Pensionet e invaliditetit në skemën e sigurimeve shoqërore 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të invaliditetit për vitin 2013. Pensioni i invaliditetit në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë gjymtime të forta e dëmtime fizike përfshirë dhe verbimin. Gjatë këtij viti kanë përfituar pensione invaliditeti 36 307 persona të…

Depozitat bankare sipas afatit të maturimit 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me dinamikën e depozitave bankare me apo pa afat në Republikën e Shqipërisë. Depozita pa afat konsiderohen depozitat ku personat fizikë apo juridikë  mund të mbajnë paratë e tyre dhe të kenë mundësi për t`i tërhequr ato në çdo kohë. Ndërsa depozitat me afat janë ato depozita ku parave të depozituara ju paracaktohet një afat i caktuar…

Pensionet familjare në skemën e sigurimeve shoqërore 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e përfituesve të pensioneve familjare për vitet 1998-2012. Pensione familjare janë pensionet që përfitojnë personat që humbasin bashkëshortët dhe kanë fëmijë në ngarkim, fëmijët jetim etj. Gjatë vitit 2013 kanë përfituar pensione familjare 28 393 meshkuj dhe 19 383 femra. Pra gjithsej përfitues të skemës së sigurimeve shoqërore për pensionet familjare kanë qenë 47 776…

Të punësuar sipas kategorisë vlerë page mujore 2013

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e të punësuarve në vend sipas kategorisë së tyre të pagës. Hulumtimi synon të shprehë se sa është numri dhe pesha e të punësuarve sipas vlerës së pagës mujore që ata deklarohen. Të dhënat bazohen tek mesatarja mujore e nëntëmujorit të parë 2013. Burim informacioni është Ministria e Financave. Në mesataren e totalit në këtë vit, të punësuar…

Akciza mbi Kafenë në Vend; Rajon dhe BE 2014

Open Data Albania po hulumton mbi nivelet e akcizës së kafes në vend dhe rajon. Referuar legjislacionit shqiptar, akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Akciza e kafes në vendin tonë ka ndryshuar përgjatë viteve. Në vitin 1996 akciza e kafes ishte 30% e vlerës së importit…

Vizitorë të huaj dhe turistë 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me vizitorë të huaj dhe turistë që kanë vizituar Republikën e Shqipërisë në vitin 2013. Këto të dhëna bazohen tek informacioni zyrtar i marrë në pikat kufitare të shtetit shqiptar. Sipas këtyre të dhënave në Shqipëri për vitin 2013 kanë hyrë nëpërmjet pikave kufitare gjithsej 3 460 103 vizitorë, pra 53 563 vizitorë më pak se një…

Remitancat dhe vlera nga eksporti 2013

Bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë Open Data Albania ka përditësuar raportin se si qëndrojnë Remitancat tek Vlera nga Eksportet si dy tregues për flukse hyrëse në bilancin kombëtar të pagesave. Remitancat janë dërgesa nga jashtë vendit, ndërsa Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave/shërbimeve të shitura/kryera jashtë vendit. Në vitin 2013 dërgesat e emigrantëve arrinin vlerën e 497.2 milionë euro-ve, ndërsa eksportet arrinin…

Remitancat si flukse hyrëse dhe dalëse 2013

Open Data Albania po përditëson të dhënat për transfertat neto pa kundërshpërblim për/nga jashtë vendit. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve ose remitanca. Ato si një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave kanë një rol të rëndësishëm në nivelin e të ardhurave, në cilësinë dhe standardin e jetesës apo në ekonominë e vendit përfitues. Burimi: Banka e Shqipërisë        Komentet…

Shfrytëzimi i pyjeve në vitet 2003-2012

Open Data Albania ka hulumtuar të dhënat mbi shfrytëzimin e pyjeve në vendin tonë gjatë viteve 2003-2012, duke u fokusuar te prerjet e drurëve sipas kategorive te lejuara apo të ligjshme, si dhe tek struktura e përdorimit të drurëve të prerë. Sa i takon prerjes së drurëve evidencat zyrtare shfaqin si viti me sasinë më të madhe të prerjeve 2004-ën, me 341 mijë m3, ndërsa…

Niveli i Pagës për Zyrtarë dhe Përfaqësues të Lartë Shtetërorë 2014

Open Data Albania po hulumton mbi pagat në institucionet e pavarura kushtetuese dhe në institucionet e tjera të pavarura të krijuara me ligj. Institucione kushtetuese dhe institucione të tjera të pavarura, të krijuara me ligj janë: Institucioni i Presidentit, Kuvendi, Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Komisioni i Shërbimit Civil, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit…

Shkaqe të vdekshmërisë për fëmijët 0 deri 5 vjeç

Open Data Albania, po hulumton mbi shkaqet e vdekjes së fëmijëve nga 0 në 5 vjeç. Sipas treguesve të vdekshmërisë për këtë grupmoshë në vitin 2012 rezulton se ndërlikime të muajit të parë pas lindjes përbëjnë 47 % të rasteve të vdekshmërisë së fëmijëve 0 -5 vjeç. Ky nivel referon nevojën për një kujdes post natal me cilësor. Po kështu Pneumonia është një diagnozë e…

Të ardhura nga Akciza sipas Grupmallrave 2009 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi të ardhurat nga akciza sipas grupmallrave kryesore. Referuar legjislacionit shqiptar, akciza është një taksë që zbatohet mbi produktet e akcizës, të prodhuara dhe të importuara, që hidhen për konsum në territorin e Republikës së Shqipërisë. Produkte që i nënshtrohen akcizës janë: produktet energjetike; alkooli dhe pijet alkoolike; kafeja; duhani e produktet e duhanit; produktet e tjera (llampa inkandeshente, gomat,…

Shpenzimet të Bashkisë dhe Njësive Bashkiake Tiranë, 2012-2013

Open Data Albania po hulumton mbi shpenzimet buxhetore faktike të kryera nga njësitë bashkiake dhe Bashkia e Tiranës në vitet 2012 dhe 2013. Ky buxhet ka të bëjë me vlerën e çdo transaksioni të urdhëruar dhe ekzekutuar nga institucioni përmes thesarit të shtetit. Artikulli hulumtues është realizuar përmes Monitorimit të Transaksioneve të Thesarit, proces që mundësohet nga Platforma Spending Data Albania. Burimi: spending.data.alKomentet dhe analiza:…

Inflacioni për muajt e vitit 2013

Open Data Albania ka hulumtuar mbi inflacionin e vitit 2013, për periudhën janar  2013- janar 2014.  Inflacioni është  tregues i ndryshimit të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Ai matet si ndryshimi i Indeksit të Çmimeve të Konsumit (IÇK), pra me ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh e cila përfaqëson mallrat që konsumohen zakonisht nga një familje. Në vitin 2013 norma e…

Paga në sektorin e TIK për vende të BE

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e pagave të punonjësve në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit TIK, në vendet e Bashkimit Europian. Kjo fushë po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe dhe si e tillë ngjall interes. Sipas një studimi të bërë, pagat e këtij profesioni variojnë si në bazë të kualifikimeve dhe nivelit hierarkik të punës së kryhet. Tre…