Import/Eksporti I Drithrave në Shqipëri (2006-2010)

Drithrat janë një kategori e rëndësishme e importeve në Shqipëri, me një peshë rreth 10% në totalin e importeve të artikujve ushqimorë. Gjatë 5 viteve të fundit importi dhe eksporti i drithrave paraqitet si më poshtë *ParaprakeBurimi: Drejtoria e Pergjithshme e DoganaveKomentet dhe analiza: ODA Grafikisht: Ndërkohë eksporti ka qënë në nivele të ulta: *ParaprakeBurimi: Drejtoria e Pergjithshme e DoganaveKomentet dhe analiza: ODA Çmimi mesatar…

Historik i Inflacionit ne Shqiperi

Inflacioni është një tregues I ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje. ku:           Indeksi I çmimeve të konsumit për periudhën t    Çmimi në periudhën t    Çmimi në…

Demi ekonomik ne Bashkite kryesore per 2007-2010

Open Data Albania ka hulumtuar mbi dëmin ekonomik të shkaktuar në bashkitë kryesore te vendit. Analiza hulumtuese përfshin harkun kohor 2007-2010. Frekuenca mesatare e kontrolleve të ushtruar është 1 kontroll në 2.5 vite. Të dhënat janë marrë nga Raportet për aktivitetin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Buxheti i Shtetit, i publikuar nga MF. Sipas KLSH, dëmi ekonomik nënkupton shkelje të ligjshmërisë  në përdorimin…

Dëmi ekonomik në fushën e shitjes/qiradhënies të pasurisë shtetërore 2005-2010

ODA ka hulumtuar mbi dinamikën dhe karakteristikat e dëmit ekonomik në shitjen dhe qiradhënien e pasurive shtetërore. Dëmi ekonomik në fushën e shitjes dhe qiradhënies të pasurisë shtetërore konstatohet si llogaritje apo zbatimi i gabuar i tarifave të dhënies me qira të pronës publike. Gjithashtu  mosvjelja e qirave të objekteve që shfrytëzohen nga privatët pa kontratë dhe mosvjelja e  penaliteteve të llogaritura përben dëm ekonomik…

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike konstatohet si shkelje në: llogaritjen e vlerës së kontratës; respektimin e kufijve monetar/ përzgjedhjen e procedurës së prokurimit public; përgatitjen e dokumentacionit të tenderit, hartimin e specifikimeve teknike dhe kritereve të vlerësimit; paraqitjen dhe pranimin e ofertave; hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të paraqitura në konkurim; sigurimin e vlefshmërisë së ofertës, në njoftimin e fituesit dhe shqyrtimin administrative…

Kostoja e borxhit për frymë në vitet 1998-2012

Borxhi i marrë nga një shtet për të financuar një pjesë të shpenzimeve të tij, qofshin këto shpenzime korrente apo kapitale, shoqërohet me lindjen e detyrimit për pagimin e interesave, i cili shpesh njihet edhe si kosto e borxhit. Kosto e borxhit është një ndër funksionet më të financuara nga Buxheti, ndaj edhe vëmendja ndaj tij ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Një indikator shumë…

Shuma e borxhit për frymë në vitet 2000-2012

Borxhi për frymë është një indikator që llogaritet si raport i borxhit total publik të emëtuar brenda dhe jashtë vendit (i cili ende nuk është shlyer) me popullsisë e atij vendi. Ai shërben për të identifikuar shumën e borxhit publik që i takon cdo qytetari dhe cilësohet si një ndër treguesit kryesor që shprehin aftësinë e një shteti për të vazhduar të shlyej borxhin me…

Dëmi ekonomik dhe struktura e tij në periudhën 2005-2010

Open Data Albania  ka realizuar një analizë mbi vlerën e dëmit ekonomik  për periudhën 2005-2010. Shuma totale e dëmit ekonomik është 31 402 373 000 lekë.   Burimi: Kontrolli i Lartë i ShtetitAnaliza dhe komentet: ODA Sjellja e dëmit ekonomik paraqitet e çrregullt. Vlera më e lartë e këtij dëmi është arritur në vitin 2009, 7 305 656 000 lekë, i ndjekur nga viti 2006…

