Vjet Shqipërinë e vizituan 2.3 milionë të huaj

Gjatë vitit 2010, numri I vizitorëve të huaj në Shqipëri ishte 2.3 milion, krahasuar me 1.8 milionë që ishte një vit më parë. Kjo tregon një rritje me 29% krahasuar me vitin 2009, thuhet në hulumtimin mbi zhvillimin e turizmit në Shqipëri gjatë viteve të fundit, realizuar nga portali “Open Data Albania”. Raporti bazohet në të dhënat e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve…

Studimi/Tirana nje nder qytetet me te frekuentuara per banim

Sipas një studimi më të fundit të projektit “Open Data Albania”, Tirana rezulton si qyteti që preferohet më shumë për banim nga shqiptarët. Sipas studimit me titull me titull “Popullsia në Tiranë në vitet 2001 – 2009”, i cili i referohet shifrave nga bashkia e Tiranës, kryeqyteti shqiptar është një ndër qytetet më të synuara për banim nga shqiptarët. Ndër vite ajo ka qenë mikpritëse…

Shqipëria harxhon më shumë për Ushtrinë se për Policinë

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit. Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht…

Universitetet, “dobët” Vlora dhe Elbasani

“Open Data Albania”: 40% e pedagogëve, me nivel të ulët kualifikimi Renditja e universiteteve publike dhe private, rezultatet e të cilit u pritën me padurim, u shoqëruan me debate të panumërta. Kjo, për shkak të përgjigjeve të “vakëta” të publikuara në tabelat zyrtare të Ministrisë së Arsimit, ndryshe nga ajo që u premtua gjatë realizimit të këtij procesi. Ndonëse të gjithë ishin në pritje të…

Profile profesionale të drejtuesve të lartë të Shtetit – Kryetari i Këshillit të Ministrave Maj 1991 – Nëntor 2011

Open Data Albania ka hulumtuar mbi profilet profesionale të drejtuesve më të lartë të Shtetit, përkatësisht individëve që kanë drejtuar në postin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Analiza hulumtuese është realizuar në harkun kohor Maj 1991 – Nëntor 2011 (muaji aktual) pas zgjedhjeve të para pluraliste me rrëzimin e Regjimit Komunist. Të dhënat janë hulumtuar në faqet zyrtare të Institucioneve Kryesore si Kuvëndi; Këshilli…

Buxheti per funksionin ‘Shendetesi’ per vitin 2012

Shperdarja e buxhetit per funksionin “Shendetesi” per vitin 2012 grafikisht paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA Shperdarja ne perqindje e buxhetit per funksionin ” Shendetesi” per vitin 2012 paraqitet: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA Te dhenat mbi buxhetin per funksionin  Shendetesi per vitin 2012 paraqiten  ne tabelen dinamike me poshte: Burimi: Ministria e FinancavePerpunimi dhe komentet: ODA

Datathon, një maratonë për të shpëtuar zemrën e fëmijëve

Shqipëria është vendi me vdekshmërinë më të lartë foshnjore. Me burim parësorë Bankën Botërore dhe analizë hulumtuese nga Open Data Albania në 2009-ën ndër njëmijë foshnja të moshës 0-1 vjec, katërmbëdhjetë nuk ja kanë dalë në betejën për jetën. Vende të tjera të rajonit kanë vdekshmëri më të ulët se 14, përkatësisht Bosnja e ka 13 vdekje për njëmijë fëmijë, Maqedonia 10, Serbia 4 dhe…

Pyetje të zakonshme

Çfarë është Open Data Open data eshte nje filozofi dhe nje prakike qe konsiston ne ofrimin informacioneve dhe te dhenave  ne menyre te lire. Keto te dhena duhet te mundesohen per perdorim nga cdo kush, pa kufizime te drejtash autori, patentimi apo mekanizma te tjere kontrolli. Praktika e Open Data i ka rrënjët në tezën e Merton i cili argumentoi për një lidhje midis rritjes…

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat 2000-2011

Të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë të ardhura që vilen nga të gjitha llojet e taksave dhe tatimeve që zbatohen nga Qeveria Qëndrore. Në to përfshihen 6 kategori kryesore: Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Tatimi mbi Fitimin, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksat Doganore dhe Taksat Nacionale e të tjera. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat përbëjnë zërin kryesor në sigurimin e të…

Arsimi publik dhe privat (2004-2010)

Megjithë kritikat dhe kundërshtimet e fuqishme kundër hapjes së Institucioneve Jo Publike të Arsimit të Lartë (IJPAL), universiteti i parë privat u licensua në vitin 2003. Në tre vitet e para, numri i tyre ishte shumë i kufizuar, por pas vitit 2006, ky treg mori zhvillim të menjëhershëm. Kërkesa gjithmonë e më e lartë për edukim e bëri shumë të lehtë lindjen dhe mbijetesën e…

Privatizimet ne Shqiperi 1993-2010 nepermjet shifrave

Privatizimi është procesi i transferimit të pronënsisë së një ndërmarrjeje, agjensie, shërbimi apo aseti publik drejt sektorit privat. Të ardhurat që sigurohen nga ky proces, quhen të ardhura nga privatizimi. Në klasifikimin funksional ndërkombëtar (COFOG – Classification of the Functions of Government), që përdoret në hartimin e tabelës fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, këto të ardhura nuk hyjnë në grupin e të Ardhurave Totale të…

Open Data: Buxheti ulet çdo vit. Per 2011 qeveria dha 2.8% te PBB, mesatarja e BE eshte 5.1%

Arsimi, Shqipëria e parafundit në rajon Studimi: Leme pas vetem Turqine per parate qe jep shteti Shqipëria renditet në vendet e fundit të listës së vendeve të rajonit dhe BE-së sa i takon parave që shpenzon për arsimin. Sipas një studimi të publikuar nga “Open Data“, nga 12 vende të marra në krahasim ne renditemi në vendin e 11-të, duke lënë pas vetëm Turqinë. Ndërkohë…

ODA: Zgjedhjet e 2009 dhe “8 maji”, më të kushtueshmet për Shqipërinë

OPEN Data Albania bën të ditur se zgjedhjet e qershorit 2009 dhe zgjedhjet lokale të 8 majit 2011 janë proceset zgjedhore më të kushtueshme që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. “Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 janë administruar nëpërmjet një fondi prej 600 milionë lekësh dhe po kaq janë parashikuar për zgjedhjet lokale të vitit 2011. Këto vite shënojnë dhe shifrat më të larta të…

Privatizimet, sektori strategjik i ekonomisë

Procesi i privatizimit të aseteve publike rrit investimet e huaja, sjell më shumë para për buxhetin e shtetit dhe një zhvillim të mëtejshëm të sipërmarrjes private. Kjo konstatohet nga shifrat e këtij sektori dhe rritjen e të ardhurave të cilat financojnë defiçitin e buxhetit. Adresa në rrjet, Open.Data.Al ka publikuar të ardhurat në vite nga privatizimet. Nga grafiku duket qartë ndikimi i të ardhurave në…

Gjykata: Procesi gjyqësor për hetimin e masakrës së Kozarës, nëpërmjet torturës

Kushtetuesja rikthen për gjykim masakrën e Kozares, Luan Mara i shpëton burgut përjetë Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetues ditën e djeshme, vendimet e tre gjykatave për dënimin e Luan Marës me burgim të përjetshëm. Çështja Luan Marra njihet për opinionin publik dhe si Masakra e Kozarës. Pesë vite pas arrestimit dhe dënimit si autor i vrasjes se katërfishte të vëllait dhe familjes se tij…