Bilanci i pagesave ёshtё njё pasqyrë statistikore qё pёrmbledh nё mёnyrё sistematike, pёr një periudhë tё caktuar kohe, transaksionet ekonomike tё njё vendi me botën qё e rrethon. Ai nuk trajton vetëm ato transaksione qё nёnkuptojnё pagesa, por transaksionet ekonomike nё pёrgjithёsi. Njё transaksion ekonomik ndeshet atёherё kur njё vlerë ekonomike ndërron pronësi. Open Data Albania ka pёrditёsuar tё dhënat e Bilancit tё Pagesave me…
Inflacioni për vitin 2012
Open Data Albania ka hulumtuar mbi inflacionin e vitit 2012 (më saktë për periudhën shkurt 2012- shkurt 2013) dhe vlerat e inflacionin sipas muajve kanë rezultuar si në grafikun më poshtë: Burimi: INSTAT, Banka e ShqiperiseKomente dhe Analiza: ODA Në terma sasiorë, me stabilitet çmimesh Banka e Shqipërisë nënkupton mbajtjen e inflacionit të çmimeve të konsumit në nivelin 3.0%, me një mundësi luhatjeje prej ±…
Performanca e Eurobondit Shqiptar Gjatë Periudhës 2010 -2013
Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombetare financiare në 4 Nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se nje vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%. Ky instrument financiar është i…
Stoku i Borxhit Publik 2012
Struktura e stokut të borxhit të Qeverise Qendrore përbëhet nga borxhi afatshkurtër dhe ai afatgjatë. Konsiderohet borxh afatshkurtër, borxhi i emetuar ne tregun e brendshëm dhe që përfaqësohet nga instrumente me afat maturimi deri ne një vit. Konsiderohet afatgjatë, borxhi i emetuar në tregun e brendshëm apo të jashtëm me afat maturimi më të gjatë se një vit. Open Data Albania po përditëson të dhënat…
Struktura e Kapitalit Aksioner të Bankave në Shqipëri 2012
Sistemi bankar shqiptar karakterizohet nga një numër relativisht I madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut, dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies për bizneset. Struktura e kapitalit aksioner të bankave në Shqipëri pasqyrohet në tabelën e mëposhtme (në fund të qershorit 2012): Struktura e kapitalit te bankave ne Shqiperi (qershor 2012) Burimi: Banka e ShqipërisëKomentet dhe analiza: ODA Sikurse mund…
Financimi nga Buxheti i Shtetit për ‘Ish të përndjekurit politik’ në vitet 2005-2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi mbështetjen financiare që ka dhënë Buxheti i Shtetit për “Ish të përndjekurit politik” që nga viti 2005, në vlerë totale dhe si përqindje ndaj PBB-së. Për këtë arsye u morën në shqyrtim Tabelat Fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, njohur si Tabela nr.6 e Ligjit të Buxhetit, në të cilën fondet për këtë kategori zënë një vend të…
Minoritetet etnike në Shqipëri
Open Data Albania ka bërë një hulumtim mbi popullatën e minoriteteve kombëtare dhe kulturore në Shqipëri. Të dhënat statistikore për minoritetet janë mbledhur nga disa burime, përgjithësisht publikime të Institutit të Statistikave, Drejtorisë së Statistikës, apo raportime të ndryshme ligjore të qeverisë shqiptare. Hyrje: Shqipëria njeh aktualisht dy lloje minoritetesh, minoritete etnike kombëtare dhe minoritete kulturore dhe gjuhësore. Njohja e minoriteteve ka qenë një proces…
Bilanci Tregtar i Energjisë Elektrike 2007-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të energjisë elektrike në Shqipëri gjatë viteve 2007-2012. Raporti bazohet në të dhënat e ERE (Enti Rregullator i Energjisë) dhe INSTAT. Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Në rastet kur prodhimi vendas i energjisë elektrike nuk përmbush nevojat, atëhere institucionet…
Popullsia sipas religjionit, 1923-2011
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi përkatësinë fetare të popullsisë në shtetin shqiptar. Të dhënat i përkasin viteve 1923, 1927 dhe 2011. Të dhënat e viteve 1923 dhe 2011 i përkasin censuseve ndërsa ato të vitit 1927 i përkasin regjistrit civil. Të dhënat për vitet 1923 dhe 1927 janë publikuar nga T. Selenica, Shqipëria më 1927 ndërsa ato të vitit 2011 janë publikuar…
Popullsia në Shtetin Shqiptar 1870-2011
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi popullsinë në territorin e shtetit shqiptar. Të dhënat datojnë nga shekulli XIX përkatësisht viti 1870, vit për të cilin deklarohet treguesi statistikor më i hershëm, për të vijuar deri në vitin 2011 me realizimin e censusit të fundit zyrtar në Republikën e Shqipërisë. Të dhënat mbi popullsinë 1870 – 2011 bazohen në vlerësime të Angus Maddison 1926…
Import -Eksporti i Drithrave 2010-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi importet dhe eksportet e drithrave në Shqipëri gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT. Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Kategoria drithra, përbëhet nga produkte si: gruri, misri, thekra, etj. Burimi: INSTATAnaliza dhe komentet: ODA Sikurse mund të shihet…
Eksportet Sipas Destinacionit 2010-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi eksportet e Shqipërisë sipas destinacionit gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Të renditur sipas vlerës, destinacioni kryesor i eksporteve të Shqipërisë mbetet Italia (51% në vitin 2012), e ndjekur nga Spanja (9%), Kosova (8%), Turqia (6%) dhe Greqia (4%). Në formë tabelore, 10…
Importet Sipas Origjines 2010-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi importet e Shqipërisë sipas origjinës gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT. Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga jashtë vendit. Të renditur sipas vlerës, shteti kryesor nga importon Shqipëria mbetet Italia (32% në vitin 2012), e ndjekur nga Greqia (9%), Gjermania (6%), Turqia (6%) dhe Serbia dhe Mali i Zi (5%).…
Defiçiti Tregtar 2010-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë viteve 2010-2012. Raporti bazohet në të dhënat e INSTAT dhe Bankës së Shqipërise. Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera. Bilanci Tregtar =…
Norma bazë e interesit REPO në Shqipëri
Norma bazë e interesit aktualisht është norma e marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes (REPO) për huadhënien kundrejt kolateralit bankave të nivelit të dytë nga Banka e Shqipërisë. Kjo normë praktikisht ndikon gjithë normat e tjera në ekonomi. Tendencat: Norma baze eshte rritur ne periudhat 2001-2002 dhe 2005-2009, dhe është ulur në periudhat 2003-2005 dhe 2009-2010, në varësi të kushteve ekonomike. Periudhat 2001-2002, dhe 2005 dhe…