Dëmi ekonomik në sektorin e tatim-taksave për periudhën 2005-2010

Dëmi ekonomik në sektorin e tatim-taksave shkaktohet si pasojë e shkeljes së legjislacionit tatimor dhe fiskal. Shkeljet e disiplinës financiare janë konstatuar si: shmangie në deklarimin e t.v.sh-së dhe të tatim-fitimit; paraqitjes në bilanc të shpenzimeve të panjohura për efekt të llogaritjes së tatimfitimit; mosdeklarim të të ardhurave dhe mosderdhje të detyrimeve tatimore;  moskryerje të ndalesave të tatimit mbi të ardhurat apo llogaritje të gabuar…

Rastet e aborteve për vitet 2000-2009

Open Data Albania ka kryer një hulumtim në lidhje me numrin dhe shkaqet e aborteve në Shqipëri. Të dhënat për këtë tregues i përkasin të gjitha mënyrave të ndërprerjes së shtatzanisë, duke përfshirë ato spontane (humbja pa deshirë e shtatzanisë) dhe me ndërprerje të  vullnetshme (ndërhyrja klinike). Që prej vitit 1994 aborti i vullnetshëm është legalizuar duke ulur ndjeshëm rastet e vdekshmërisë amtare si pasojë…

Shkalla e lindshmërisë në vitet 1960 – 2009

Open Data Albania ka realizuar një hulumtin në lidhje me shkallën e lindshmërisë në Shqipëri per vitet 1960-2009, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Shkalla e lindshmërisë bruto tregon numrin e lindjeve të gjalla që ndodhin gjatë një viti, për një popullatë prej 1000 banorësh, sipas matjeve që realizohen në gjysmën e vitit. Viti 2009 shënon nivelin më të ulët të lindshmërise për shqiptarët,…

Fëmijët nën-peshë, grupmosha 0 deri 5 vjeç

Treguesi i mos-ushqimit matet si përqindja e fëmijëve nën pesë vjeç të cilët kanë një gjatësi ose peshë 2 devijime standarte më poshtë se mesatarja e popullatës botërore të kësaj grupmoshe, duke ju referuar Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Open Data Albania ka kryer një hulumtim bazuar në të dhënat e Bankës Botërore dhe OBSH në lidhje me nivelin e mos-ushqimit tek fëmijët shqiptarë. Duke…

Dëmi ekonomik në sektorin doganor 2005-2010

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim në lidhje me dëmin ekonomik në sektorin doganor për periudhën për periudhën 2005-2010. Dëmi ekonomik në sektorin doganor shkaktohet si pasojë e veprimeve:  shmangies së detyrimeve doganore dhe llogaritje të gabuara të tarifave; diferencës në llogaritjen e vlerës së zhdoganimeve dhe shpenzimeve të transportit; uljen e vlerave të gjobave pa bazë ligjore; mosaplikim ose aplikim i pakët i …

Struktura e dëmit ekonomik për shpenzime operative, sistem pagash, shpërblime dhe të tjera 2005-2010

Sipas hulumtimit të Open Data Albania, dëmi ekonomik që shkaktohet në administratën publike përfaqësohet nga dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve operative, sistemin e pagave, shpërblimeve dhe të tjera. Dëmi ekonomik që konstatohet në fushën e shpenzimeve operative rezulton si pasojë e veprimeve si shpenzime të kundraligjshme për udhëtime dhe dieta, tejkalim të limiteve për shpenzime për telefoninë celulare si dhe shpenzime të pajustifikuara për…

Zhdëmtimi i abuzimit ekonomik 2005-2010

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka si objekt zhdëmtimin e abuzimit ekonomik. Shkalla e realizimit të zhdëmtimit tregon përgjegjshmërinë e strukturave drejtuese të administratës publike në ushtrimin e detyrave të marra përsipër. Kontrolli i Lartë i Shtetit jep masa për dëmshpërblimin e dëmit ekonomik që  synojnë zbutjen e dëmit nëpërmjet arkëtimit të mjeteve monetare nga subjektet që kanë kryer shkelje financiare. Krahas këtyre masave jepen…