Analizë krahasimore mbi shpenzime të Autoritetit Rrugor Shqiptar në një vit elektorale, Shkurt – Prill 2012 kundrejt 2013

Open Data Albania është duke hulumtuar të dhëna mbi transaksione të kryera nga Thesari i Shtetit në vitin 2013, i cili përkon më një vit elektoral, kundrejt transaksioneve të kryera në vitin e mëparshëm 2012. Periudha e marrë në konsideratë për këtë hulumtim është tremujori Shkurt – Prill 2012 përkundrejt tremujorit përkatës Shkurt – Prill të vitit 2013. Të dhënat e transaksioneve hulumtohen në formë…

Dëmi ekonomik i shkaktuar nga bashkitë dhe komunat për vitin 2012

Open Data Albania ka marrë në shyrtim dëmin ekonomik që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit nga administrimi dhe përdorimi i fondeve publike nga pushteti vendor, i evidentuar nga KLSH në raportin e vitit 2012.  Në total, u audituan 36 bashki dhe 18 komuna, të cilat kanë shkaktuar një dëm rreth 401 milionë lekë. Pjesa më e madhe e dëmit të evidentuar i përket dy…

Akreditimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë, viti 2013

Akreditimi mund të përkufizohet si procesi nëpërmjet të cilit realizohet certifikimi i  besueshmërisë, autoritetit, mundësisë dhe aftësisë.  Në arsimin e lartë, akreditimi është një proces që siguron cilësinë, duke vlerësuar përputhjen e shërbimit dhe aktivitetit të Institucionit të Arsimit të Lartë (IAL) apo programeve të tij me standartet, proces ky i cili merr një rëndësi shumë të lartë në kushtet e një tregu në rritje…

Oferta e programeve të studimit nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik dhe Privat, 2013

Duke filluar nga viti 2002, tregu i arsimit të lartë në Shqipëri është ndarë midis Institucioneve të arsimit të lartë publik dhe private. Këto institucione ofrojnë programe të ndryshme në disa cikle studimi. Open data Albania hulumton se deri në tetor të vitit 2013, në vend funksionojnë 1318 programe studimi në të gjitha Institucionet si universitete, shkolla të larta, akademi, kolegje profesionale dhe qendra ndëruniversitare.…

Numri i Institucioneve të Arsimit të Lartë në vitet 2002-2013

Arsimi i lartë publik gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është karakterizuar kryesisht nga një ristrukturim i Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) ekzistuese kundrejt çeljes së universiteteve krejtësisht të reja. Ndërkohë Institucionet e Arsimit të Lartë Privat (IALP) duket se kanë përjetuar rritje konstante që nga viti 2002, vit i cili shënon hapjen e Institucionit të parë të Arsimimit të Lart privat në vend. Open Data…

Akreditimi i programeve të studimit të Arsimit të Lartë Universitar 2012

Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (AAAL) është pjesë e sistemit të vlerësimit të jashtëm të cilësisë, efikasitetit dhe eficiencës së Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në vend. Në bazë të Rregullores së Akreditimit, neni 10, të gjitha insitutcione të arsimit të lartë (shkollë e lartë dhe universitete) i nënshtrohen akreditimit institucional të programeve periodikisht. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim…

Norma e Interesit te Kredive dhe Depozitave dhe Diferenca e Tyre 2007-2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi normën e depozitave dhe kredive në Shqipëri bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për 7 vitet e fundit. Norma e kredisë është një tregues i normës mesatare të kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë për afate të ndryshme. Ndërkohë norma e depozitave është një tregues i normës mesatare të depozitave të vendosura…

Trendi rritës për Çmimin e benzinës kundrejt atij të naftës në Shqipëri dhe në botë 1998-2012

Open Data Albania bazuar në të dhënat e Bankës Botërore ka kryer një hulumtim lidhur me trendin rritës që ka ndjekur çmimi i benzinës dhe i naftës në Republikën e Shqipërisë dhe në botë në vitet 1998-2012. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me 0.13 dollar amerikan për litër çdo dy vjet, ndërsa ai i benzinës me 0.12 dollar amerikan për…

