Inceneratorë me PPP, Mbështetja Financiare nga Buxheti i Shtetit ndër vite, 2015-2024

Open Data Albania po hulumton në lidhje me mbështetjen financiare të dhënë nga Buxheti i Shtetit ndër vite për Kontratat e Koncesionit PPP në sektorin e menaxhimit të mbetjeve. Konkretisht bëhet fjalë për Kontratat e Koncesionit: Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, me zbatues shoqërinë Integrated Energy BV SPV sh.p.k. Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të…

Pensioni Mesatar dhe numri i pensionistëve në Qytet dhe në Fshat, 2012-2021

Open Data Albania po hulumton sa i kushton një pensionist Institutit të Sigurimeve Shoqërore çdo muaj, dhe për rrjedhojë edhe sa i ka të ardhurat mesatare mujore çdo pensionist i Republikës së Shqipërisë. Të dhënat për këtë analizë janë marrë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në harkun kohor të viteve 2012-2021 sipas ISSH numri i pensionistëve në RSH ka ardhur çdo vit në rritje. Në…

Tatimi mbi Konsumin e Produkteve Ushqimore, Energjisë dhe Transportit, TVSH Shqipëri kundrejt EU dh Rajoni, 2022

Open Data Albania po zbardh normën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSH në Rajon (BP) dhe Bashkim Europian (BE) për artikuj bazë të shportës së konsumit. Konkretisht produkte ushqimore, transport dhe energji elektrike, gaz natyror etj. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga databaza tatimore e Komisioni Evropian dhe platforma PWC. Normat e reduktuara të TVSH filluan të aplikohen gjerësisht pas pandemisë Covid…

Paketa e Rezistencës Sociale e Qeverisë Shqiptare përmes Ndryshime Buxheti i Shtetit Akt Normativ nr 3. Datë 12 Mars 2022

Open Data Albania po zbardh ndryshimet e planit të Buxhetit 2022 miratuar me Akt Normativ nr. 3 datë 12.03.2022 si Ndryshime me Akt Ligjor, kundrejt planit origjinal të miratuar në Ligjin nr 115 Për Buxhetin e Vitit 2022. Ky ndryshim vjen për të përfshirë në Buxhetin 2022, efektet buxhetore të Paketës së Rezistencës Sociale, e cila u lancua në datë 12 Mars, pas protestës qytetare…

Financimi Ndërkombëtar për Rindërtimin e Dëmeve dhe Humbjeve nga Tërmeti në Nëntor 2019

Open Data Albania po zbardh kostot financiare të përllogaritura pas tërmetit Nëntor 2019, si dhe financimet ndërkombëtare të angazhuar për mbulimin e tyre. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga Raporti Zyrtar i Komisionit Evropian mbi Konferencën e Donatorëve në 17 Shkurt 2020 dhe nga Raporti Analiza e Nevojave pas Tërmetit. Sipas raportit zyrtar, përllogariten rreth 985 milionë Euro si dëme apo humbje të…

Krahasim Shqipëria vs Rajoni Normat e TVSH dhe pesha e të ardhurave të TVSH ndaj të ardhurave tatimore

Open Data Albania po zbardh normën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar TVSH sipas vendeve të BE-së, OECD-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe krahason peshën e të ardhurave të mbledhur nga TVSH ndaj të ardhurave tatimore. Një Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) është një taksë konsumi mbi vlerën e shtuar në çdo fazë të prodhimit dhe tregtimit të një malli ose shërbimi. Ky lloj…

Shkëmbimi Tregtar, Import Eksporte të Federatës Ruse me vendet që aplikojnë Sanksione

Në këtë artikull po listojmë historikun në vlerë eksporte dhe importe, që ka Federata Ruse me vendet që po aplikojnë tashmë sanksione tregtare dhe embargo në mënyrë të ndërsjellët. Vendet dhe Tregjet po afektohen nga sanksionet tregtare dhe kjo pritet të japë efektë të mëtejshme në muajt që pasojnë. Në datën 24 Shkurt 2022 menjëherë pas fillimit të Agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, Këshilli Europian…

Ndryshime Buxheti i Shtetit Pakësim për Personel Fond Paga për Buxhetore, Akti Normativ i 12 Marsit, për Masat Antikrizë

Open Data po hulumton në lidhje me paketën e “Rezistencës Sociale”, të njoftuar nga Qeveria Shqiptare në kuadër të krizës së çmimeve, të ardhur si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Një aspekt që do analizojmë në këtë artikull është efekti që pritet të japë Paketa për rezistencë Sociale në Fond për Personel apo Vende Pune dhe Pakësime Fonde Personeli Buxhetor vitit 2022. Kështu Akti Normativ nr.…

