Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS), organizoi në datë 15 dhjetor Hackathon Albania 2012. Kjo maratonë e inteligjencës dhe kreativitetit zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë si pjesë e projektit Open Data Albania. Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazist dhe student të cilët sollën aplikacione me të dhëna dhe dije të hapura (open data dhe open knowledge). Ndër njëzet e pesë konkurrent…
Transparenca mbi Shpenzime Elektorale. Modeli Amerikan dhe Problematika ne Republikën e Shqipërisë.
Bisede ne Studion e Ora News TV, e ftuar Aranita BRAHAJ, Instituti Shqiptar i Shkencave – Nëntor 2012. Në rastin e Shqipërisë partitë politike nuk kanë ende kurajë të bëjnë fushata të hapura dhe transparente për mbledhje të fondeve elektorale. Ato mbledhin para por kjo nuk behet publikisht dhe nuk reklamohet ne media apo mitingje te hapura. Procesi i transparencës me Financat e Partive Politike…
Parti Politike Shqiptare si Subjekt në Procese Zgjedhore 2001 – 2011
Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e partive politike që janë regjistruar si subjekte në proceset zgjedhore të dekadës së fundit. Hulumtimi ka pasur si objekt partitë e regjistruara në gjashtë procese zgjedhore në periudhën kohore 2001 – 2011. Zgjedhje për Kuvend gjatë këtij harku kohorë janë mbajtur tre, përkatësish 2001; 2005 dhe 2009. Zgjedhje për Organe të Qeverisjes Vendore janë mbajtur gjithashtu tre,…
‘Open Data Albania’ ne Radio Kina
Në kohën e informacioneve të shumta, apo shifrave që vijnë nga institucione të ndryshme, mund të ndodhë që dikush të gjendet para tyre, duke vënë në duart në kokë dhe pa kuptuar asgjë. Sidomos për raste specifike, siç mund të jenë të dhënat ekonomike, të cilat shpeshherë duken mjaft të komplikuara për publikun dhe kërkojnë shpjegime apo interpretime të caktuara. Përtej institucioneve përgjegjëse, si INSTAT,…
Tumoret dhe qarkullimi, sëmundjet që vuajnë shqiptarët
Studimi 10-vjeçar 1993-2003, rritet numri i të prekurve nga sëmundjet e zemrës dhe kanceroze Të dhëna Femrat – Te femrat numri më i lartë dhe rrezikshmëria më e madhe është te kanceri i gjirit, tumor i sferës femërore, i lëkurës dhe sistemit nervor qendror Meshkujt – Te meshkujt, tumoret me rrezikshmëri më të lartë dhe më me probabilitet për vdekshmëri janë në lëkurë, mushkri dhe rrugët…
Çmimi i parasë së qeverisë dhe i parasë së individëve
Sa humbasin shqiptarët nga zhvlerësimi i depozitave nga ulja e normës bazë të interest? Sa fiton qeveria? Çmimi i parasë ulet katër herë brenda një viti, duke shënuar nivelin më të ulët historik, prej vetëm 4 %. Vendimi i fundit i Këshillit Mbikqyrës të BSH prek të paktën 740 miliardë lekë, që i përkasin 1 milionë e 600 mijë individëve. Sot rreth 92% e parave…
Çfarë profesionesh kërkon politika
Në zgjedhjet e sapopërfunduara presidenciale të Shteteve të Bashkuara nuk ishte thjesht Obama përballë Romeny-t, apo një demokrat përballë një republikani, por ishte edhe një ish-i diplomuar për ligje përballë një ish-të diplomuari për menaxhim biznesi. Prandaj, fitorja e Obama-s ishte dhe një konsolidim më shumë i fitores së Drejtësisë, si fusha që ka nxjerrë më shumë presidentë në gjithë historinë e Shteteve të Bashkuara.…
Nxënës të regjistruar në arsimin nëntë vjeçar sipas gjinive 1991 – 2010
