Të dënuar si autor të krimeve kundër jetës, Vrasje dhe Plagosje 2004-2012

Bazuar në të dhëna të sistemit gjyqorë cdi vit në Shqipëri regjistrohen mesatarisht 325 persona si autor të krimeve kundër jetës, vrasje plagoje apo kanosje të rënda. Open Data Albania hulumton se viti me më shumë raste në harkun kohorë 2004 – 2012 është viti i fundit 2012-ta me 356 autor krimesh të dënuar. Ndërkohë viti me numrin më të ulët të autorëve të dënuar…

Autor të dënuar për krime kundër drejtësisë 2004-2012

Krime kundër drejtësisë janë ato vepra të kundërligjshme që prekin veprimtarinë e rregullt të gjykatës për realizimin e drejtësisë, si dhe të organeve që ndihmojnë në realizimin e saj. Open Data Albania ka realizuar një hulumtim lidhur me këto krime dhe të dënuarit për to, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë. Këto të dhëna shtrihen në harkun kohor 2004-2012.   Në këtë grup krimesh…

Shuma e borxhit për frymë në vitet 2010-2013

Si një ndër indikatorët më të rëndësishëm, i cili ndihmon në gjykimin e aftësisë paguese së një shteti për të shlyer borxhin e tij, “shuma e borxhit për frymë” paraqet një interes të vecantë për t’u marrë në shqyrtim. Ai llogaritet si raport i borxhit total publik të emëtuar dhe ende të pashlyer me popullsinë në një vit të caktuar dhe është një ndër elementët…

Eksport – importi i artikujve dru dhe qymyrdruri 2008-2012

Open Data Albania ka marrë në shqyrtim nivelin e eksporteve dhe importeve të artikujve dru dhe qymyrdruri të raportuara nga autoritete doganore për vitet 2008-2012. Konkretisht në pesë vitet e fundit, Shqipëria ka eksportuar lëndë dhe artikuj drusorë plus qymyr druri në vlerën 7.6 miliardë lekë, ndërkohë që ka importuar sasi me vlerë rreth 34.5 miliardë lekë për të njëjtën periudhë kohore. Raporti import-eksport për…

Të ardhurat nga privatizimet gjatë viteve 2010-2013

Të ardhurat nga privatizimi janë të ardhurat që sigurohen nga shitja e një aseti publik. Sipas klasifikimit të Divizionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara, që është njëkohësisht edhe sistemi i përdorur në vendin tonë, këto të ardhura nuk përfshihen në grupin e të Ardhurave Totale, por klasifikohen si pjesë e financimit të Deficitit. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi të ardhurat nga…

Kundërvajtjet në pyje dhe kullota 2005-2012

Open Data Albania ka hulumtuar mbi raste të dëmtimit përmes shfrytëzimit në kundërvajtje të hapësirave pyjore dhe kullotave në vitet 2005 – 2012. Rastet e vlerësuara janë referuar si të tilla nga autoritete nën vartësinë e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Kundërvajtje të tilla janë të parashikuara në Kodin Tonë Penal konkretisht neni 205 Prerja e Paligjshme e Pyjeve. Veç kundërvajtjeve penale,…

Financimi nga Buxheti i Shtetit për “Ish të përndjekurit politik” në vitet 2005-2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi mbështetjen financiare që ka dhënë që nga viti 2005 Buxheti i Shtetit për “Ish të përndjekurit politik” në vlerë absolute dhe si përqindje nga PBB-së. Për këtë arsye u morën në shqyrtim Tabelat Fiskale të Buxhetit të Konsoliduar, njohur si Tabela nr.6 e Ligjit të Buxhetit, në të cilën fondet për këtë kategori kanë një zë të…

Kostoja e borxhit për frymë në vitet 2010-2013

“Kostoja e borxhit për frymë” llogaritet si raport i shpenzimeve të interesave totale, që paguhen nga Buxheti për borxhin e marrë dhe ende të pashlyer, me popullsinë gjatë një viti të caktuar. Ai është një indikator shumë i rëndësishëm që ndihmon në gjykimin e aftësisë paguese të një shteti të borxhit të marrë dhe akoma më tej, të shlyerjes në kohë të interesave përkatës. Open…

