Investime Publike me Financim të Huaj dhe të Brendshëm, niveli i mosrealizimit Plani, Ndryshimet dhe Fakti 2018 – 2024

Open Data Albania po zbardh të dhëna  për shpenzimet kapitale buxhetore për vitet 2018-2024. Shpenzime kapitale janë shpenzimet që kryen njësia buxhetore për sigurimin e aseteve të reja publike apo riparimin e atyre të mëparshme dhe jetëgjatësia e të cilave shkon përtej një viti fiskal, si dhe për transferime kapitale. Shpenzimet kapitale financohen nga burime të brendshme dhe të jashtme që shkojnë për investime publike.…

Investime Publike 2015 – 2022, Renditje Projektet me vlerë të madhe Investimi

Nё kёtё artikull po rendisim Investimet Publike sipas Programeve dhe Institucioneve Zbatuese. Renditja ёshtё pёr tetё vjet 2015 deri 2022. Pёr secilin Project ёshtё dhёnё totali i shpenzimeve faktike (tё realizuara) nё vite tё këtij tetëvjeçari. Renditja synon tё dёshmojё se cilët janë projektet me mё shume fokus dhe vëmendje nga Qeveria Qendrore. Nё totalin e buxhetimit faktik projekti me mё shume fond tё realizuar…

Kontrata Koncesione dhe PPP të planifikuara për tu aktivizuar gjate 2024, vlera e kontratave

Open Data po analizon të dhënat në lidhje me planifikimet e reja qeveritare për Koncesione dhe Partneritete Publike Private PPP për vitin 2024. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë nga Projektligji për Buxhetin e Vitit 2024. 6 projekte me Koncesion/PPP të reja me vlerë rreth 109.5 miliardë Lekë apo 1.04 miliardë Euro janë planifikuar për vitin 2024, duke zënë rreth 4.5%…

Kontratat Koncesionare PPP 2024 Pagesa të Planifikuara nga Buxheti i Shtetit

Open Data po hulumton në lidhje me pagesat buxhetore të planifikuara për projektet koncesionare apo PPP për vitin buxhetor 2024. Të dhënat janë marrë nga Projektligji për Buxhetin 2024, të publikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Pesha totale e të gjitha kontratave koncesionare dhe PPP në Produktin e Brendshëm Bruto vlerësohet rreth 30.6% për vitin 2024. Vlera totale e planifikuar për tu paguar nga…

Të Ardhura dhe Fitime 2022, Kompani që funksionojnë si Media Audiovizive

Open Data Albania, po hulumton mbi të ardhurat dhe fitimet për vitin 2022, të shoqërive të biznesit të licencuara si media audiovizive. Sipas Standardit Ndërkombëtar të Kontabilitetit (SNK) dhe Raportimit Financiar, të ardhurat janë hyrje bruto të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës, të cilat vijnë nga veprimtaria e zakonshme e një njësie ekonomike. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe…

Procese Zgjedhore Parlamentare 1991 – 2021 , sistemi, formula, pjesëmarrja, dhe pragu elektoral. Rregullime Ligjore dhe Reforma

Në Republikën e Shqipërisë janë zhvilluar 10 ( dhjetë) procese zgjedhore Parlamentare përkatësisht në vitet 1991, 1992, 1996, 1997, 2001, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021. Tetë prej proceseve zgjedhore janë të zhvilluara në përputhje me kohëzgjatjen e mandatit qeverisës , pra katër vite dhe nga ana tjetër, dy prej këtyre proceseve janë zhvilluar jashtë periudhës së përfundimit të një mandati normal qeverisës, përkatësisht në vitet…

Performanca Financiare e Bankave të Nivelit të Dytë 2022, Renditja sipas Fitimit Operativ Total për Periudhën 2012-2022

Open Data po analizon të dhënat mbi performancën financiare të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për vitin 2022. Artikulli gjithashtu realizon një renditje të bankave sipas fitimit operativ total në 11 vite, 2012-2022. Aktualisht në Shqipëri operojnë 11 Banka të Nivelit të Dytë. Për të analizuar performancën financiare të bankave të nivelit të dytë marren në vlerësim dy tregues të fitimit bankar: Fitimi/Humbja…

