Open Data Albania ka hulumtuar mbi përzgjedhjen e kryetarëve të bashkive në katër proceset e fundit elektorale. Të dhënat janë marrë në buletinet elektronike apo manuale të Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve. Artikulli hulumtues përmbajnë informacion statistikorë dhe nominal për fituesit si kryetar bashkie në zgjedhjet për pushtet lokal të vitit 2000, 2003, 2007 dhe 2011-të. Në Republikën e Shqipërisë në bazë të ndarjes administrative territoriale…
Çmimi i naftës me pakicë në Shqipëri dhe në botë 1998-2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhëna lidhur me çmimin e naftës për konsumatorin me pakicë në vendin tonë dhe në botë për 2014. Në periudhën 1998 – 2014, në gjithë rruzullin tokësor çmimi i naftës është rritur mesatarisht me vetëm 0.1 dollar amerikan për litër çdo dy vjet. Në vendin tonë nafta vlerësohej me 0.43 dollar amerikan për litër në vitin 1998, pra rreth…
Raporti gjinor në pronësinë apo administrimin e Njesive Ekonomike 2005-2014
Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me raporte gjinore në administrimin apo pasjen në pronësi, të njesive ekonomike aktive në vitet 2013-2014. Në këtë rast bëhet fjalë për çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore, përjashtuar administratën publike, organizatat jofitimprurëse dhe organizatat ndërkombëtare. Sipas të dhënave marrë nga data baza e Institutit të Statistikave në seksionin e Regjistrit…
Kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore në qytet dhe në fshat 2008-2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me numrin e kontribuesve në skemën e sigurimeve shoqërore sipas çdo kategorie. Deri në vitin 2013, numri i kontribuesve të vetëpunësuar në bujqësi është llogaritur mbi bazën e periudhave të paguara prej individëve, duke konsideruar këtu blerjet e kryera që prej vitit 1994 për shkak të faljes së kamatëvonesave. Kjo është një arsye për shkak të…
Paga mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe privat, Shqipëria dhe vendet e rajonit
Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e pagës mesatare mujore në sektorin shtetëror dhe atë privat. Paga mesatare mujore është paga bruto që merr një i punësuar në sektorin shtetëror/privat për punën që ka kryer. Kjo pagë përbëhet nga: a) paga bazë për punën e kryer; b) shtesa mbi pagë për funksione drejtuese; c) shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë; d) shtesa mbi…
Banka Qendrore – Paraja dhe Ekuivalentet e saj 2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi paranë dhe ekuivalentet e saj 2014. Sipas Bankës së Shqipërisë ekuivalente të parasë konsiderohen llogaritë rrjedhëse dhe depozitat me afat maturimi më të shkurtër se tre muaj, si dhe ari dhe metalet e tjera të çmuar të mbajtur brenda dhe jashtë vendit. Burimi: Banka e Shqipërisë Komentet dhe analiza: ODA Depozitat në bankat e huaja në vitin…
Rezerva Valutore në monedhë të huaj 2005-2014
Open Data Albania ka analizuar dinamikën e rezervës valutore në dekadën e fundit. Rezerva valutore është rezerva në monedhë të huaj që manaxhohet nga Banka e Shqipërisë kryesisht për mbulimin e nevojave të vendit për monedhë të huaj dhe në raste krizash. Qëllimi i mbajtjes së rezervave valutore është: (a) mbështetja e politikës monetare dhe manaxhimi i kursit të këmbimit, duke përfshirë edhe ndërhyrjen për…
Importi i grurit sipas vendit të origjinës, 2001-2014
Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me importin e grurit dhe përzierjes grurë-thekër (meslin) për vitin 2014. Analiza është bazuar në të dhënat e Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë (ITC). Në vitin 2014, sipas të dhënave të ITC, janë importuar 269 398 ton grurë dhe përzierje grurë-thekër, me një vlerë prej 6.628 miliard lekë. Sasia e importuar në vitin 2014 është rreth 6%…
Subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit 2015, Seli dhe Kapital Themeltar
Open Data Albania po përditëson të dhëna lidhur me subjektet financiare që janë licencuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në Gusht 2015. Ky institucion përveçse licencon edhe mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë e subjekteve, që organizojnë lojëra fati, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në Gusht 2015 rezultojnë gjithsej njëzet e dy subjekte të licencuara nga Njësia e Mbikëqyrjes. përkatësisht një…
Kursi i Këmbimit Valutor monedha të huaja kundrejt Lekut 2014
Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me kursin e këmbimit valutor për vitin 2014. Kursi zyrtar i këmbimit të monedhave të huaja kundrejt lekut përfaqësohet nga një vlerë e vetme dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë. Në një vend me ekonomi të vogël dhe të hapur si Shqipëria kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në nivelin e çmimeve dhe…
Borxhi i Jashtëm Bruto ne Vitet 2007-2015
Open Data Albania ka analizuar ecurinë e borxhit të jashtëm bruto për periudhën 2007-2015, dhe dinamikën e këtij borxhi në vitin e fundit. Borxhi i jashtëm bruto nënkupton gjithë borxhin e jashtëm që ka një ekonomi. Ai përfshin borxhin e sektorit publik dhe atij privat kundrejt jo rezidentëve dhe që është në valutë të huaj. Në fund të tremujorit të parë të vitit 2015 vlera…
Tregues statistikor për Organizata Jofitimprurëse 2005-2014
Open Data Albania po përditëson lidhur me numrin e Organizatave Jofitimprurëse dhe Ndërkombëtare që funksionojnë në Republikën e Shqipërisë për vitin 2014. Organizata Jofitimprurëse OJF, sipas Ligjit Nr. 8788, Datë 7.5.2001 është një person juridik shoqatë, fondacion apo qendër, që nuk ka për qëllim sigurimin e fitimit dhe vepron si e pavarur nga shteti apo ndikimet politike të partive dhe angazhohet kryesisht në aktivitete që…
Prodhimi i grurit në Republikën e Shqipërisë, 1998-2014
Open Data Albania po hulumton mbi nivelin e prodhimit të grurit në Republikën e Shqipërisë në vitet 1998-2014. Të dhënat e përdorura në analizë janë marrë nga Instituti i Statistikave. Për përgatitjen e këtyre statistikave, INSTAT është mbështetur në informacionin administrativ të mbledhur në terren nga specialistët e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave. Sipas metodologjisë së përdorur, prodhimi i grurit, është…
Shtetas të huaj të punësuar në Republikën e Shqipërisë 2014
Open Data Albania po hulumton lidhur me shtetas të huaj të pajisur me leje qëndrimi e që jetojnë e punojnë në Republikën e Shqipërisë për periudhën 2011-2014. Në vitin 2014 në vendin tonë raportohet se janë pajisur me leje punësimi nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit dy mijë e pesëdhjetë e katër shtetas të huaj, pra njëqind e tridhjetë e pesë më pak se një vit…
Tregues statistikor për Martesa dhe Divorce 1990-2014
Open Data Albania po përditëson të dhënat lidhur me numrin e martesave dhe divorceve sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile deri në vitin 2014. Në vitin 2014 numri i martesave ka pësuar një rënie me 0.2% krahasuar me vitin pararendës. Ndërsa në një hark më të gjatë kohor (1990-2014) numri i martesave ka pësuar një rënie prej 18%. Kështu nëse në vitin 1990 shënohen njëzetë…
