Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) është institucioni përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai financohet nga Buxheti i Shtetit dhe është insitucion i pavarur nga Qeveria Qëndrore. KQZ e realizon aktivitetin e saj nëpërmjet dy programeve: Planifikim, Menaxhim, Administrim dhe Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Lokale. Burimi i të dhënave: Ministria e FinancavePërpunimi dhe komentet: ODA Shuma e parave të alokuara nga Buxheti i…
Financimi i Partive Politike, Shoqatave dhe Organizatave të Veteranëve me Status
Buxheti i Shtetit financon nëpërmjet një zëri të quajtur “Partitë Politike” tre kategori: Partitë Politike, Shoqatat dhe Organizatat e Veteranëve me Status. Burimi i të dhënave: Ministria e Financave Përpunimi dhe komentet: ODA Në grafikun në vijim jepet totali i financimit për të tre kategoritë së bashku: Mbështetje për Partitë Politike, Mbështetje për Shoqatat dhe Mbështetje për Veteranët me Status si dhe financimi vetëm…
Cilësia e ajrit – Indikatorët për NO2 dhe SO2
Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën. Disa nga grupet më të rëndësishme të indikatorëve të cilësisë së ajrit janë: SO2, NOx dhe NH3 (amonjaku), të cilët shkaktojnë edhe shirat acide; CO2, CH4 (metani), NO2, të cilët lidhen me emëtimin e gazrave; PM10, LNP, që tregojnë masën e grimcave…
Cilësia e ajrit – prezenca e ndotësve PM10 dhe LNP
PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër. PM10 (Particulate Matter) është një përzierje pjesëzash të lëngta dhe të ngrurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Burimi kryesor i tij janë gazrat e cliruara nga automjetet, sidomos nga makinat e vjetra me…
Emëtimet e CO2-shit në Shqipëri
Pasojat e CO2-shit Dioksidi i karbonit është cilësuar si shkaktari kryesor i ngrohjes globale. Ai clirohet nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit, që janë edhe burimet kryesore të sasisë së tij në ajër. Në 50 vitet e fundit, përqëndrimi i tij në ajër ka ardhur në rritje të vazhdueshme në gjithë botën, mesatarisht 3%/vit. Pasi clirohet në atmosferë, ai qëndron aty për 100 deri…
Cilësia e plazheve – indikatorët Fecal Coliforms dhe Intestinal Enterococus
Shqipëria është një vend i bekuar, me një vijë bregdetare prej 316 kilometrash. Përgjatë tij ravijëzohen plot plazhe ranorë e me gurë, duke e kthyer në një nga zgjedhjet e preferuara për kalimin e pushimeve të verës. Megjithatë, zhvillimet e vrullshme urbane kanë ndikuar jo pak mbi pastërtinë e tij. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale. Në…
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ndër vite
Sipas përcaktimit të dhënë nga NATO, shpenzimet për ushtrinë janë të gjitha shpenzimet kapitale dhe korrente të kryera për forcat e armatosura, duke përfshirë edhe forcat paqeruajtëse, Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjensi të tjera shtetërore të angazhuara në projekte për mbrojtjen, forcat paraushtararke (nëse ato trajnohen dhe pajisen me mjete për operacione ushtarake) si dhe aktivitetet ajrore ushtarake. Disa zëra të këtyre shpenzimeve mund të…
Zërat e Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes
Nga këndvështrimi i buxhetit, Ministria e Mbrojtjes ka qenë ndër ministritë me më shumë ndryshime në programet buxhetore për realizimin e misionit të saj. Pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve lidhet me ristrukturimin dhe reformën për shkak të anëtarësimit në NATO. Burimi: Ministria e FinancavePërpunimi dhe komentet: ODA Në vitet 2004 dhe 2005, 80% e fondeve të ministrisë menaxhoheshin nga programi “Sigurimi i…
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit
Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht që vendi ynë nuk u pranua si anëtare e NATO-s për shkak të fuqisë…
Akreditimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat dhe Programeve të Studimit
Akreditimi është procesi i cili certifikon cilësinë e një Intitucioni të Arsimit të Lartë (IAL) si dhe të programeve të tij të studimit. Në vendin tonë ai realizohet nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe është nën mbikqyrjen direkte të Minsitrit të Arsimit. Ka shumë teori nëse shteti duhet të marrë pjesë nëpërmjet mekanizmave të tij në rregullimin e sistemit arsimor apo duhet…
Indikatorët e kualifikimit të pedagogëve dhe punësueshmërisë në Renditjen e Universiteteve
Përtej kritikave lidhur me Sistemin e Renditjes së universiteteve, përfundimet e këtij procesi tërheqin vëmendjen mbi disa cështje shumë interesante. E para, nëse merret në shqyrtim treguesi i stafit pedagogjik, i cilësuar si një ndër më të rëndësishmit, do të vihet re se në tre degët e vlerësuara (ekonomi, drejtësi, infermieri) , 40% e rasteve rezultojnë me staf pedagogjik të nivelit të ulët. Pra, IAL-të…
Cmimi i ujit të pijshëm ndër vite dhe krahasimi i tij me kostot
Ndjeshmëria e publikut për cmimin që paguan kundrejt cdo shërbimi të ofruar, por sidomos për kategorinë e shërbimeve që cilësohen si shumë të rëndësishme për zhvillimin e një jete normale, është e lartë dhe uji i pijshëm është njëri prej tyre. Përcaktimi i tarifave të tij është kompetencë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU). ODA ka kryer një hulumtim mbi cmimin mesatar të zbatuar për…
Aplikant nga Kosova ne Datathon Day in Tirana 2011
Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana 2011 pati impakt dhe interes të lartë në komunitete të të rinjve inteligjent dhe kreativ në Republikën e Shqipërisë e më gjerë edhe në Republikën e Kosovës. Një nga konkurrentët në Hackathon Day in Tirana 2011, Besford Guri solli në këtë aktivitet një model tepër interesant të përdorimit të GjeoData. Harta Demografike e Republikës së Shqipërisë në…
Eurobondi i Parë i Shqiperisë dhe Performanca e tij që nga Emetimi
Republika e Shqipërisë emetoi Eurobond-in e saj të parë në tregjet ndërkombetare financiare në 4 Nëntor 2010, pas një përgatitjeje disa mujore. Eurobond-i është një obligacion, pra një titull financiar me afat maturimi më shumë se nje vit i emetuar dhe tregtuar në tregjet ndërkombëtare financiare, pra jashtë kufijve të vendit që e emeton atë. Ky instrument financiar është i ngjashëm persa i perket strukturës,…
Dëmi ekonomik – Analizë në Datathon Day in Tirana 2011
Çdo vit Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shteti publikon raporte auditimi për administratën e cila menaxhon para të buxhetit të shtetit. Ky raport përmban të dhëna tepër interesante për sa i takon dëmit ekonomik që administrata shkakton me menaxhim të parregullt e deri korruptiv të fondeve. Këto raporte deri tani janë publikuar sipas modelit të vjetër dhe nuk kanë pasur asnjëherë impakt cilësor tek…
