Tatimi mbi të Ardhurat Personale, TAP në Shqipëri dhe Rajon 2013 / 2014

Open Data Albania po hulumton në lidhje me norma të tatimit mbi të ardhurat personale nga pagat, në vendet e Ballkanit. Vende si Bosnja, Mali Zi, Maqedonia përdorin tatimin e sheshtë mbi të ardhurat personale dhe mbi të ardhurat nga paga. Një trajtim të veçantë bën Serbia, e cila taton të ardhurat personale në varësi të burimit nga i cili vijnë, ku të ardhurat nga…

Sektori Publik kundrejt Sektorit Privat, pesha në punësim dhe të ardhura nga punësimi 2009 – 2013

Open Data Albana po hulumton mbi peshën që kanë sektorët publik dhe privat në punësim sikurse në të ardhura nga puna që sektorë përkatës gjenerojnë, periudha 2009 – 2013. Mesatarja vjetore e të punësuarve në total për të dy sektorët është 932 815 persona. Sipas sektorëve  165 210 është mesatarja vjetore e të punësuarve në sektorin publik dhe 768 490 të punësuar në sektorin privat.…

Mosha mesatare, Ritmi i plakjes së popullsisë Shqipëri dhe Vende te EU 2001 – 2011

Open Data Albania ka bërë një hulumtim krahasues të moshës mesatare në Shqipëri gjatë njëzet viteve të fundit dhe moshës mesatare të vendeve anëtare apo kandidate për anëtarësim të Bashkimit Europian.  Të dhënat për Shqipërinë janë marrë nga Instituti i Statistikave ndërsa të dhënat për Europën janë marrë nga Eurostat. Mosha mesatare është mosha e të gjithë popullsisë pjesëtuar me numrin e popullsisë. Të dhënat…

Korrupsioni dhe Shpërdorimi Publik, Autorë të Dënuar në RSh 2004-2012

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e autorëve të dënuar për vepra penale korruptive në vitet 2004 – 2012. Grupi i figurave të veprave penale që lidhen me korrupsionin është përzgjedhur nga ekipi i analizës pranë ODA, pasi në ligjin tonë penal sikurse edhe në trajtesa të doktrinës nuk kemi ndarje me seksione apo nënseksione që referojnë se cilat veprime përbëjnë krime korrupsioni, shpërdorimi…

Autor të dënuar për krime seksuale 2004-2012

Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me vepra penale krime seksuale në Republikën e Shqipërisë në harkun kohor 2004-2012. Ky hulumtim ka për qëllim të publikojë dhe analizojë të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë mbi numrin e personave që janë dënuar pasi janë akuzuar se kanë kryer këto vepra penale. Disa nga krimet seksuale më të përhapura janë krimet që lidhen me shfrytëzimin e prostitucionit,…

Të dënuar për mashtrim, falsifikim dhe kontrabandë 2004-2012

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e autorëve që dënohen nga gjyqësori shqiptar për vepra penale që lidhen me mashtrimet. Hulumtimi bazohet në të dhëna të Vjetarëve Statistikor të Ministrisë së drejtësisë dhe synon të vizualizojë trendin rritës të këtij fenomeni. Ndër vite mashtrimet dhe autorët e dënuar në gjykatë kanë ardhur në rritje duke shënuar katërfishim brenda intervalit kohorë të analizës. Mashtrimi në…

Krahasimore Buxheti 2014 vs 2013

Krahasuar me Buxhetin e vitit 2013, vihet re një rënie e përgjithshme e peshës së financimit kundrejt totalit thuajse për të gjitha funksionet, përvecse për “Shpenzimet e tjera të paklasifikuara” që janë rritur me 6.45% dhe “Mbrojtja e mjedisit” me 0.15%. Rritja në “Shpenzimet e tjera të paklasifikuara” ka ardhur kryesisht nga përfshirja në Projektbuxhet e zërit “detyrime të prapambetura” në vlerën 35 miliardë, në…

