strukturuara në databazën Open Spending Albania, po evidenton dhe rendit 30 (tridhjetë) operatorët ekonomikë me…