Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Kreditë e Korporatave të tjera Depozituese KTD në Republikën e Kosovës në vitet 2007-2013. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës. Në vitin 2013 kreditë në total për bizneset në Republikën e Kosovës shënojnë vlerën e 1.2 miliard eurove, ndërkohë që në të njëjtin vit në Republikën e Shqipërisë këto kredi shënonin…
Rezerva Shtetërore e Arit për Frymë, Republika e Kosovës kundrejt Republikës së Shqipërisë 2009-2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Rezervat e Arit në Republikën e Kosovës në harkun kohor 2009-2013. Nëse i referohemi rezervave të arit në terma sasior për Kosovën, sasia përllogaritur sipas njësisë matëse onz, ka pësuar rënie në vitet 2009-2012, përkatësisht nga 7,868 onz në 5,017 onz. Në vitin 2013 kjo sasi është rritur kundrejt vitit pararendës dhe shënon 6,831 onz. Banka…
Subjekte të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës 2010-2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me numrin e subjekteve financiare që janë licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës në vitet 2010-2013. Subjektet financiare që licencohen nga kjo bankë janë Bankat Komerciale, Fondet Pensionale, Kompanitë e Sigurimeve, Institucionet Mikrofinanciare, Institucionet Financiare Jo banka, Zyrat për transferimin e parave, Ndërmjetësuesit në sigurime dhe Zyrat e Këmbimit Valutor. Bankat Komerciale janë banka tregtare që pranojnë…
Borxhi i Jashtëm në Republikën e Kosovës 2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Borxhin e Jashtëm në Republikën e Kosovës si një nga indikatorët e rëndësishëm pjesë e Borxhit Publik. Borxhi publik i cili emetohet brenda vendit dhe mbahet nga jorezidentët quhet borxh i jashtëm. Borxhi i jashtëm konsiston kryesisht në borxh të përfituar përmes marrëveshjeve dypalëshe ose shumëpalëshe të financimit me institucione financiare ndërkombëtare si: Fondi Monetar Ndërkombëtar,…
Kontribues në Skemën e Sigurimeve Shoqërore sipas Kategorive 2006 – 2013
Open Data Albania po hulumton mbi numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore në vitet 2006-2013. Skema e sigurimeve shoqërore është e detyruar për të gjithë individët e punësuar, por pjesë e saj mund të bëhen dhe individë të tjerë nëpërmjet skemës së sigurimit vullnetar. Numri mesatar i kontribuesve në vit ka patur luhatjet e tij nga viti 2006 deri në vitin 2013, ku…
Deficiti Tregtar Republika e Kosovës dhe Shqipëria, Eksportet dhe Importet sipas shteteve 2005-2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Eksportet dhe Importet sipas shteteve si dhe Bilancin Tregtar në vitet 2005-2013 në Republikën e Kosovës. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa Importet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet…
Spending Data Albania – Hedh dritë mbi raste në konflikt interesi. Një deputet rrezikon ti hiqet mandati
Prej nëntë muajsh projekti ynë Spending Data Albania publikon çdo transaksion si pagesë me para publike për përfitues dhe klient të institucioneve buxhetore. Të dhënat kanë informuar qytetarin shqiptarë se si shpenzohen paratë e taksave dhe aseteve publike. Njëkohësisht individët mund të njohin klient që ofrojnë shërbime me pagesë për institucione buxhetore dhe rast pas rasti të vlerësojnë nëse dukshëm ka fakte mbi raste nepotizmi…
Investimet e Huaja Direkte në Kosovë sipas sektorëve ekonomik 2007-2013
Bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Investimet e Huaja Direkte sipas sektorëve të ekonomisë për vitet 2007-2013. Investimet e huaja direkte janë një burim shumë i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë. Pjesën më të madhe të IHD-ve në Kosovë në vitin 2013 e përbënin sektori i patundshmërisë (35%), i…
Subjekte / Ndërmarrjet aktive sipas formës ligjore të funksionimit 2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me ndërmarrjet ekonomike që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë sipas formës ligjore. Ky hulumtim bazohet në të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Ndërmarrjeve, regjistër që përpilohet në të dhëna të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve; Qendrës Kombëtare të Regjistrimit si dhe në vrojtimet statistikore të Institutit të Statistikave. Ndërmarrja si term ekonomik përfshin çdo subjekt që ushtron…
Raporti Investime të Huaja Direkte (IHD) dhe Remitanca në Kosovë e Shqipëri 2008-2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Investimet e Huaja Direkte në Kosovë dhe Shqipëri dhe raportin apo peshën që zë vlera e Remitancave tek Investimet e Huaja Direkte. Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare. Të dhënat në hulumtim janë marrë nga Banka Qendrore e Kosovës dhe…
Shtetas të huaj të punësuar në Republikën e Shqipërisë 2011-2013
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me shtetas të huaj që janë të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2013. Në vitin 2013 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë shtetas të huaj. Sipas legjislacionit kombëtarë çdo shtetas…
Tregues të eksportit të Bakrit Shqiptar sipas Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë 2001 – 2013
Open Data Albania po hulumton mbi çmimin në eksport të bakrit dhe produkteve të tij. Produktet kryesore të bakrit që eksportohen janë kategorizuar në nëntëmbëdhjetë grupe sipas Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (International Trade Center), një agjenci e përbashkët e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe Kombeve të Bashkuara. Në rastin e vendit tonë dallojmë eksportin e gjashtë grupeve kryesore si: xeheror bakri dhe mbetje të tij…
Sa shtetas të huaj punojnë në Shqipëri?
Sipas hulumtimeve të kryera nga ”Open Data Albania” lidhur me shtetas të huaj që janë të pajisur me leje qëndrimi dhe që jetojnë e punojnë në Shqipëri për periudhën 2011-2013, raportohet se janë dy mijë e njëqind e tetëdhjetë e nëntë (2189) shtetas të huaj. Sipas legjislacionit kombëtar, çdo shtetas i huaj që pajiset me leje punësimi ka detyrim të ketë paraprakisht një leje qëndrimi…
Renta minerale, 2.6% të të ardhurave buxhetore
Duke e konsideruar si tematikë aktuale, Open Data Albania ka hulumtuar mbi të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit nga Renta Minerare. Renta minerare paguhet nga çdo person fizik apo juridik, që është i licencuar dhe/ose vepron në industrinë minerare, sipas një marrëdhënieje kontraktuale me entin publik për burimet natyrore minerare nga/mbi/dhe nëntoka e territorit të Republikës së Shqipërisë. Renta minerare është tatim si…
Kosova me rezerva të arit më të mëdha se Shqipëria
Republika e Kosovës rezulton të ketë rezerva në sasi ari për frymë më shumë se Republika e Shqipërisë. Në vitin 2013 Kosova shënon një rezervë ari për frymë prej 0.0374 onz, ndërsa Shqipëria 0.0353 onz. Kjo ka dalë nga një hulumtim i bërë nga Open Data Albania lidhur me rezervat e arit në Republikën e Kosovës në harkun kohor 2009-2013. “Nëse i referohemi rezervave të arit…
