Norma e Inflacionit Historik në Shqipëri nga 1992 dhe Vende Europiane 2010 – 2021

Open Data Albania po hulumton lidhur me normën e inflacionit në Shqipëri dhe vendet e tjera të Europës. Të dhënat janë marrë nga Banka Botërore. Norma e Inflacionit paraqet rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonomi. Sipas Bankës së Shqipërisë zyrtarisht inflacioni filloi të matej që nga korriku i vitit 1992 ndaj dhe ne kemi paraqitur si ka ndryshuar norma e inflacionit që…

Paga Minimale dhe Fuqia Blerëse, humbja nga mos ndryshimi me indeksim

Open Data Albania po hulumton në lidhje me rritjen e pagës minimale zyrtare në Shqipëri në vitet 2000-2022. Në vitet 2000-2022, rritja e pagës minimale ka qenë e rregullt, përjashtuar vitet 2007, 2014-2016, 2018 dhe 2020. Për vitin 2022, paga minimale është rritur në muajin Prill edhe pse ishte parashikuar që të rritej në mes të vitit. Kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së…

Karakteristika të Konsumit Familjarë në Shqipëri, Shpenzimet sipas llojit 2020

Open Data Albania po analizon treguesin e konsumit mesatar mujor të familjeve shqiptare, pra sa shpenzon mesatarisht çdo muaj një familje rezidente shqiptare për të plotësuar kërkesat e tyre individuale për mallra dhe shërbime. Të dhënat në shqyrtim e kanë burimin nga INSTAT. Në vitin 2020 një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 83 475 lekë çdo muaj për mallra dhe shërbime të konsumit, shifër kjo 20%…

Niveli i varfërisë në Shqipëri dhe Popullsia nën nivelin kombëtar të varfërisë për vende të Evropës

Open Data Albania po analizon të dhëna lidhur me indikatorin e varfërisë absolute në kufijtë kombëtar të varfërisë. Të dhënat në shqyrtim kanë si burim INSTAT. Varfëria është një koncept i cili shprehet në mënyrë sasiore bazuar në treguesit e të ardhurave për frymë dhe në aftësinë e individëve për të përmbushur nevojat jetësore bazë. Megjithëse Shqipëria nuk ka një minimum jetik të njohur me…

Kapitali Themeltar i Shoqërive Tregtare që zotërohen nga Ministritë, Ekzekutivi Prill 2022

Në këtë Artikull po hulumtohet lidhur me vlerën e kapitalit themeltar të shoqërive me zotërues aksioner apo ortak një Institucion Publik Qendrore, Ministri. Pronësia  nga Institucioni Publik mund të jetë plotësisht publike ku 100% e Kapitalit zotërohet nga Institucioni, ose mix ku vetëm një pjesë e kapitalit zotërohet nga Institucioni Publik dhe pjesa tjetër është në zotërim jo publik. Të dhënat janë sipas informacionit për…

Xhiro Vjetore e Shoqërive me Aksionar një Institucion Publik (Ministri), 2018-2020

Në këtë artikull por hulumtojmë lidhur me xhiron vjetore të shoqërive me aksionar një Institucion Publik (Ministri) për periudhën 2018-2020. Të dhënat në hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të shoqërive aksionare në pasqyrat financiare të depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit QKB.  Mbështetur në ligjin Nr. 9723, datë 03.05.2007, “Për Regjistrimin e Biznesit” të ndryshuar, neni 43, pika (3) specifikohet se shoqëritë që kanë…

Origjina e Stokut të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri 2021

Open Data Albania bazuar në të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë po analizon origjinën e Stokut të Investimeve të Huaja Direkte në Shqipëri. Stoku i Investimeve të Huaja Direkte përfaqëson vlerën e aseteve që zotërojnë të huajt në ekonominë shqiptare, në formën e kapitalit dhe huave neto që ata kanë dhënë për kompanitë rezidente në një pikë të caktuar kohore. IHD janë flukse…

Sektori Jofitimprurës, Numër organizatash 2006-2020, Raporte gjinore në drejtimin e OJF-ve

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e Organizatave Jo Fitimprurëse që veprojnë në vend. Sipas Ligjit Nr. 8788, Datë 7.5.2001, Jo-Fitimprurëse është një shoqatë, fondacion apo qendër, që ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore. E drejta e themelimit të një organizate jofitimprurëse i takon çdo personi fizik ose juridik, vendas ose i huaj. Organizatat jofitimprurëse pas themelimit, duhet të…

