Open Data Albania ka hulumtuar mbi totalin e shkollave dhe institucioneve jo-publike të sistemit parauniversitar dhe shtrirjen e tyre në rrethe. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në 27 rrethe funksionojnë 580 shkolla dhe institucione arsimore jo-publike parauniversitare. Rrethi me më shumë shkolla dhe institucione arsimore jo-publike parauniversitare është Tirana. Në Tiranë funksionojnë 254 institucione arsimore jo-publike parauniversitare ose 43.79% e…
Institucione Arsimore Jo-Publike sipas Cikleve dhe Drejtimit. Sistemi Parauniversitar 2011-2012.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës totali i institucioneve arsimore jo-publike parauniversitare në vend është 580. Këto institucione janë të cikleve të ndryshme të studimeve duke filluar nga kopshti, shkolla 9-vjecare, gjimnaze si dhe tipe të tjera institucionesh plotësuese, profesionale ose të edukimit fetar. Në vend funksionojnë 188 kopshte, 195 shkolla 9- vjecare, 146 gjimnaze jo-publike të sistemit parauniversitar. Burimi: Ministria…
Institucione Arsimore Jo-Publike Sipas Formës së Miratimit. Sistemi Parauniversitar 2011-2012
Në Republikën e Shqipërisë insitutcionet arsimore jo-publike të sistemit parauniversitar funksionojnë me Vendim të Këshillit të Ministrave në formë VKM ose me urdhër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Gjithashtu një pjesë e institucioneve kanë licensim të Qendrës Kombëtare të Licensimit (QKL) ODA ka hulumtuar në lidhje me numrin e institucioneve sipas formës së miratimit. Në totalin prej 580 institucione arsimore jo-publike parauniversitare, janë të…
Tregues të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi disa tregues të sistemit shëndetësor në Shqipëri, si dhe krahasimin me vendet e rajonit për këta tregues. Të dhënat bazohen në statistikat e Bankës Botërore dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Në të dhënat e mëposhtme, në kategorinë mjekë janë klasifikuar mjekët e përgjithshëm dhe specialistët. Infermiere klasifikohen infermieret profesioniste dhe mamitë, si dhe personeli sanitar në…
Zhvillimi i Turizmit në Shqipëri
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri gjatë viteve te fundit. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS) dhe INSTAT. Treguesit më të rëndësishëm të turizmit janë numri i turistëve të huaj , dhe të ardhurat e siguruara nga turizmi. Gjithashtu për të krahasuar zhvillimin e turizmit në një vend është e…
Importi sipas origjinës, Eksporti sipas destinacionit
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë vitit 2010. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) dhe INSTAT.Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e tjera.…
Fitimi i Sistemit Bankar në Shqipëri
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi fitimin e sistemit bankar shqiptar. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe studimin “Një analizë e rrezikut dhe kthimit për sistemin bankar shqiptar”, me autore Irini Kalluci. Sistemi bankar është një pjesë tepër e rëndësishme e ekonomisë dhe sistemit financiar, e për këtë arsye zhvillimi i tij paraqet interes të veçantë. Sistemi bankar shqiptar…
Mbi dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimit
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi dëmet e paguara nga shoqëritë e sigurimit. Raporti bazohet në të dhënat e AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim individët dhe bizneset paguajnë…
Borxhi Publik i Shqipërisë Sipas Afatit të Maturimit
Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të shlyhet brenda 1 viti (borxh afatshkurtër), ose pas më shumë se 1 viti (borxh afatgjatë). Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe FMN, lidhur me strukturën…
Borxhi Publik i Brendshëm dhe i Jashtëm i Shqipërisë
Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Open Data Albania, ka kryer një hulumtim, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave…
Bilanci Tregtar gjatë 2010
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi bilancin tregtar të Shqipërisë gjatë vitit 2010. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës (METE) dhe INSTAT. Bilanci tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit, ndërsa importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të blera/kryera nga vendet e…
Aksidentet Rrugore në Shqipëri
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi numrin e aksidenteve rrugore në Shqipëri, si dhe numrin e të dëmtuarve nga këto aksidente, bazuar në të dhënat e INSTAT. Duke filluar nga viti 1995, numri i aksidenteve rrugore dhe të dëmtuarve ka ndryshuar sipas grafikut të mëposhtëm: Burimi: INSTATKomentet dhe Analiza: ODA Sikurse mund të shikohet edhe nga grafiku, në Shqipëri gjatë 2010 kanë…
Mbijetesa deri ne moshen 65 vjecare (2002-2010)
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi një tregues të cilësuar si “mbijetesa deri në moshën 65 vjecare”. Mbijetesa deri në moshën 65 vjecare është një vleresim mbi përqindjen e foshnjeve të porsalindura që do të mbijetojnë deri në moshën 65 vjecare. Ky parashikim përllogaritet nëse gjatë gjithë jetës të së sapolindurit nuk ndryshojnë kushtet e vdekshmërisë. Ky indikator konsiderohet i ndryshëm për të…
Vdekshmëria mëmësore në Shqipëri (1992-2011)
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi vdekshmërinë mëmësore në Shqipëri . Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzanisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës Botërore per vitet 1992-2011.Për vitet 2007-2011 vdekshmëria mëmësore qëndron në nivelin 31 vdekje për njëqind mijë lindje. Ky indikator ka ardhur në rënie pasi në…
Inflacioni gjatë vitit 2010
Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. Në vitin 2010 norma e inflacionit vjetor arriti 3.4% (0.3% më e ulët se në vitin e mëparshëm). Gjatë…