Shpenzimet plan dhe fakt për vitin 2012

Shpenzimet e buxhetit faktik përgjatë vitit 2012 qenë 5.2 për qind ose 20.7 miliardë lekë më të ulëta se sa plani. Shpenzimet totale faktike qenë 376.3 miliardë lekë ndërsa plani fillestar i vitit qe 396.9 miliardë lekë.  Shkurtimet i përkasin në masë të gjerë shpenzimeve për pushtetin vendor, por edhe shpenzimeve për interesa të borxhit publik.  Sa i përket funksioneve, në të gjitha zërat me…

Kostoja e borxhit për frymë në vitet 2010-2014

Kostoja e borxhit për frymë llogaritet si raport i interesave që do të paguhen nga Buxheti i Shtetit për huanë ende të pashlyer me popullsinë në një vit të caktuar. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij treguesi për vitet 2010-2014. Burimi: Ministria e Financave dhe INSTATPërpunimi dhe komentet: ODA Të dhënat për koston e borxhit për vitet 2010-2012 i referohen raportimeve…

Të punësuar në sektorin buxhetor 2014

Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e të punësuarve në institucionet buxhetore për vitin 2014. Të dhënat janë marrë nga tabelat me parashikime buxhetore të Ministrisë së Financave. Institucionet Buxhetore janë ministritë, drejtoritë në vartësi të drejtpërdrejt apo institucionet e pavarura dhe ato kushtetuese. Pagat e tyre mbulohen drejtpërdrejt nga Buxheti i Shtetit. Hulumtimi ka zbardhur edhe tkurrjen e të punësuarve në sektorin buxhetor…

Borxhi për frymë në vitet 2010-2014

Borxhi publik për frymë llogaritet si raport i stokut total të borxhit ende të pashlyer në një vit të caktuar me popullsinë e regjistruar për atë vit. Në terma të thjeshtë, ai shpreh mesatarisht “sa borxh publik mbart” secili prej nesh apo “sa i takon të shlyejë” nga borxhi i marrë ndër vite nga qeveritë. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e këtij…

Tatimi mbi të ardhurat personale, TAP 2005 – 2012

Open Data Albania ka hulumtuar në lidhje me ecurinë e vlerave të mbledhura nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale për vitet 2005-2012. Të dhënat janë marrë nga Tabelat Buxhetore të Ministrisë së Financave. Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve si të ardhura që vijnë nga pagat; qiratë; dividendët; interesat bankare; transferimi i pasurive të paluajtshme etj. Në vitet në shqyrtim,…

Dëmi ekonomik në universitete në vitet 2010-2012

Universitetet publike në vendin tonë financohen nga Buxheti i Shtetit dhe të ardhurat e veta, arsye për të cilën ato i nënshtrohen kontrollit të përdorimit të këtyre fondeve nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim dëmin ekonomik që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga universitetet e audituara gjatë viteve 2010-2012. Që nga viti 2010, KLSH ka kontrolluar në…

Raste vetëgjyqësie të proceduara nga gjyqësori 2004 – 2012

Open Data Albania po hulumton trendin dhe ecurinë për veprime që lidhen më nenin 277 të Ligjit Tonë Penal, konkretisht “Vetëgjyqësia”. Ky nen formulohet duke parashikuar veprime te ushtrimit të një të drejte prej personit që i përket ose që kujton se i përket dhe që nuk njihet nga tjetri, pa iu drejtuar organit kompetent shtetëror. Veprim përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose…

Raste të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur 2004 – 2012

Open Data Albania po hulumton mbi autorë të dënuar dhe çështje gjyqësore si pasojë e drejtimit të automjetit në gjendje të dehur dhe pa dëshmi aftësie. Ky veprim është parashikuar nga Ligji Penal si një nen më vete dhe në total gjatë 9 viteve janë dënuar 2073 persona. Masa penalizuese për këtë vepër penale është nga dënimi me gjobë deri në gjashtë muaj heqje lirie.…