Një nga llojet e masave që KLSH ka të drejtë të propozojë në fund të procesit të auditimit e që ndër të tjera synon rekuperimin e dëmit që i është shkaktuar Buxhetit të Shtetit, është ai i zhdëmtimit ekonomik. Open Data Albania ka marrë në shqyrtim nivelin e kthimit të dëmit ekonomik të konstatuar nga KLSH për vitet 2008-2012 nga personat përgjegjës të identifikuar gjatë…
Sipërfaqet pyjore në km2 në Shqipëri dhe në Botë
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me sipërfaqet pyjore në Republikën e Shqipërisë dhe në botë. Në vitin 1990 e gjithë bota shënonte 41 608 396 km2 sipërfaqe pyjore. Pas 20 vitesh toka rezulton të jetë më pak e pyllëzuar dhe në vitin 2010 ishin 1 368 455 km2 më pak sipërfaqe pyjore. Pothuaj e gjithë bota ka pësuar rënie të sipërfaqeve të…
Analizë krahasimore mbi shpenzime të Aparatit Qeveritar në vite elektorale 2013 vs 2012
Open Data Albania po hulumton mbi të dhëna të transaksioneve të kryera nga Thesari i Shtetit në një vit elektoral kundrejt një viti më të hershëm të zakonshëm. Të dhënat hulumtohen në mënyrë krahasimore për të analizuar nëse ka ndryshime dhe shpenzime të cilësuara në një vit ku forca politike qeverisëse angazhohet në fushatë elektorale. Të dhënat janë krahasuar për tremujorin përkatës 1 shkurt –…
Raportimi i transaksioneve te dyshimta sipas subjekteve raportuese ne Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parasë në vitet 2006-2012.
Në Republikën e Shqipërisë disa subjekte publike dhe private kanë detyrim të raportojnë pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave në rast se gjatë punës së tyre konstatohen aktivitete apo transaksione të dyshimta për burimin e tyre financiarë. Pas raportimit është Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave që referon mbi transaksionin duke konstatuar nëse përbën rast të objektit “pastrim parash”. Subjektet raportuese të…
Subjekte të inspektuara nga Sektori i Parandalimit të Pastrimit të Parasë 2005 – 2012
Inspektimi i subjekteve publike dhe private në kontekstin e parandalimit të pastrimit të parave, është një proces i rëndësishëm që siguron që ekonomia e një vendi të mos ndërtohet me asete që vinë nga para të krimit, kontrabandës, organizmave të terrorit e çdo lloj modeli tjetër që implikohet me para nga aktivitete të paligjshme dhe të parregullta monetare. Që prej vitit 2005 në Republikën e…
Raste të aktivitetit financiar të dyshuar si Pastrim Parash 2010-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me tipologjitë kryesore të përdorura për pastrim parash në Republikën e Shqipёrisё gjatë viteve të fundit. Të dhënat në hulumtim janë marrë në databazёn e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parasë ku janë publikuar falë bashkëpunimit me OSBE-në. Ajo ҫ’ka vihet re ёshtё mbizotërimi i transfertave të dyshimta me ose nga jashtë vendit me…
Zgjedhës sipas Listave Zyrtare. Procesi 2009, 2011, 2013
Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin total të zgjedhësve në listat e votimit për dy proceset e fundit zgjedhore të vitit 2009 dhe 2011 si dhe për procesin që pritet të ndodhë në 23 qershor 2013. Trendi i përgjithshëm që është vënë re në lidhje me numrin e qytetarëve në këto lista votimi, nga viti 2009 në vitin 2013, është rritës. Në vitin 2009…
Pensione të shtetit në skemën e sigurimeve shoqërore në vitet 1998-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensioneve të shtetit gjithsej, sipas llojit të përfitimit dhe sipas ndarjes gjinore për vitet 1998-2012. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave. Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit si në grafikun më poshtë: Burimi: INSTATKomentet dhe…
Pensionet familjare në skemën e sigurimeve shoqërore në vitet 1998-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensioneve familjare për vitet 1998-2012. Pensione familjare janë pensionet që përfitojnë personat që humbasin bashkëshortët dhe kanë fëmijë në ngarkim, fëmijët jetim etj. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të Statistikave. Numri i përfituesve të këtyre pensioneve gjithsej ka ndryshuar nga viti në vit…
Ndërmarrjet aktive në Republikën e Shqipërisë që janë nen pronësi apo administrim të një individi femër në vitet 2005-2012
Open Data Albana ka kryer një hulumtim lidhur me ndryshimin që ka pësuar raporti mashkull/femër në administrimin apo pasjen nen pronësi të një ndërmarrje aktive gjatë viteve 2005-2012. Në këtë rast bëhet fjalë për çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore, përjashtuar administratën publike, organizatat jofitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga databaza e Institutit të…
Pensionet e pleqërisë në skemën e sigurimeve shoqërore në vitet 1998-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të pleqërisë për vitet 1998-2012. Pensioni i pleqërisë në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që kanë plotësuar periudhën e sigurimit dhe janë përkatësisht në moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë…
Pensionet e invaliditetit në skemën e sigurimeve shoqërore në vitet 1998-2012
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e përfituesve të pensionit të invaliditetit për vitet 1998-2012. Pensioni i invaliditetit në Republikën e Shqipёrisё ёshtё një e ardhur e pёrfitueshme nga ata persona që bëhen të paaftë për çdo veprimtari ekonomike dhe kanë gjymtime të forta e dëmtime fizike pёrfshirё dhe verbimin. Të dhënat mbi të cilat bazohet ky hulumtim janë marrë nga…
Të Ardhurat Tatimore sipas buxhetit të konsoliduar përgjatë viteve 2004 – 2012
Të ardhurat tatimore janë zëri kryesor në sigurimin e të ardhurave në Buxhetin e Shtetit. Në vijim jepen parashikimet lidhur me zërat përbërës të të ardhurave tatimore në Buxhetin e Konsoliduar për vitet 2004-2012. Të dhënat për të ardhurat tatimore janë marrë nga Ministria e Financave në seksionin e Buxhetit ndër vite. Të ardhurat tatimore në buxhetin e shtetit përbëhen nga të ardhura nga tatimet…
Institucionet dhe shoqëritë që kanë shkaktuar dëmin më të lartë ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit për vitin 2011
Duke marrë shkasë nga dëmi i lartë ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit i evidentuar gjatë punës audituese të KLSH-së për vitet 2011-2012, Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi institucionet dhe shoqëritë kryesore që kanë shkaktuar pjesën më të madhe të tij. Kështu, gjatë vitit 2011, dëmi ekonomik ishte rreth 7 miliardë lekë, 55.7% e të cilit apo 3.9 miliardë lekë u shkaktua vetëm…
Financimi i Partive Politike, Shoqatave dhe Organizatave të Veteranëve me Status. 2003-2013
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat për vitet 2012 – 2013 në lidhje me financimin nga Buxheti i Shtetit për zërin “Parti Politike”. Buxheti i Shtetit financon çdo vit nëpërmjet një zëri të quajtur “Partitë Politike” tre kategori: Partitë Politike, Shoqatat dhe Organizatat e Veteranëve me Status. Ky financim për partitë politike është i ndryshëm nga financimi që ato marrin nëpërmjet Komisionit Qendror të…