Fluturime në Aeroportin e Rinasit, pesha që mbajnë kompanitë në treg 2005 – 2012

Open Data Albania po hulumton mbi numrin e pasagjerëve që kanë fluturuar në Aeroportin e vetëm në Republikën e Shqipërisë, Aeroporti “Nënë Tereza” i Rinasit. Hulumtimi ka konsideruar numrin e pasagjerëve të secilës kompani ajrore. Qëllim i analizës veç trendit të pasagjerëve ndër vite, është edhe vlerësimi i peshës që kanë kompanitë ajrore që veprojnë në tregun vendas. Konkretisht në harkun kohore 2005 – 2012…

Kompanitë e Sigurimit dhe renditja sipas raportit dëme të paguara kundrejt primeve të mbledhura 2012

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi raportin e dëmeve të paguara sipas kompanive të sigurimit kundrejt primeve të paguara sipas kategorisë. Raporti bazohet në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në fund të vitit 2012 rezulton se kompania që ka paguar më shumë dëme kundrejt primeve të mbledhura e ka bërë këtë në masën 56.3%. Raporti dëme të paguara kundrejt primeve të…

Vdekshmëria për moshën 0 deri 5 vjec në Republikën e Shqipërisë dhe Rajon 1990 – 2012

Open Data Albania po hulumton mbi vdekshmërinë e fëmijëve të moshës 0 deri 5 vjeç. Treguesi i vdekshmërisë së fëmijëve 0 deri 5 vjeç përllogaritet si numri i fëmijëve që vdesin në këtë moshë në raport me çdo njëmijë lindje fëmijësh në vend. Ky tregues është një matës i mirë i kushteve dhe standardeve shëndetësore të një vendi, sikurse edhe i sigurisë së jetës. Burimi:…

Cilësia e Kredive të Sistemit Bankar në Shqipëri 2007-2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi cilësinë e kredive (huave) të sistemit bankar në Shqipëri, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë për periudhën 2007-2013.  Kreditë klasifikohen si të këqija kur bankat kanë vështirësi në mbledhjen e tyre. Ato kategorizohen në disa mënyra në varësi të shkallës së problematikës që paraqesin: • Kredi standarde quhen kreditë e rregullta, dhe që nuk kanë asnjë…

Institucionet dhe shoqëritë që kanë shkaktuar dëmin më të lartë ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit për vitin 2012

Viti 2012 është karakterizuar nga dëmi më i lartë ekonomik i evidentuar ndër vite nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me numrin më të lartë të kallzimeve penale të bëra nga ky institucion pranë Prokurorisë. Dëmi total i evidentuar për 2012-n arriti në rreth 13.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i kallzimeve penale u bë për 125 persona. Pjesa…

Tregu i Sigurimeve dhe raporti i dëmeve të paguara kundrejt primeve 2006-2012

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi raportin e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimit kundrejt primeve të paguara sipas kategorisë së sigurimit. Raporti bazohet në të dhënat Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Në fund të vitit 2012, vlera e dëmeve të paguara ishte 31% e primeve të mbledhura nga kompanitë e sigurimeve. Ritmi i rritjes së pagesës së dëmeve ka qenë shumë më…

Raporti i Depozitave te Siguruara Kundrejt Totalit te Depozitave 2004-2012

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi raportin e depozitave te siguruara kundrejt totalit te depozitave në Shqipëri bazuar në të dhënat e Agjencisë së Sigurimit të Depozitave  (ASD), për vitet 2004-2012. Agjencia e Sigurimit të Depozitave është institucion i krijuar në bazë të ligjit nr.8873, datë29.03.2002, “Për Sigurimin e Depozitave”. Qëllimi i krijimit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave është sigurimi dhe kompensimi…