Tkurrja e popullsisë në dy dekadat e fundit ka dhënë rezultate të ndjeshme edhe tek numri i nxënësve që regjistrohen vit pas viti për të ndjekur arsimin nëntëvjeçarë. Open Data Albania ku hulumtuar mbi numrin e nxënësve që regjistrohen çdo vit për të vijuar arsimin nëntëvjeçarë si pjesë e detyrueshme e sistemit arsimor. Të dhënat përmbajnë informacion të detajuar për numrin e nxënësve sipas…
Numri i vdekjeve për 100 mijë banorë sipas sëmundjes shkaktare 1993 – 2009
Numri i vdekjeve për 100 mijë banorë sipas sëmundshmërisë, është një tregues tepër interesant dhe i rëndësishëm. Ky tregues ndihmon për të kuptuar jo vetëm sëmundjet që paraqesin më tepër rrezikshmëri për popullsinë e një vendi, por njëkohësisht edhe problematika që lidhen me hartimin dhe eficensën e politikave shëndetësore. Për të realizuar këtë hulumtim Open Data Albania është bazuar në të dhëna statistikore të INSTAT…
Vdekshmëria nga Sëmundje Tumorale 1993 – 2009
Vdekjet nga sëmundjet tumorale përbëjnë shtatëmbëdhjetë përqind të rasteve në mjekësinë shqiptare. Në nivelin vdekshmërie për njëqindmijë banorë tumoret kanë shënuar rritje vit pas viti. Rrija në vlerë e këtij treguesi dëshmon politikë shëndetësore të pamjaftueshme për të siguruar diagnostikim dhe shërim. Përkatësisht grupi i Sëmundjeve Tumorale në vitin 1993 për njëqind mijë banorë shënonte vdekshmëri në masën 60.8 raste. Në vitin 2009 ky numër…
Martesa dhe divorce 1990-2008
Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin e martesave dhe divorceve të shënuara në regjistrin kombëtar të gjendjes civile në vitet 1990 – 2000. Nga të dhënat konstatohet se numri i martesave në këto vite ka ardhur gradualisht në ulje ndërsa numri i divorceve nga viti në vit në rritje. Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzete tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e dy martesa…
Struktura e Tregut të Sigurimeve
Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi strukturën e tregut të sigurimeve në Shqipëri. Raporti bazohet në të dhënat e AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim individët dhe bizneset paguajnë…
Përdorimi i energjisë elektrike për periudhën 1998-2010
Përdorimi i energjisë elektrike është një ndër parametrat që mundëson arsyetimin mbi eficencën e shfrytëzimit të energjisë elektrike. Burimet totale nga të cilat sigurohet energjia elektrike mund të përdoren për një nga katër kategoritë kryesore: konsumatorët, eksporti, centralet dhe humbjet në rrjet. Burimi: Bilanci i energjisë, INSTAT Perpunimi ODA Me kalimin e viteve, struktura e përdorimit ka pësuar ndryshime. Nga një raport Humbje: Konsumatorë…
Struktura e përdorimit final të energjisë elektrike
Struktura e konsumit të energjisë elektrike shërben për të identifikuar përdoruesit kryesor të saj. Ai është një tregues që lejon gjykimin mbi shkallën e zhvillimit ekonomiko-industrial të një vendi. Sa më shumë të përdoret energjia nga sektori privat (industri, bujqësi, transport, etj) aq më i zhvilluar është ai. Nga ana tjetër, analiza e strukturës ndihmon në përcaktimin e masave që duhen marrë për përdorimin sa…
Humbjet totale të Energjisë Elektrike (2002-2010)
Një ndër parametrat e rëndësishëm për matjen e eficencës së konsumit të energjisë elektrike është Niveli i Humbjeve. Prej vitesh ai ka qenë një ndër problemet kryesore të këtij sektori dhe duket se ende vazhdon të jetë shumë i pranishëm. Humbjet totale përbëhen nga Humbjet në Sistemin e Shpërndarjes, Humbjet në Sistemin e Transmetimit dhe Humbjet jo teknike, që i referohen energjisë elektrike të marrë…
