Subjekte nën barrë siguruese e hipotekore për detyrime tatimore të papaguara në afat, 31 gusht 2015

Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me subjektet tatimpaguese, të cilat në 31 Gusht 2015 kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat. Bazuar në legjislacionit tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Administrata tatimore vendos marrjen e masave te sigurimit mbi pasuritë me qëllim ekzekutimin e detyrimeve dhe fillimin…

Subjekte Tregtare nën faliment, Shtator 2015

Open Data Albania po hulumton lidhur me subjektet e falimentit në Republikën e Shqipërisë. Sipas legjislacionit tatimor administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurave të falimentimit nëse tatimpaguesi ka 2 vjet që ka kaluar në status pasiv pranë QKR, ka detyrime tatimore të deklaruara si të pambledhëshme, rezulton me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vjet rresht ose ka detyrime të…

Subjekte nën barrë siguruese e hipotekore për detyrime tatimore të papaguara në afat, 31 gusht 2015 krahasuar me 1 janar 2014

Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me subjektet tatimpaguese 31 gusht 2015 krahasuar me 1 janar 2014 te cilat kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat. Bazuar në legjislacionit tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Administrata tatimore vendos marrjen e masave te sigurimit mbi pasuritë me qëllim ekzekutimin…

Luhatjet e çmimit të naftës në Shqipëri dhe në botë 1998-2014

  Open Data Albania bazuar nё tё dhënat e Bankës Botërore ka përditësuar të dhëna lidhur me ndryshimet që ka pësuar çmimi i naftës për konsumatorin final në Republikën e Shqipёrisё dhe në botë me vitin 2014. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan…

Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe privat, Shqipëria dhe vendet e rajonit

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e pagës mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe atë privat. Paga mesatare mujore është paga bruto që merr një i punësuar në sektorin shtetëror/privat për punën që ka kryer. Kjo pagë përbëhet nga: a) paga bazë për punën e kryer; b) shtesa mbi pagë për funksione drejtuese; c) shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë; d) shtesa mbi…

Banka Qendrore – Paraja dhe Ekuivalentet e saj 2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi paranë dhe ekuivalentet e saj 2014. Sipas Bankës së Shqipërisë ekuivalente të parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi më të shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit. Burimi: Banka e Shqipërisë Komentet dhe analiza: ODA Depozitat në bankat e huaja në vitin…

Rezerva Valutore në monedhë të huaj 2005-2014

Open Data Albania ka analizuar dinamikën e rezervës valutore në dekadën e fundit. Rezerva valutore është rezerva në monedhë të huaj që manaxhohet nga Banka e Shqipërisë kryesisht për mbulimin e nevojave të vendit për monedhë të huaj dhe në raste krizash. Qëllimi i mbajtjes së rezervave valutore është: (a) mbështetja e politikës monetare dhe manaxhimi i kursit të këmbimit, duke përfshirë edhe ndërhyrjen për…

Importi i grurit sipas vendit të origjinës, 2001-2014

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me importin e grurit dhe përzierjes grurë-thekër (meslin) për vitin 2014. Analiza është bazuar në të dhënat e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC). Në vitin 2014, sipas të dhënave të ITC, janë importuar 269 398 ton grurë dhe përzierje grurë-thekër, me një vlerë prej  6.628 miliard lekë.  Sasia e importuar në vitin 2014 është rreth 6%…

Subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit 2015, Seli dhe Kapital Themeltar

Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me subjektet financiare që janë licencuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Gusht 2015. Ky institucion përveçse licencon edhe mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në Gusht 2015 rezultojnë gjithsej njëzet e dy subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes. përkatësisht një…

Borxhi i Jashtëm Bruto ne Vitet 2007-2015

Open Data Albania ka analizuar ecurinë e borxhit të jashtëm bruto për periudhën 2007-2015, dhe dinamikën e këtij borxhi në vitin e fundit.  Borxhi i jashtëm bruto nënkupton gjithë borxhin e jashtëm që ka një ekonomi. Ai përfshin borxhin e sektorit publik dhe atij privat kundrejt jo rezidentëve dhe që është në valutë të huaj. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 vlera…

Tregues statistikor për Organizata Jofitimprurëse 2005-2014

Open Data Albania po përditëson lidhur me numrin e Organizatave Jofitimprurëse dhe Ndërkombëtare që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë për vitin 2014. Organizata Jofitimprurëse OJF, sipas Ligjit Nr. 8788, Datë 7.5.2001 është një person juridik shoqatë, fondacion apo qendër, që nuk ka për qëllim sigurimin e fitimit dhe vepron si e pavarur nga shteti apo ndikimet politike të partive dhe angazhohet kryesisht në aktivitete që…

Prodhimi i grurit në Republikën e Shqipërisë, 1998-2014

Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e prodhimit të grurit në Republikën e Shqipërisë në vitet 1998-2014. Të dhënat e përdorura në analizë janë marrë nga Instituti i Statistikave. Për përgatitjen e këtyre statistikave, INSTAT është mbështetur në informacionin administrativ të mbledhur në terren nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Sipas metodologjisë së përdorur, prodhimi i grurit, është…

Remitancat 2002-2014, origjina sipas vendeve

Open Data Albania ka analizuar dinamikën e remitancave për periudhën 2002-2014, dhe burimet e tyre në vitin e fundit. Remitancat janë shumë të rëndësishme për shumë vende në zhvillim si Shqipëria. Pas Investimeve të Huaja Direkte (IHD), remitancat janë burimi kryesor i financimit të jashtëm si në terma absolute ashtu edhe në terma relative kundrejt PBB. Remitancat janë një burim i rëndësishëm për uljen e…

Normat e Interesit në Ekonominë Shqiptare 2009-2015

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi normat e interesit në Shqipëri bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për periudhën 2009, deri në mars të vitit 2015. Norma e kredisë është një tregues i normës mesatare të kredive të dhëna nga bankat e nivelit të dytë për afate 1-vjeçare. Ndërkohë norma e depozitave është një tregues i normës mesatare të depozitave të…

Performanca e Eurobondit Shqiptar nëntor 2010 – maj 2015

Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombëtare financiare më 4 nëntor 2010. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se një vit, i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare. Në momentin e emetimit, yield-i (norma e interesit) ishte 7.625%. Obligacioni maturohet në datë 09/11/2015, është emetuar në monedhën euro, dhe shuma e emetuar…