Të Ardhura Buxhetore nga Tatimi mbi Konsumin në Kohë Krize Mars 2022

Open Data Albania po hulumton mbi Koston e Përballimit të Krizës të ndërmarra nga Qeveria me Akt Normativ për Ndryshimin Buxhetit. Në datën 12 Mars Qeveria me Akt Normat Normativ ka rritur Shpenzimet Buxhetore me 10 miliard lek ose me 1.8% më shumë seç ishin në planifikimin buxhetor të vitit 2022 Ligji nr. 115 / 2021. Në tatal në datën 12 mars Qeveria ka rritur…

Import dhe Eksport i Lëndëve Djegëse karbure 2013-2021

Open Data Albania po analizon të dhënat mbi vlerën, sasinë dhe çmimin mesatar të hidroharbureve të importuara dhe eksportuara në vend për periudhën 2013-2021. Burimi i informacionit është INSTAT dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Në këtë analizë janë përfshirë lëndët djegëse si nafta, gazi, benzina si dhe vajrat mineral. Viti 2021 ka shënuar sasinë në ton më të lartë të importuar të hidrokarbureve që…

Projeksion, data kur Shqipëria potencialisht arrin nivelin e të ardhurave për frymë të BE-së

Open Data Albania po analizon projeksione apo skenarë të ndryshëm që tregojnë se kur do të arrijë Shqipëria të njëjtin nivel të të ardhurave për frymë me atë të Bashkimit Europian, përkatësisht mesataren e tyre. Për të realizuar projeksionet pesimiste dhe optimiste potencialisht të mundshme, po konsiderojmë dinamikën me të cilën kanë ndryshuar të ardhurat për frymë në vend. Duke vlerësuar ecurinë e rritjes apo…

Fondi i Rindërtimit plan vs realizim 2020-2022, efektet në Buxhetin e Shtetit

Open Data Albania po hulumton mbi efektet buxhetore të përballuara nga Buxheti i Shtetit në kuadër të Programit të Rindërtimit nga tërmeti i ndodhur në Nëntor 2019. Kostot buxhetore të tërmetit janë alokuar në një fond të veçantë i emërtuar Fondi i Rindërtimit. Në artikull analizohen dinamikat e fondit në planifikim dhe në zbatim gjatë periudhës 2020-2022.  Ky artikull zbardh kostot e Buxhetit të Shtetit…

Shpenzime, Personel dhe Investime për Mbrojtjen dhe Ushtrinë, Shqipëria dhe Rajoni, 2000 -2022

Open Data po hulumton në lidhje me Shpenzimet e Mbrojtjes së Shqipërisë, për periudhën kohore 2000-2022. Të dhënat janë marrë nga statistikat e Bankës Botërore, SIPRI (Stockholm International Peace Research Institute), NATO dhe Ministria e Mbrojtjes. Në tabela jane paraqitur edhe Shpenzime Mbrojtje Plan per vitet 2021 dhe 2022. Nëse marrim në analizë vitet 2000-2020, trendi ka qënë i luhatshëm. Për vitin 2020 niveli i…

Prokurime Publike, Procedura pa Konkurrim në numër dhe vlerë tenderimi 2020 dhe 2021

Në këtë artikull po hulumtojmë mbi Procedura Prokurim publik të mbajtura në vitit 2020 dhe 2021 pa garë të hapur. Si të tilla kemi zgjedhur tenderimet me procedurë të Kufizuar lokale apo ndërkombëtare dhe procedurat me Negocim pa Shpallje. Nuk kemi konsideruar në mungesë gare procedurat që janë me negocim me shpallje paraprake apo kërkesë për propozim. Të dhënat janë marrë nga DataBaza e Agjencisë…

Borxhe të Garantuara për Sektorin Energjetikë, vlera dhe borxh dhënësit 2021

Open Data po hulumton në lidhje me ndikimin e sektorit energjitik në nivelin e borxhit të garantuar. Më parë Open Data ka publikuar një Artikull në lidhje me Borxhin e Garantuar ku ka evidentuar se për vitin 2020 garancitë në sektorin energjitik zënë rreth 67.2% të totalit të garancive shtetërore. Me shpalljen e gjendjes së krizës energjitike nga ana e Qeverisë, mekanizmi i garancive sovrane…