Realizimi i të Ardhurave Buxhetore, Buxheti i Shtetit viti 2015

Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e buxhetit të shtetit për vitin 2015. Realizimi i buxhetit vlerësohet duke krahasuar buxhetin e planifikuar në fillim të vitit me buxhetin faktit në fundvit. Të dhënat për buxhetin e planifikuar merren ne ligjin e buxhetit te shtetit, i cili si praktikë miratohet disa ditë para fillimit të vitit të ri. Të dhënat faktike jepen në statistikat fiskale…

Kosto e Punës në Shoqëri Aksionare me kapital të një Institucion Publik 2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me koston e punës në shoqëri me aksionar institucione shtetërore. Kostot e punës përfshijnë vlera për pagesat për punonjësit, pagat bruto, kontributet për sigurimet shoqërore që paguan punëdhënësi, kostot e trajnimit profesional, shpenzime e rekrutimit dhe ato për veshje, strehim apo taksa të tjera të punësimit. Nga njëqind e njëzetë shoqëri tregtare marrë në hulumtim të reklamuar në databazën…

Rritje dhe Zvogëlime Kapitali gjatë 2015 në Shoqëri Aksionare nën zotërimin e një Institucion Publik

Open Data Albania po hulumton lidhur me ndryshimet në kapitalin themeltar të 120 shoqërive aksionare nën zotërimin e një institucioni publik (shtetëror) në vitet 2014-2015. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të vendosura në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR. Ndryshimet në kapital vinë si produkt i dy procedurave Rritje ose Zvogëlim Kapitali e Shoqërisë. Rritje Kapitali shënohet si pasojë e: …

Administratorë të Shoqërive Aksionare me kapital publik, 31 Dhjetor 2015

Open Data Albania po hulumton lidhur me administratorët e shoqërive me aksionar institucione publike. Administratori i një shoqërie tregtare emërohet nga  Këshilli Mbikëqyrës, ndërsa ky i fundit zgjidhet nga Aksionarët (në këtë rast vetë institucioni publik dhe titullari).Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare të reklamuara në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR deri në datën 31 dhjetor 2015.…

Xhiro Vjetore e Shoqërive me Aksionar një Institucion Publik, 2012-2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me xhiron vjetore të shoqërive me aksionar subjekte shtetërore për vitet 2012-2014. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare sipas dokumentacionit marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR. Në vitin 2014 nga 120 shoqëri aksionare me aksionar mazhoritar një Institucion Publik, vetëm 65 kanë pasqyrat e tyre financiare të reklamuara në databazën e QKR.…

Kapitali Aksionar i Shoqërive Tregtare të llojit SHA me aksioner një Institucion Publik ekstrakte QKR, 31 Dhjetor 2015

Open Data Albania po hulumton lidhur me kapitalin themeltar të shoqërive me aksioner të vetëm apo mazhoritar një institucione publike (shtetërore). Të dhënat për hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të 120 Shoqërive Aksionare SHA, pasqyruar në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR. Më 31 Dhjetor 2015 njëqind e njëzetë shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim, shënojnë një vlerë kapitali në total prej 161.6…

Fitimi Vjetor Para Tatimit i Shoqërive Tregtare me aksionar një Institucion Publik, ekstrakte QKR, 2012-2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me fitimin para tatimit të shoqërive me aksioner një institucion publik (shtetëror) në vitet 2012-2014. Ky indikator është tregues i fitimit ose humbjes kontabël neto gjatë një periudhe ushtrimore, para zbritjes së tatimit mbi fitimin. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të Shoqërive Aksionare sipas dokumentacionit marrë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR. Në 70 shoqëri…

Partia Socialiste, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015

Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Socialiste PS. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PS ka arritur të siguroi një fond prej 9.3 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PS deklaron të ketë shpenzuar 109.7 milion lekë, duke shënuar kështu një tejkalim fondesh prej 17 milion lekë. Burimi:http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore Komente dhe analiza: ODA…

Donator të regjistruar në Fushatën Zgjedhore 21 qershor 2015

Subjektet Zgjedhore kanë mundësi të financohen në fushata zgjedhore nga dhurues privat, Individ apo Persona Juridik Vendas. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar rregullat e dhurimit për subjekte elektorale dhe rastet e konfliktit të interesit për subjektet donator. Individ apo subjekte juridike nuk mund të dhurojë shuma më të mëdha se një milion lekë. Çdo dhurim i shumave mbi njëqindmijë lekë bëhet përmes llogarive bankare dhe regjistrohet…

Partia Demokratike, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015

Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Demokratike PD. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PD ka arritur të siguroi një fond prej 81.1 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PD deklaron të ketë shpenzuar vetëm 78.8 milion lekë, duke shënuar kështu për herë të parë një tepricë fondesh prej 2 milion lekë.…

Kursi i Këmbimit për Monedhat GBP, EURO, CHF, dhe USD kundrejt Lekut 2015

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për Monedhat Pound Britanik GBP, EURO, Franga Zvicerane CHF, dhe Dollari Amerikan USD  kundrejt Lekut Shqiptar gjatë muajve të vitit 2015 sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin…

Përfaqësimi i gruas në Kuvend, 1 Janar 2016

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me përfaqësimin e gruas në Parlament. Më 1 Janar 2016, Kuvendi i Shqipërisë ka në përbërje tridhjetë e një deputete. Një vit më parë  në Kuvendin e Shqipërisë ishin vetëm 26 deputete duke shënuar pjesëmarrje 18,6%. Më 1 janar 2016 pjesëmarrja e gruas në Kuvend qëndron në nivelin 22,14%. Aktualisht pesëmbëdhjetë prej tyre janë deputete të Partisë…

Vlerësimi për Shqipërinë në Indeksin Global të Terrorizmit ,GTI 2006-2014

Open Data Albania po publikon renditjen në Indeksit Global të Terrorizmit. Të dhënat përkojnë me periudhën 2006-2014 dhe janë vlerësim i Institute of Economics and Peace. Indeksi mat dhe vlerëson ndikimin direkt dhe indirekt të ngjarjeve të terrorizmit, duke përfshirë efektet, viktimat, lëndimet, dëmtimet materiale dhe efekte psikologjike që shkaktojnë. Indikatori tregon ndikimin që ka terrorizmi tek këto vende dhe nuk mat rrezikun nga terrorizmi…

Transferta e pakushtëzuar dhe transferta specifike sipas bashkive, 2016

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e transfertës se pakushtëzuar dhe asaj specifike ne njësite e pushtetit vendor për vitin 2016. Transferta e pakushtëzuar ka si qellim tu plotësoje njësive te qeverisjes vendore diferencën mes nevojave për shpenzime dhe te ardhurave qe ato krijojnë. Për vitin 2016, transferta e pakushtëzuar është 11.8 mld lekë, ku 96.3% i takon bashkive dhe 3.7% qarqeve. Po ashtu,…

Statistika mbi Korrupsionin sipas Procedimeve Penale te Gjyqësorit ne RSh 2004-2009

Statistika mbi çështje gjyqësore dhe autorë të dënuar për vepra penale që lidhen me korrupsion shpërdorim dhe abuzim në detyrë apo në funksion publik. 1.1-Dinamika. Numri i çështjeve dhe autorëve për këtë grup veprash penale shënon rritje të vazhdueshme nga viti në vit. Trendi 2004-2009 është rritës. Konkretisht për çështje ndër vite janë regjistruar: Burimi: Ministria e Drejtësisë, Vjetarë statistikore 2004 – 2009           …