Çmimi i karburanteve, Shqipëri dhe Rajoni, 2021-2022, Rritja në Bursë dhe Indeksimi me Rritje i Akcizës në Shqipëri

Open Data Albania po hulumton mbi arsyet e rritjes së çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Shqipëri, për periudhën 2021-2022. Pothuaj në të gjitha shtetet europiane vihet  re një rritje e konsiderueshme e çmimit të karburanteve krahasuar me 2021. Shkaqet kryesore: janë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare (treguesi Brent), rritja e inflacionit si dhe rënia e furnizimit të vendeve Europiane…

Shtetet, Pritshmëri e Jetëgjatësisë në Lindje 2021

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi një indikator Demografik siç është Pritshmëria e Jetëgjatësisë në Lindje. Informacioni ka burim UNFPA dhe Eurostat. Pritshmëria e Jetëgjatësisë në Lindje tregon numrin e viteve që një i porsalindur pritet të jetojë nëse kushtet e vdekshmërisë nuk ndryshojnë gjatë gjithë jetës së tij. Ky indikator shfaq kushtet e mira për jetesë përfshi mirëqenien, kujdesin shëndetësorë dhe mundësitë…

Pensionist sipas Qarqeve dhe Llojit, raporti në 100 banorë 2014 -2020

Open Data Albania po analizon të dhënat e pensionit të pleqërisë, pensionin familjar dhe atë të invaliditetit sipas ndarjes qytet-fshat gjatë njëzetë vjeçarit 2000-2020. Të dhënat janë me burim Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Ligji nr 7703/1993 me ndryshime parashikon kategori dhe kushte për përfitim pensioni. Në total në vend në vitin 2020 jepen 665 547 Pensione, ja nga të cilat Pensione Pleqërie janë 543 957,…

Renditje Biznese Përfituese nga Thesari i Shtetit sipas vlerave, trevjeçari 2019-2021

Në këtë hulumtim po hulumtojmë mbi transaksionet e Thesarit të Shtetit në Shqipëri dhe shpërndarjen e tyre gjatë 3 (tre) vjeçarit të fundit. Në shqyrtim janë marrë kompanitë ose operatorët ekonomikë privatë që kanë përfituar më shumë vlerë pagesash nga buxhetit të shtetit për këtë periudhë. Nga kjo analizë janë përjashtuar pagesat për institucionet shtetërore, shoqëritë publike, të zotëruara nga Ministri, Bashki ose autoritete të…

Ndihma ekonomike dhe numri i Familjeve Përfituese 2000-2020

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi  fondin e ndihmës ekonomike të alokuar në Shqipëri dhe familjet përfituese sipas viteve nga 2000 deri në vitin 2020. Burimi i të dhënave është marrë nga Shërbimi Social Shtetëror. Ndihma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë dhe e kushtëzuar, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, për kategoritë e përcaktuara në ligjin nr.…

Transaksione Thesari përmes Bankave të Nivelit të Dyte, Pozicioni dhe Vëllimi 2019-2021

Open Data Albania po hulumton mbi performancën e Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri gjatë 3 (tre) vjeçarit të fundit. Në shqyrtim janë marrë edhe pagesat e Thesarit të Shtetit që realizohen nëpërmjet Bankave për secilin vit. Në fillim të periudhës që po analizojmë, në vitin 2019, ishin ende 14 banka aktive në Shqipëri. Për të arritur tek reduktimi i numrit të bankave të…

Shpenzimet e planifikuara qeveritare për Programet e Shëndetësisë, Buxheti 2022

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e shpenzimeve publike për shëndetësi ndër vite duke analizuar programet që mbulojnë shërbimet shëndetësore. Sipas Ligjit Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë planifikuar rreth 77 miliardë lekë, prej të cilave rreth 63% ose 49 miliardë lekë janë alokuar për funksionin e shëndetësisë nëpërmjet katër programeve.  Fondet e planifikuara për…

RedFlag Vlerësim Risku në Kontraktim, Operator Ekonomik fitues në tender ku s’kualifikohen oferta e ulët ekonomike Bashki 2021