Ndryshime në Buxhetin e Shtetit 2023, Akt Normativ numër 5 / 2023

Open Data Albania po analizon ndryshimet buxhetore për vitin 2023. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku buxheti i planifikuar kishte ndryshuar të paktën tre here deri në tetor, ky është ndryshimi i parë për buxhetin e 2023, miratuar me Aktin Normativ nr.5 dt 18.10.2023, duke sjellë ndryshime dhe shtesa në ligjin e nr. 84/2022 ‘Për buxhetin e vitit 2023’. Rriten shpenzimet e planifikuara buxhetore nga…

Flukse dalese te parase

Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH 2022 Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: BSH…

Origjina e Kapitalit për shoqëri biznesi të regjistruara në 2022

Në vitin 2022 në vend janë regjistruar 3 608 (tre mijë e gjashtëqind e tetë)  shoqëri biznesi të formave shoqëri aksionare SHA dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuar SHPK. Me kapital tërësisht të huaj janë 903 prej tyre ose 25.03% e totalit të shoqërive. Numri i shoqërive me kapital miks i huaj dhe vendas është 232 ose 6.43% pjesa tjetër e regjistrimeve në Regjistrin Kombëtar…

Reforma në Drejtësi Statistika për Gjyqtar dhe Prokuror në Vetting

Burimi: KPK Komente dhe Analiza: Open Data Albania Tabela: Magjistrate – Prokurorë dhe Gjyqtarë në Vetting sipas Niveleve Gjyqsori 2020 – Shtator 2023 Burimi: KPK Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: KPK Komente dhe Analiza: Open Data Albania Tabela: Dinamika e vendimeve Vetting për Magjistratë 2020 deri Shtator 2023 Burimi: KPK Komente dhe Analiza: Open Data Albania Burimi: KPK Komente dhe Analiza: Open Data…

Renditje sipas Vlerës 100 Tenderët Kryesor 2022

Në këtë artikull po publikohet renditje e 100 tenderëve me vlera të larta të ofertës fituese të finalizuar me kontatë në vitin 2022. Të dhënat po Organizata AIS monitoron çdo ditë tenderime të sektorëve kryesor në vend si Infrastrukturë Rrugore; Infrastrukturë Zhvillim; Shëndetësi; Kontraktime të Qeverisjes Vendore; Kontraktime të Shoqërive Publike. Databaza jonë e monitorimit është Open Procurement Albania. Tetë nga Dhjetë Kontratat me vlerë…

Pushteti Vendor 2022 Renditje 100 tendera me vlera më të larta dhe bizneset kontraktore

Open Procurement Albania ka krijuar një pasaportë për çdo tenderim të mbajtur nga 61 Njësi të Qeverisjes Vendore Bashkitë në harkun kohorë 2015 e vijim. Në këtë artikull po listojmë 100 tenderat më të mëdhenj të finalizuar me fitues për 2022 mbajtur nga Bashkitë dhe njësitë e tyre të vartësisë. Fondi Limit i njoftuar për këto 100 Procedura rezulton 25 295 383 779 Lekë (njëzet…

Biznese dhe Tendera, Renditja sipas Vlerës së Kontratave të Fituara 2022

Në këtë artikull po prezantojmë Kompanitë që kanë  vlerë të lartë të Kontraktimeve përmes Prokurimit Publik, procedura 2022. Listimin e plotë të Kontraktimeve e kemi përftuar duke përdorur të dhëna të Open Procurement Albania. Artikulli ynë liston dhe rendit sipas vlerës duke analizuar edhe peshën që ka secili kontraktor në totalin e vlerës së Prokuruar gjatë vitit. Vlera e prezantuar është Vlerë Ofertë fituese dhe…

Pagesa për Grante Individuale Rindërtimi pas Tërmetit, përqendrimi në Fushata Zgjedhore, krahasim 2020 – maj 2023

Open Data Albania po evidenton shpërndarjen e granteve individuale për Programin e Rindërtimit pas Tërmetit, në muaj të zakonshëm 2020-2023 dhe në muaj pjesë e Fushatave Zgjedhore (30 data përpara votimit). Grant ndërtimi ose rikonstruksioni, kanë përfituar familjet e dëmtuara nga fatkeqësia natyrore, shtëpitë e banimit të të cilëve janë klasifikuar si objekt i dëmtuar ose i pabanueshëm. Dhënia e granteve individuale në mënyrë të…