Shpenzime buxhetore Korente dhe Kapitale në vite 2000-2022

Open Data Albania po hulumton mbi Strukturën e Shpenzimeve buxhetore publike në vite, referuar klasifikimit ekonomik në shpenzime korente dhe kapitale. Shpenzimet kapitale janë shpenzimet që kryen njësia buxhetore për blerjen e aseteve të reja publike apo riparimin e atyre të mëparshme dhe jetëgjatësia e të cilave shkon përtej një viti fiskal. Shpenzimet kapitale përfshijnë financimin e brendshëm dhe të jashtëm për investime publike. Po…

Kosto e Borxhit Publik në Shqipëri, 2000-2022

Open Data Albania po hulumton në lidhje me Koston e Borxhit Publik  për periudhën 2000-2022. Për vitin 2021 dhe 2022, të dhënat mbi koston e borxhit janë të planifikuara dhe të raportuara në publikimet zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Për vitin 2022, struktura e stokut të borxhit publik është parashikuar të jetë 54.4% borxh i brendshëm dhe 45.6% borxh i jashtëm. Ndër vite…

Borxh Shtetëror i Garantuar 2010- 2021

Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e Borxhit të Garantuar  në Shqipëri për periudhën kohore 2010-2021. Borxhi i Garantuar përfaqëson detyrimet e borxhit të njësive të sektorit publik dhe privat, shërbimi i të cilit është i garantuar, në bazë të marrëveshjeve, nga Qeveria Qendrore dhe klasifikohet në borxh të jashtëm dhe borxh të brendshëm të garantuar. Për vitin 2020, Borxhi i Garantuar është vlerësuar…

Analizë e Borxhit të Brendshëm, 2010 – 9 mujori 2021

Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e Borxhit të Brendshëm në Shqipëri për periudhën kohore 2010-2021.  Borxhi i Brendshëm Publik përfaqëson detyrimet e borxhit të rezidentëve të një vendi ndaj rezidentëve të po atij vendi dhe përfshin letrat me vlerë të qeverisë (bono thesari dhe obligacione) të emetuara në tregun e brendshëm nga Qeveria Qendrore dhe borxhin e garantuar të mbajtur nga subjektet që…

Analizë e Borxhit të Jashtëm Publik, 2010 – 2022

Open Data po hulumton në lidhje me kompozimin e Borxhit Publik të Jashtëm në Shqipëri për periudhën 2010 – 2022. Të dhënat për vitin 2022 janë të dhëna të planit, ndërsa të dhënat për vitin 2021 bazohen në të dhënat zyrtare paraprake të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Borxhi i Jashtëm nënkupton detyrimet e borxhit të rezidentëve të një ekonomie ndaj jorezidentëve në një vit…

Paga Buxhetore në vite për funksione si Rendi dhe Siguria Publike, Mbrojtja, Arsimi dhe Shëndetësia

Në këtë artikull analizohen shpenzimet e pagave për 2017-2022 në institucione buxhetore që mbulojnë funksionet si: rendi dhe siguria publike, arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja. Të dhënat janë marrë nga tabelat shoqëruese të Ligjit të Buxhetit vjetor në cdo vit ku paraqiten shpenzimet e planifikuar për paga. Pesha mesatare që shpenzimet për paga zënë ndaj totalit buxhetor varion rreth 13 përqind për periudhën 2013-2022. Kjo peshë…

Paga Mesatare në Sektorin Buxhetor kundrejt Paga Mesatare Tregu i Punës 2013-2022

Open Data Albania po hulumton mbi pagën mesatare në sektorin buxhetor dhe pagën mesatare në tregun e punës në vend gjata 2013 – 2022. Ky tregues na ndihmon të kuptojmë nëse sektori buxhetor ofron më shumë se tregu i përgjithshëm i punës dhe dinamikën me të cilën ndryshon kjo mesatare në vite. Të dhënat për këtë artikull janë marrë nga tabelat shoqëruese të Ligjit të…

Shpenzime Buxhetore për Personelin 2013 – 2022

Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet buxhetore për personelin për periudhën 2013-2022.   Në shpenzimet e personelit përfshihen: (i) Pagat, që zë edhe peshën kryesore të kësaj kategorie shpenzimesh; (ii) Kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të detyrueshme; (iii) fondi i veçante i pagave për të mbuluar bonuset dhe shpërblimet e stafit; (iv) politika të reja pagash që planifikohet të shkojnë për rritjen e…

