Dëmi ekonomik në sektorin e doganave gjatë viteve 2008-2012

Dëmi ekonomik në sektorin e doganave është renditur ndër vite si një ndër katër sektorët me dëmin ekonomik më të lartë të shkaktuar ndaj Buxhetit të Shtetit. Ai vjen si pasojë e shmangies ndaj detyrimeve doganore dhe llogaritje e gabuar e tarifave, shkelje të procedurave në zhdoganimin e mallrave, ulje të vlerave të gjobave pa bazë ligjore, etj. Open Data Albania ka marrë në shyrtim…

Dëmi ekonomik në sektorit e tatim-taksave në vitet 2008-2012

Dëmi ekonomik dhe financiar i evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) klasifikohet në dhjetë fusha dhe sektorë kryesor, ku tatim-taksat përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm edhe për shkak të ndjeshmërisë së lartë të publikut. Ai merr formën e parregullsive dhe shkeljeve të legjislacionit tatimor në fuqi, të cilat përgjithësisht shoqërohen me evazion fiskal dhe efekte negative në grumbullimin e të ardhurave…

Dëmi ekonomik ndaj Buxhetit të Shtetit për vitet 2008-2012

Një ndër organet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në  administrimin efektiv dhe efiçient të fondeve publike është Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Në bazë të nenit 162, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, KLSH-ja është organi më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar. Ai kontrollon veprimtarinë ekonomike të institucioneve shtetërore dhe personave juridikë shtetëror, përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet…

Kreditë sipas monedhës dhe shpërndarja e kreditimit në rrethe 2008-2012

Open Data Albania ka kryer njё hulumtim mbi nivelin e kredimarrjeve nё Republikën e Shqipёrisё pёr harkun kohor 2008-2012. Kredi konsiderohet njё sasi e caktuar parash qё njё person fizik apo juridik merr hua nga njё institucion financiar pёr t’ja kthyer nё njё moment tё dytё kohor me pagesa tё ndara nё kёste dhe me njё normё tё caktuar interesi nё formёn e kostos sё…

Fitimi i Sistemit Bankar në Shqipëri 2001-2012

Open Data Albania ka kryer një përditësim mbi fitimin e sistemit bankar shqiptar. Raporti bazohet në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Sistemi bankar është një pjesë tepër e rëndësishme e ekonomisë dhe sistemit financiar, e për këtë arsye zhvillimi i tij paraqet interes të veçantë. Fitimi i sistemit mund të matet përmes disa treguesve. Dy treguesit kryesorë janë: • Kthimi nga kapitali aksioner (në…

Depozitat sipas afatit të maturimit 1993-2012

Open Data Albania po hulumton lidhur me dinamikën e depozitave pa afat dhe me afat në Republikën e Shqipërisë. Depozita pa afat konsiderohen depozitat ku personat fizikë apo juridikë  mund të mbajnë paratë e tyre dhe të kenë mundësi për t`i tërhequr ato në çdo kohë.  Sa më gjatë të depozitohen këto para aq më shumë interesa gjenerohen. Ndërsa depozitat me afat janë ato depozita…

Trendi gjinor sipas moshës mesatare të martesave 1955 – 2011

Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi moshën mesatare të martesës së shqiptarëve për periudhën 1955-2011. Të dhënat për periudhën 1955-1985 janë përllogaritur nga studiuesit Jane Falkingham dhe Arjan Gjonça, publikuar në revistën “Population Studies” në vitin 2001. Vjetarët statistikorë të viteve përpara 1990 nuk raportojnë të dhëna për moshën mesatare të martesës, por raportojnë vetëm të dhëna për martesat sipas grupmoshave. Të dhënat…

Vdekshmëria e foshnjave në lindje, Shqipëria dhe krahasimi me vende të Rajonit

Open Data Albania po përditëson të dhëna mbi Vdekshmërinë Foshnjore në Shqipëri. Të dhënat janë hulumtuar në formë krahasimore sipas viteve e po kështu në krahasim treguesi për Shqipërinë dhe vende të tjera të Rajonit. Hulumtimi bazohet në të dhënat e databazës publike  Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Bankës Botërore. Vdekshmëria foshnjore është një tregues i rëndësishëm i kushteve shëndetsore të një vendi. Ky tregues…

Vdekshmëria e nënave në lindje 1993-2012

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi vdekshmërinë mëmësore në Shqipëri . Shkalla e vdekshmërisë mëmësore është numri i grave që vdesin gjatë shtatzënisë dhe lindjes, kundrejt njëqind mijë lindjeve të gjalla. Raporti bazohet në të dhënat e  Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Bankës Botërore. Ky indikator përllogaritet në pesëvjeçar, pasi merr në konsideratë numrin e nënave që vdesin për 100 000 lindje, numër…

Paraja dhe ekuivalentet e saj 2007-2012

Open Data Albania po kryen një hulumtim lidhur me paranë dhe ekuivalentet e saj. Ekuivalente tё parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi mё tё shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit. Burimi nga i cili janë marrë informacionet lidhur me paranë dhe ekuivalentet e saj ёshtё Banka e Shqipёrisё. Open…

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri Sipas Sektorëve Ekonomikë 2006-2011

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri sipas sektorëve të ekonomisë, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase,…

Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri Sipas Shtetit të Origjinës 2005-2010

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte në Shqipëri sipas shtetit të origjinës, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e individëve dhe institucioneve të huaja në ekonominë vendase,…

Leje ndërtimi sipas llojit të objektit dhe ndarjes së territorit 1995 – 2012

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim në lidhje me numrin e lejeve të ndërtimit në qarqe për vitin 2012. Në total numri i lejeve të ndërtimit për objekte të reja është 147. Numri më i lartë i lejeve të ndërtimit të miratuara për ndërtesa të reja është regjistruar në Vlorë me 58 leje ndërtimi të miratuara. Pas qarkut të Vlorës renditet qarku i Tiranës…

Investimet e Huaja Direkte ndaj PBB në Shqipëri Krahasuar me Vendet e Rajonit 2004-2010

Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhdojnë të jenë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimi të ekonomisë. Open Data Albania ka kryer një hulumtim mbi vlerën e investimeve të huaja direkte (IHD) në Shqipëri ndaj produktit të brendshëm bruto (PBB) krahasuar me vendet e rajonit, bazuar në të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Investimet e huaja direkte, përfshijnë investimet e…

Zgjedhës sipas Listave Zyrtare. Procesi 2009, 2011, 2013

Open Data Albania ka hulumtuar mbi numrin total të zgjedhësve në listat e votimit për dy proceset e fundit zgjedhore të vitit 2009 dhe 2011 si dhe për procesin që pritet të ndodhë në 23 qershor 2013. Trendi i  përgjithshëm që është vënë re në lidhje me numrin e qytetarëve në  këto lista votimi, nga viti 2009 në vitin 2013, është rritës.  Në vitin 2009…