Open Data Albania ka hulumtuar mbi nxjerrjen dhe volumin tregtar të mineralit të kromit gjatë 2005-2013. Në vitet 1970-1990 Shqipëria ka qenë prodhuesi i parë i kromit në Evropë dhe renditej e dyta ne botë në eksportin dhe prodhim. Aktualisht eksportohet e gjithë sasia e kromit që eksplorohet në vend, pasi mungesa e industrisë së rëndë nuk mundëson kërkesë të brendshme për këtë mineral. Në…
Prezantohet Open Spending Albania. Intervista Ora 19:00, Arianita Brahaj
Spending Data Albania, platforma për informacionet e shpenzimeve të parave të taksapaguesve
Instituti Shqiptar i Shkencave, konkretisht ekipi Open Data Albania ka ndërtuar një platformë të re të njohur si Spending Data Albania, qëllimi i së cilës është informimi mbi mënyrën se si shpenzohen paratë e taksapaguesve. Përmes disa aplikacioneve publiku ka mundësi të njihet me mënyrën se si ai kontribuon përmes taksave dhe tatimeve të tij në tërësinë e buxhetit apo në specifikime sipas sektorëve. Po…
Energjia me tarifë të njësuar/ Çmimi për familjarët në Shqipëri, më i larti në rajon
Në kohën kur është ndezur debati për çmimin e energjisë në Shqipëri, pas spekulimeve se do ketë rritje, Open Data Albania ka sjellë një seri të dhënash, që tregojnë se familjarët në Shqipëri paguajnë më shumë se vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Rumanisë. Të dhënat janë sigurar nga Eurostat. Kështu, Eurostat vlerëson se çmimi efektiv i paguar nga familjet shqiptare për energjinë…
Shqipëria e parafundit, Kosova e fundit për pagën minimale
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqiperia renditet e fundit pas Kosovës.Shteti më i ri i Ballkanit aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.Dallim tjetër bën Maqedonia, ku paga minimale në këtë vend vendoset sipas sektorit të punësimit dhe është 178 euro. Open…
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në rajon
Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë me vlerë të pagës minimale prej 156 Euro renditet i fundit pas Kosovës. Këto janë të dhënat e një hulumtimi të bërë publik nga Open Data Albania. Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Sipas hulumtimit, vende…
Bankat ne Shqiperi nuk e ndjene krizen, rriten fitimin
Bankat nё Shqipёri nuk e kanё ndjerё krizёn ekonomike duke mbledhur mё shumё fitim. Sipas njё studimi tё kryer nga “Open Data Albania”, mёsohet se në fund të vitit 2013 fitimi bankar arriti në 6.5 miliardë lekë duke shënuar kështu një nga nivelet më të larta, kundrejt vitit 2012 fitimi bankar është rritur me rreth 50%. Shkak për rritjen e fitimit bankar është bërë rritja…
Tregu i Punës në Sistemin Bankar 2009 – 2013
Open Data Albania po hulumton mbi tregun e punës, konkretisht numrin e personave të punësuar në banka të nivelit të dytë në vitet 2009 – 2013. Analiza synon të vlerësoj ritmin e rritjes apo tkurrjes së tregut të punës në këtë sektor. Konkretisht në vitin 2009 në sektorin bankar të nivelit të dytë punonin 6384 individ. Ky numër shënoi rënie në vitin 2010 me 442…
Fitimi i Sistemit Bankar 2003-2013
Open Data Albania ka hulumtuar me të dhënat mbi fitimin e sistemit bankar shqiptar gjatë -2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sistemi bankar ka mbyllur një vit pozitiv për sa i përket fitimeve të akumuluara nga aktiviteti i tij. Megjithë krizën ekonomike që është shoqëruar me uljen e ritmeve të kreditimit dhe depozitave, bankat kanë mundur të mbledhin më shumë fitime. Në fund…
Ecuria e inflacionit 1988 – 2013
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e inflacionit në Shqipëri për një periudhë 25-vjeçare, nga 1988-2013. Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqëson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje.…
Importet drejt Shqipërisë sipas vendeve të origjinës 2013
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi importet në Shqipëri sipas vendeve të origjinës përgjatë periudhës 2005-2013. Importet në total shënuan një rënie prej 3% me bazë vjetore në vitin 2013, për të arritur në 512 miliardë lekë, duke reflektuar si tkurrjen e konsumit në vend nga individët, ashtu dhe atë të investimeve nga bizneset. Me rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve në…
Eksportet sipas destinacionit 2005-2013
Open Data ka realizuar një hulumtim mbi destinacionet e eksporteve shqiptare përgjatë periudhës 2005-2013. Janë evidentuar 15 shtetet që zënë peshën kryesore të eksporteve shqiptare dhe ecuria ndër vite. Megjithëse eksportet vijojnë të dominohen nga Italia, gjatë dy viteve të fundit kompanitë eksportuese kanë nisur të zgjerojnë gjeografinë e shitjeve të tyre jashtë vendit, sidomos në shtete të tjera europiane. Ecuria e eksporteve sipas shteteve…
Kreditë dhe depozitat sipas monedhës gjatë 2002-2013
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë dhe depozitat bankare gjatë periudhës 2002-2013. Në fund të muajit dhjetor 2013 kredia për ekonominë arriti në 547.9 miliardë lekë duke regjistruar edhe rënien e parë të huas bankare përgjatë 11 viteve të fundit. Kredia për ekonominë u zvogëluar me 1.22% me bazë vjetore në vitin 2013. Burimi:Banka e ShqiperisePërpunimi dhe komentet: ODA Megjithëse…
Fitimi i Bankave të Nivelit të dytë 2008-2013
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi ecurinë e fitimeve të bankave që operojnë në Shqipëri. Raporti është detajuar mbi të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, që mbledh të dhëna në bazë të raportimeve të vetë bankave, mbi fitimet, depozitat, kreditë, etj. Raportimet në Shoqatës Shqiptare të Bankave janë sipas standardit financiar IFRS dhe mund të ndryshojë nga ato të Bankës Qendrore që…
Raporti kredi-depozita në Banka të Nivelit të Dytë 2013
Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi peshën dhe mbulimin e kredive me depozita në banka të nivelit të dytë gjatë 2013. Në fund të këtij viti totali i depozitave ishte rreth 933 miliardë me një rënie prej 6% kundrejt vitit te kaluar (në këtë shifër nuk është përfshirë Alpha Bank Albania , Union Bank dhe Tirana Bank, pasi nuk kanë raportuar të dhënat…