Kosto Të Konsumit Jetik dhe Prodhimit faktorë të Jashtëm dhe të Brendshme me Potencial për Rritje, Mars dhe Prill 2022

Open Data Albania po analizon mbi arsye dhe potencial për rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve dhe kostove në Shqipëri, çmime prodhimi, eksporti apo në finale konsumi. për këtë po listojmë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Përveç embargove në tregje për shkak të Agresionit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës, janë edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritje kostosh që që lidhen me…

Subjekte Ekonomike ne vend dhe Pesha e Bashkisë Tiranë kundrejt Totalit 2010 – 2020

Open Data Albania po hulumton mbi peshën që kanë Subjektet Ekonomike të regjistruara dhe me seli aktiviteti në territorin e Bashkisë Tiranë kundrejt totalit të Subjekteve Ekonomike në Vend. Të dhënat janë siguruar nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, INSTAT dhe të dhëna zyrtare të Bashkisë Tiranë. Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve (RSN) publikohet çdo vit në muajin Qershor dhe përmban të dhëna të detajuara për njësitë…

Tatimi mbi të Ardhurat Personale në Republikën e Shqipërisë, Janar 2022

Open Data Albania po liston llojet e tatimit mbi të ardhurat personale, pra, të individit shtetas apo resident në vend, sipas llojit të të ardhurës që ai gjeneron (fiton dhe arkëton). Listimi po bëhet vetëm mbi të ardhura që nuk përkojnë me të ardhura të pagës apo të ardhura nga biznesi, por të ardhura të tjera që individi gjeneron, si: qiramarrje, interesa bankare apo të…

Konsumi Vjetor i Energjisë Elektrike, Biznese dhe Familje, 2017 -2021

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi konsumin vjetor të Energjisë Elektrike nga konsumatorët familjarë dhe konsumatorët biznese për periudhën 2017-2021. Konsumi total të energjisë elektrike është rritur në vite. Viti 2021, konsumi total i Energjisë Elektrike është 8 414 836 MWh (megavat orë) duke shënuar një rritje me 10.9% krahasuar me vitin paraardhës 2020. Kjo rritje e konsumit të energjisë elektrike vihet re…

Çmimi i Energjisë Elektrike furnizim për Bizneset 2015-2022, dhe aspekte të Liberalizimit të Tregut

Open Data Albania po hulumton  mbi procesin e liberalizimit të energjisë elektrike dhe çmimeve të shitjes të Energjisë Elektrike për konsumatorët Biznese sipas tensionit të furnizimit për periudhën 2015-2022. Konkretisht bizneset klasifikohen si Klientë të furnizuar me tensionin 35 kilovolt (kV), Klientë të furnizuar me 20/10/6 kilovolt (kV), Klientë të furnizuar me tensionin 0.4 kilovolt (kV), kategoria biznese Furra Buke dhe Fabrika Prodhim Mielli në…

Eksportet Ruse sipas grup-mallrave kryesore, pozicionimi i saj në tregun ndërkombëtar

Open Data Albania po hulumton mbi tregtinë e jashtme të Federatës Ruse sipas grup-mallrave dhe vendeve partner tregtar. Kjo analizë po bëhet në mënyrë që të kuptojmë më mirë se për cilat produkte mund të kemi mungesa në tregun botëror, apo vendin tonë. Do të shohim gjithashtu se cilat vende kanë importuar më shumë, përgjatë 3 viteve të fundit, për këto, 10 grup mallra kryesore,…

Përqendrimi i tregut të hidrokarbureve në Shqipëri sipas Ideksit Herfindahl-Hirschman (HHI)

Ekipi analist pranë Open Data Albania po bën një analizë të tregut shqiptar të “Karburante dhe Vaj”, duke vlerësuar nëse kemi premisë për Përqendrim në operator me pozitë dominuese në treg. Për të bërë këtë analizë, kemi aplikuar si kampion vetëm blerjet e tregut buxhetor (blerje që paguhen nga Buxheti i Shtetit), dhe rastin e subvencionimit të pjesës për karburant për fermerët,  pasi të dhënat…