Borxhi i Jashtëm Bruto ne Vitet 2007-2015

Open Data Albania ka analizuar ecurinë e borxhit të jashtëm bruto për periudhën 2007-2015, dhe dinamikën e këtij borxhi në vitin e fundit.  Borxhi i jashtëm bruto nënkupton gjithë borxhin e jashtëm që ka një ekonomi. Ai përfshin borxhin e sektorit publik dhe atij privat kundrejt jo rezidentëve dhe që është në valutë të huaj. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 vlera…

Tregues statistikor për Organizata Jofitimprurëse 2005-2014

Open Data Albania po përditëson lidhur me numrin e Organizatave Jofitimprurëse dhe Ndërkombëtare që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë për vitin 2014. Organizata Jofitimprurëse OJF, sipas Ligjit Nr. 8788, Datë 7.5.2001 është një person juridik shoqatë, fondacion apo qendër, që nuk ka për qëllim sigurimin e fitimit dhe vepron si e pavarur nga shteti apo ndikimet politike të partive dhe angazhohet kryesisht në aktivitete që…

Prodhimi i grurit në Republikën e Shqipërisë, 1998-2014

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e prodhimit të grurit në Republikën e Shqipërisë në vitet 1998-2014. Të dhënat e përdorura në analizë janë marrë nga Instituti i Statistikave. Për përgatitjen e këtyre statistikave, INSTAT është mbështetur në informacionin administrativ të mbledhur në terren nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Sipas metodologjisë së përdorur, prodhimi i grurit, është…

Shtetas të huaj të punësuar në Republikën e Shqipërisë 2014

Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014. Në vitin 2014 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e pesëdhjetë e katër shtetas të huaj, pra njëqind e tridhjetë e pesë më pak se një vit…

Tregues statistikor për Martesa dhe Divorce 1990-2014

Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e martesave dhe divorceve sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile deri në vitin 2014. Në vitin 2014 numri i martesave ka pësuar një rënie me 0.2% krahasuar me vitin pararendës. Ndërsa në një hark më të gjatë kohor (1990-2014) numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%. Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzetë…

Struktura e kontribuesve sipas sektorëve dhe karakterit të punësimit, 2008-2014

Open Data Albania po hulumton mbi strukturën e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore për vitet 2008-2014. Për kryerjen e analizës jemi bazuar në të dhënat statistikore për vitin 2014 të publikuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Subjektet që bëjnë deklarime për skemën e sigurimeve shoqërore janë subjektet publike; firmat private; të vetëpunësuarit; të vetëpunësuarit në bujqësi dhe subjektet e siguruara vullnetarisht. Po ashtu, pjesë…

Remitancat 2002-2014, origjina sipas vendeve

Open Data Albania ka analizuar dinamikën e remitancave për periudhën 2002-2014, dhe burimet e tyre në vitin e fundit. Remitancat janë shumë të rëndësishme për shumë vende në zhvillim si Shqipëria. Pas Investimeve të Huaja Direkte (IHD), remitancat janë burimi kryesor i financimit të jashtëm si në terma absolute ashtu edhe në terma relative kundrejt PBB. Remitancat janë një burim i rëndësishëm për uljen e…

Normat e Interesit në Ekonominë Shqiptare 2009-2015

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi normat e interesit në Shqipëri bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2009, deri në mars të vitit 2015. Norma e kredisë është një tregues i normës mesatare të kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë për afate 1-vjeçare. Ndërkohë norma e depozitave është një tregues i normës mesatare të depozitave të…

Performanca e Eurobondit Shqiptar nëntor 2010 – maj 2015

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare më 4 nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%. Obligacioni maturohet në datë 09/11/2015, është emetuar në monedhën euro, dhe shuma e emetuar…

Donator të deklaruar në Fushatë Zgjedhore 2013

Lista e Donatorëve të partive për fushata zgjedhore është detyrim të mbahet sipas një regjistri të posaçëm. Kjo listë-regjistër konsiderohet si informacion me akses të përforcuar për publikun. Neni 90 i Kodit Zgjedhor, me titull Regjistrimi i Fondeve Jo Publike parashikon të drejtë të shtuar informimi parashikuar përmes togfjalëshit kurdoherë publike. Ky detyrim ligjor i subjekteve dhe njëkohësisht e drejtë ligjore e publikut, nuk është…

Eksportet, importet dhe bilanci tregtar sipas grupmallrave, 2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2014. Sipas të dhënave të analizuara, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e zënë dy kategori grupmallrash: a) Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike dhe b) Tekstile dhe këpucë. Për vitin 2014, këto grupmallra zënë secili rreth 34% të totalit të eksporteve. Eksportet e…

Eksporte sipas destinacionit dhe importe sipas origjinës, bilanci tregtar i RSH 2010-2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi eksportet sipas destinacionit, importet sipas origjinës dhe bilancin tregtar pwr vitin 2014. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera. Në vitin 2014,…

Partitë Parlamentare – Fonde Elektorale 2009

Partitë Parlamentare janë subjekte tepër të rëndësishme në kontekstin e Fonde dhe Shpenzime Elektorale. Si të tilla ato përfitojnë edhe nga fonde publike e njëkohësisht kanë edhe fonde të tyre të krijuara ndër vite. Parti parlamentare janë parti që kanë fituar dhe zotërojnë të paktën një vend në kuvend nga zgjedhjet pararendëse. Në Zgjedhjet për Kuvend 2009, si parti parlamentare figurojnë PD, PSSH, LSI, PR,…

LSI – Fonde dhe Shpenzime Elektorale 2009

Lëvizja Socialiste për Integrim LSI është një nga partitë parlamentare garuese në Zgjedhjet për Kuvend 2009. Në përfundim të procesit LSI ka paraqitur për auditim pasqyra të plota mbi fonde të përfituara dhe shpenzuara. Fonde elektorale të kësaj partie përbëhen nga fonde publike dhe fonde jopublike. Sa i përket fushatës së zgjedhjeve të vitit 2009, LSI ka shpenzuar 22 889 831 Lekë. Në total fondet…

Detyrime financiare të pashlyera nga parti politike subjekte në Fushatë Zgjedhore 2011

Open Data Albania ka kryer një hulumtim ne lidhje me subjektet që kanë ofruar shërbime gjatë fushatës dhe nuk janë paguar në kohë për këto shërbime. Hulumtimi jep partinë subjekt në debi, subjektin e palikujduar (pa paguar) dhe vlerën përkatëse sipas shërbimit të ofruar. Bazuar në të dhëna të raporteve kontabël dhe vlerësimeve të auditëve të pavarur, rezulton se janë dy parti që kanë mbartur…