Investimet private në telekomunikacion në Shqipëri e Rajon në vitet 2000-2011

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me investimet në telekomunikacion. Investimet private në fushën e telekomunikacionit mbulojnë gjithë projektet e mbyllura që i shërbejnë publikut duke përjashtuar pasuritë e luajtshme dhe projektet e vogla që nuk përbëjnë shpenzime kapitale. Në Republikën e Shqipërisë ka patur luhatje lidhur me vlerën e investimeve në fushën e telekomunikacionit ndër vite. Në vitin 2000 janë investuar 102…

Konsumi i energjisë së hidrokarbureve në Shqipëri dhe në Botë në vitet 1971-2010

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me mёnyrёn se si ёshtё shfrytëzuar energjia nga mbetjet hidrokarbure në Republikën e Shqipёrisё dhe në botë në vitet 1971-2010. Gjatë këtyre dyzet viteve duket se në të gjithë rruzullin tokësor ka pasur një rënie me 3.73% të shkalles së shfrytëzimit të mbetjeve hidrokarbure për të prodhuar energji. Me energji nga mbetjet hidrokarbure kuptohet energjia e prodhuar…

Institucionet me dëmin më të lartë ekonomik në prokurime gjatë vitit 2012

Dëmi ekonomik në prokurime gjatë vitit 2012 ishte 444.5 milionë, duke shënuar kështu edhe nivelin më të lartë të tij në katër vitet e fundit. Për këtë arsye, Open Data Albania ka marrë në shqyrtim institucionet që kanë shkaktuar pjesën më të madhe të tij. Institucioni me dëmin më të lartë në prokurime për vitin 2012 është Ministria e Brendshme, me 225.6 milionë lekë ose…

Dëmi ekonomik sipas sektorëve për vitet 2008-2012

Me qëllim rritjen e transparencës në përdorimin e fondeve publike, përgjegjshmërisë në administrimin e tyre dhe evidentimit të abuzimeve të ndodhura midis të tjerave në sigurimin e të ardhurave dhe kryerjen e shpenzimeve të buxhetit, Kontrolli i Lartë  Shtetit ushtron veprimtarinë e tij nëpërmjet kontrollit financiar, ku auditohet ligjshmëria dhe rregullshëmiria e përdorimit të fondeve, vlerësimit dhe kontrolleve të tjera specifike. KLSH raporton përgjithësisht në…

Zbatueshmëria e masave organizative dhe masave administrative/disiplinore të KLSH gjatë viteve 2008-2012

Në përfundim të procesit të kontrollit dhe në varësi të gjetjeve të tij, KLSH gëzon të drejtën për të rekomanduar masa të karakterit organizativ, administrativ/disiplinor si dhe masa për zhdëmtim ekonomik. Gjithashtu, ky institucion mund të propozojë dhe rekomandojë ndryshime apo përmirësime të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim ecurinë e masave organizative dhe masave administrative e disiplinore…

Dëmi ekonomik në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore gjatë viteve 2008-2012

Një nga sektorët më problematik në fushën e dëmit ekonomik të raportuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndër vite është edhe ai i shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Open Data Albania ka kryer një hulumtim për ecurinë e këtij treguesi në vitet 2008-2012. Duhet theksuar se ky lloj dëmi mund të shfaqet në trajta të ndryshme, por kryesisht ai vjen si…

Dëmi ekonomik në fushën e prokurimeve publike gjatë viteve 2008-2012

Prokurimet publike kanë qenë në mënyrë konstante një ndër sektorët më problematik në dëmin ekonomik që është shkaktuar ndaj Buxhetit të Shtetit. Ai vjen si pasojë e abuzimeve në llogaritjen e vlerës së kontratës, paraqitjen dhe pranimin e ofertave, sigurimin e vlefshmërisë së ofertave, hapjen dhe shqyrtimin e ofertave të paraqitura në konkurrim, arkivimin e dosjeve për tenderat e zhvilluar, zbatimin e kontratave nga kontraktorët…