Të Punësuar Buxhetor 2022 dhe Pagat Mesatare sipas Institucioneve Buxhetore

Në vitin 2022 në Institucionet Drejtpërdrejt Buxhetore, është parashikuar numër punonjësish buxhetor 84 214 (tetëdhjetë e katër mijë e dyqind e katërmbëdhjetë). Janë 450 më shumë të punësuar se në 2021. Të punësuar në institucione buxhetore përfshijnë vetëm institucionet, në të cilat kostot e punonjësve mbulohen me fondet e Buxhetit të Shtetit. Nuk përfshihen: Banka Qëndrore, apo struktura të tjera të sektorit publik si ndërmarrje…

Prodhimi i energjisë elektrike nga Hidrocentrale Publike dhe Private 2007 – 2021

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi prodhimin e Energjisë Elektrike nga Hidrocentrale në vend. Përveç veprave hidrike nën zotërim dhe administrim të koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare KESH, në vend funksionojnë edhe HEC të vogla dhe të mesme. Licencimi dhe Ndërtimi i tyre filloi gjatë Programit Qeveritar për Energjetiken mandati 2009 – 2013, përmes Partneriteteve Publike Private apo HEC-e Koncesionare. Programi synonte që investime private…

Çmimi i karburanteve, Shqipëri dhe Rajoni, 2021-2022, Rritja në Bursë dhe Indeksimi me Rritje i Akcizës në Shqipëri

Open Data Albania po hulumton mbi arsyet e rritjes së çmimit të naftës dhe derivateve të saj në Shqipëri, për periudhën 2021-2022. Pothuaj në të gjitha shtetet europiane vihet  re një rritje e konsiderueshme e çmimit të karburanteve krahasuar me 2021. Shkaqet kryesore: janë rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare (treguesi Brent), rritja e inflacionit si dhe rënia e furnizimit të vendeve Europiane…

Renditje Biznese Përfituese nga Thesari i Shtetit sipas vlerave, trevjeçari 2019-2021

Në këtë hulumtim po hulumtojmë mbi transaksionet e Thesarit të Shtetit në Shqipëri dhe shpërndarjen e tyre gjatë 3 (tre) vjeçarit të fundit. Në shqyrtim janë marrë kompanitë ose operatorët ekonomikë privatë që kanë përfituar më shumë vlerë pagesash nga buxhetit të shtetit për këtë periudhë. Nga kjo analizë janë përjashtuar pagesat për institucionet shtetërore, shoqëritë publike, të zotëruara nga Ministri, Bashki ose autoritete të…

Ndihma ekonomike dhe numri i Familjeve Përfituese 2000-2020

Open Data Albania po publikon të dhëna mbi  fondin e ndihmës ekonomike të alokuar në Shqipëri dhe familjet përfituese sipas viteve nga 2000 deri në vitin 2020. Burimi i të dhënave është marrë nga Shërbimi Social Shtetëror. Ndihma ekonomike është një pagesë e kufizuar në kohë dhe e kushtëzuar, që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, për kategoritë e përcaktuara në ligjin nr.…

Transaksione Thesari përmes Bankave të Nivelit të Dyte, Pozicioni dhe Vëllimi 2019-2021

Open Data Albania po hulumton mbi performancën e Bankave të Nivelit të Dytë në Shqipëri gjatë 3 (tre) vjeçarit të fundit. Në shqyrtim janë marrë edhe pagesat e Thesarit të Shtetit që realizohen nëpërmjet Bankave për secilin vit. Në fillim të periudhës që po analizojmë, në vitin 2019, ishin ende 14 banka aktive në Shqipëri. Për të arritur tek reduktimi i numrit të bankave të…

Shpenzimet e planifikuara qeveritare për Programet e Shëndetësisë, Buxheti 2022

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e shpenzimeve publike për shëndetësi ndër vite duke analizuar programet që mbulojnë shërbimet shëndetësore. Sipas Ligjit Nr. 115/2021 ‘Për buxhetin e vitit 2022’, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale janë planifikuar rreth 77 miliardë lekë, prej të cilave rreth 63% ose 49 miliardë lekë janë alokuar për funksionin e shëndetësisë nëpërmjet katër programeve.  Fondet e planifikuara për…