Open Data Albania po hulumton lidhur me subjektet që në Janar 2014, rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara në afat. Të dhënat në hulumtim janë marrë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Bazuar në legjislacionin tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në datën e caktuar konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Ndaj këtyre subjekteve, persona të tatueshëm Administrata Tatimore, ne zbatim te nenit…
Subjekte nën barrë siguruese e hipotekore për detyrime tatimore të papaguara në afat, 31 gusht 2015 krahasuar me 1 janar 2014
Open Data Albania ka hulumtuar lidhur me subjektet tatimpaguese 31 gusht 2015 krahasuar me 1 janar 2014 te cilat kanë rezultuar nën masa bllokuese të pasurisë për detyrime tatimore të papaguara në afat. Bazuar në legjislacionit tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Administrata tatimore vendos marrjen e masave te sigurimit mbi pasuritë me qëllim ekzekutimin…
Borxhi i jashtëm jashtë kontrollit, rritet me 331 milionë euro në tre muaj
Borxhi i jashtëm del jashtë kontrollit. Të dhëna shqetësuese pasqyrohen në grafikun për nivelin e borxhit që nga viti 2007, ku vihet re se gjatë muajve të parë borxhi është rritur me 331 milionë euro. Shifrat janë bërë publike nga “Open Data Albania”, organizatë e cila ka analizuar ecurinë e borxhit të jashtëm bruto dhe dinamikën e këtij borxhi në vitin e fundit. Bëhet fjalë…
Luhatjet e çmimit të naftës në Shqipëri dhe në botë 1998-2014
Open Data Albania bazuar nё tё dhënat e Bankës Botërore ka përditësuar të dhëna lidhur me ndryshimet që ka pësuar çmimi i naftës për konsumatorin final në Republikën e Shqipёrisё dhe në botë me vitin 2014. Në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës ёshtё rritur mesatarisht me 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan…
Shpërndarja e Shoqërive Aksionare ne Rrethe, numri dhe vlera e kapitalit ekstrakte QKR qershor 2014
Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me Shoqëritë Aksionare SHA që operojnë në vend sipas shpërndarjes në rrethe. Hulumtimi vlerëson numrin e shoqërive dhe vlerën e kapitalit aksionar. Treguesit kanë burim të dhëna të ekstrakteve historike të SHA-ve sipas depozitimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit QKR, qershor 2014. Adresa e Selisë së subjektit është një e dhënë e domosdoshme për regjistrimin e një…
Kryetar Bashkie sipas kahut politik të subjektit që i kandidon 2000 – 2015
Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetarëve të bashkive në katër proceset e fundit elektorale. Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmbajnë informacion statistikorë dhe nominal për fituesit si kryetar bashkie në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të. Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale…
Çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri dhe në botë 1998-2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhëna lidhur me çmimin e naftës për konsumatorin me pakicë në vendin tonë dhe në botë për 2014. Në periudhën 1998 – 2014, në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me vetëm 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth…
Raporti gjinor në pronësinë apo administrimin e Njesive Ekonomike 2005-2014
Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me raporte gjinore në administrimin apo pasjen në pronësi, të njesive ekonomike aktive në vitet 2013-2014. Në këtë rast bëhet fjalë për çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore, përjashtuar administratën publike, organizatat jofitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas të dhënave marrë nga data baza e Institutit të Statistikave në seksionin e Regjistrit…
Kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore në qytet dhe në fshat 2008-2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore sipas çdo kategorie. Deri në vitin 2013, numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi është llogaritur mbi bazën e periudhave të paguara prej individëve, duke konsideruar këtu blerjet e kryera që prej vitit 1994 për shkak të faljes së kamatëvonesave. Kjo është një arsye për shkak të…
Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe privat, Shqipëria dhe vendet e rajonit
Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e pagës mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe atë privat. Paga mesatare mujore është paga bruto që merr një i punësuar në sektorin shtetëror/privat për punën që ka kryer. Kjo pagë përbëhet nga: a) paga bazë për punën e kryer; b) shtesa mbi pagë për funksione drejtuese; c) shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë; d) shtesa mbi…
Banka Qendrore – Paraja dhe Ekuivalentet e saj 2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi paranë dhe ekuivalentet e saj 2014. Sipas Bankës së Shqipërisë ekuivalente të parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi më të shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit. Burimi: Banka e Shqipërisë Komentet dhe analiza: ODA Depozitat në bankat e huaja në vitin…
Rezerva Valutore në monedhë të huaj 2005-2014
Open Data Albania ka analizuar dinamikën e rezervës valutore në dekadën e fundit. Rezerva valutore është rezerva në monedhë të huaj që manaxhohet nga Banka e Shqipërisë kryesisht për mbulimin e nevojave të vendit për monedhë të huaj dhe në raste krizash. Qëllimi i mbajtjes së rezervave valutore është: (a) mbështetja e politikës monetare dhe manaxhimi i kursit të këmbimit, duke përfshirë edhe ndërhyrjen për…
Importi i grurit sipas vendit të origjinës, 2001-2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me importin e grurit dhe përzierjes grurë-thekër (meslin) për vitin 2014. Analiza është bazuar në të dhënat e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC). Në vitin 2014, sipas të dhënave të ITC, janë importuar 269 398 ton grurë dhe përzierje grurë-thekër, me një vlerë prej 6.628 miliard lekë. Sasia e importuar në vitin 2014 është rreth 6%…
Subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit 2015, Seli dhe Kapital Themeltar
Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me subjektet financiare që janë licencuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Gusht 2015. Ky institucion përveçse licencon edhe mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në Gusht 2015 rezultojnë gjithsej njëzet e dy subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes. përkatësisht një…
Kursi i Këmbimit Valutor monedha të huaja kundrejt Lekut 2014
Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për vitin 2014. Kursi zyrtar i këmbimit të monedhave të huaja kundrejt lekut përfaqësohet nga një vlerë e vetme dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë. Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin e çmimeve dhe…