Në portalin NdiqParatë po publikojmë një Renditje të Operatorëve Ekonomik që kanë fituar gjatë 2021, tendera me Bashkitë në procedura me risk, për shkak se janë s’kualifikuar në garë operatorët me ofertë më të ulët, duke u shpallur fitues ofertuesi me vlerë më të lartë. Kjo renditje po bëhet në kuadër të vlerësimit me redflags, për indicie që kërkon monitorim, auditim dhe hetim në tenderime.…

RedFlag Vlerësim Risku në Kontraktim, Operator Ekonomik fitues Procedura më Negocim pa garë të hapur Bashki 2021

Në portalin NdiqParatë po publikojmë një Renditje të Operatorëve Ekonomik që kanë fituar gjatë 2020, tendera me Bashkitë në procedura me risk, për shkak se procedura është zhvilluar pa garë të hapur, por me negocim të drejtpërdrejt. Kjo renditje po bëhet në kuadër të vlerësimit me redflags, për indicie që kërkon monitorim, auditim dhe hetim në tenderime. Këto lloj tenderimesh marrin një shenjë me Flamur…

Ndarja e vlerës Kontraktore në Bashki sipas Bizneseve të zotëruara nga Grupet Gjinore 2015 – 2021

Duke u bazuar tek të dhëna të databazave Open Corporates Albania dhe Open Procurement Albania, po evidentojmë vlera dhe raporte të Kontraktimeve në tenderim  për Njësi të Qeverisjes Vendore Bashki me Biznese ku kontrollin e kapitalit e ka grupi gjinorë Femra. Të dhënat janë listuar për 1000 kontraktorwt kryesor të Bashkive sipas vlerave. Bashki ku bizneset e zotëruara nga femra kanë shënuar vlerë kontrakture më…

Raporte Gjinore Zotërues të Bizneseve Kontraktor të Bashkive, 1000 më të mëdhenjtë

Open Data Albania po hulumton mbi subjekte ekonomike, shoqëri biznesi që zotërohen nga një grua dhe kanë kontrata me njësi të qeverisjes vendore me total vlera monetare të konsiderueshme. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e  aktiviteteve të projektit “Monitorimi i Klientëve të Bashkive në Kontrata Publike” projekt që mbështetet nga LevizAlbania. Në analizë janë marrë 1000 kompanitë me vlera më të mëdha të kontraktimit…

Raporte Gjinore Administrator të Bizneseve Kontraktor të Bashkive, 1000 më të mëdhenjtë

Open Data Albania po hulumton mbi subjekte ekonomike, shoqëri biznesi që administrohen nga një grua dhe kanë kontrata me njësi të qeverisjes vendore me total vlera monetare të konsiderueshme. Ky hulumtim është realizuar si pjesë e  aktiviteteve të projektit “Monitorimi i Klientëve të Bashkive në Kontrata Publike” projekt që mbështetet nga Leviz Albania. Në analizë janë marrë 1000 kompanitë me vlera më të mëdha të…

Buxheti sipas Funksioneve Qeveritare 2022 planifikim

Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet qeveritare planifikuar për vitin 2022, sipas klasifikimit funksional. Analizimi i shpenzimeve sipas funksionit mund të tregojë prioritetet dhe sfidat e qeverisë, dhe fokusin në vite. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të ligjit me Nr. 115, Datë. 25.11.2021 për Buxhetin 2022. Në total janë dhjetë funksione publike të cilat garantohen nga shteti. Për vitin 2022 janë planifikuar…

Shqipëria, Rajoni dhe Eurozona Borxhi Publik për frymë dhe Pesha ndaj GDP

Open Data Albania po hulumton në lidhje me ecurinë e Borxhit Publik për frymë në Shqipëri vende të Rajonit dhe të Eurozonës. Borxhi Publik për frymë është indikator që tregon se sa borxh për banorë ka qeveria e një vendi dhe llogaritet si raport i borxhit total të emetuar me numrin e popullsisë në një vit të caktuar. Për vitin 2022, Borxhi Publik për frymë…