Eurobondi i parë shqiptar u emetua me qëllim reduktimin e kostos së borxhit publik. Kjo është pasqyruar edhe në Strategjinë e Menaxhimit të Borxhit Publik 2011, i cili është një dokument që përditësohet çdo vit nga Drejtoria e Përgjithshme e Menaxhimit të Borxhit Publik. Emetimi i Eurobond-it sipas Ministrisë së Finanave u përdor për: (i) të ripaguar Kredinë Sindikale të vitit 2009, e cila është konsideruar…
Të ardhurat – Shpenzimet korrente – Shpenzimet Kapitale
Në grafikun pasqyrohet marrëdhënia midis të ardhurave, shpenzimeve korrente dhe shpenzimeve kapitale. Sic mund të shikohet, në periudhën 2000-2004, të ardhurat dhe shpenzimet korrente kanë qënë pothuajse të barabarta. Madje në vitin 2000 dhe 2003, të ardhurat totale të Buxhetit të Shtetit ishin më të ulta se shpenzimet korrente, cfarë do të thotë se një pjesë e borxhit është përdorur për të mbuluar këtë diferencë.…
Raport krahasimor i Shqipërisë me vendet e rajonit për peshën që zënë Shpenzimet për Shëndetësinë në Buxhetin e Shtetit
Agjentët financues, të cilët shpenzojnë për shëndetësinë në një vend mund të jenë publik ose privat. Sektori publik, nëpërmjet institucioneve të tij, kryen shpenzime për investime, paga, mirëmbajtje, rimbursim ilacesh, etj. Ndërsa shpenzimet e sektorit privat janë pagesa direkte që bëjnë individët për të siguruar shërbimin shëndetësor. Shpenzimet e sektorit publik për shëndetësinë llogariten si shuma e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe e fondeve…
Të ardhurat nga Pushteti Lokal ndaj Totalit të të ardhurave të Buxhetit të Konsoliduar dhe Të ardhurave tatimore
Të ardhurat nga Pushteti Lokal (PL) janë një ndër tre kategoritë e seksionit Të të ardhurave tatimore në Buxhetin e Konsoliduar. Pavarësisht se Të ardhurat tatimore sigurojnë rreth 90% të Të ardhurave totale të Buxhetit, të ardhurat nga Pushteti Lokal kanë një peshë relativisht të vogël dhe kontribuojnë me një normë modeste si në të ardhurat tatimore, ashtu edhe në të ardhurat totale. Burimi:…
Shpenzimet totale për paga të financuara nga Buxheti i Shtetit
Shpenzimet për paga është një ndër zërat kryesor që financohen nga Buxheti i Shtetit. Së bashku me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ato përbëjnë koston e punës për mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve qëndrore në vend. ODA ka kryer një hulumtim mbi fondet e shpërndara nga Buxheti Shtetit për pagat në total dhe strukturën e tyre sipas institucioneve qëndrore. Në shqyrtim është marrë vetëm zëri “paga…
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit
Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht që vendi ynë nuk u pranua si anëtare e NATO-s për shkak të fuqisë…
Financimi i Partive Politike, Shoqatave dhe Organizatave të Veteranëve me Status
Buxheti i Shtetit financon nëpërmjet një zëri të quajtur “Partitë Politike” tre kategori: Partitë Politike, Shoqatat dhe Organizatat e Veteranëve me Status. Burimi i të dhënave: Ministria e Financave Përpunimi dhe komentet: ODA Në grafikun në vijim jepet totali i financimit për të tre kategoritë së bashku: Mbështetje për Partitë Politike, Mbështetje për Shoqatat dhe Mbështetje për Veteranët me Status si dhe financimi vetëm…
Emëtimet e CO2-shit në Shqipëri
Pasojat e CO2-shit Dioksidi i karbonit është cilësuar si shkaktari kryesor i ngrohjes globale. Ai clirohet nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit, që janë edhe burimet kryesore të sasisë së tij në ajër. Në 50 vitet e fundit, përqëndrimi i tij në ajër ka ardhur në rritje të vazhdueshme në gjithë botën, mesatarisht 3%/vit. Pasi clirohet në atmosferë, ai qëndron aty për 100 deri…
Shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti buxhetit
Në grafikun në vijim jepen tre treguesit më të rëndësishëm financiar të një vendi. Ajo që bie në sy është trendi në ulje i deficitit fiskal në periudhën 2001-2003 si pasojë e një ritmi rritës të të ardhurave më të lartë se sa ritmi rritës i shpenzimeve. Në vitet 2003-2004 deficiti rritet me 12% ndërkohë që në vitin 2005 realizohet tkurrja e tij në 28…
Cilësia e ajrit – prezenca e ndotësve PM10 dhe LNP
PM10 dhe LNP janë dy nga indikatorët më të rëndësishëm të cilësisë së ajrit. Ata shprehin sasinë e grimcave të ngurta pezull në ajër. PM10 (Particulate Matter) është një përzierje pjesëzash të lëngta dhe të ngrurta që qëndrojnë në ajër, me një diametër më të vogël se 10 mikrometër. Burimi kryesor i tij janë gazrat e cliruara nga automjetet, sidomos nga makinat e vjetra me…
Indikatorët mbi normën e arkëtimeve të ujit të faturuar dhe ujit të matur
Norma e arkëtimit është një ndër indikatorët më të rëndësishëm financiar të cdo aktiviteti. Ajo jep informacion mbi përqindjen e vlerës së faturave të arkëtuara brenda një periudhe të caktuar. Objektivi i dëshiruar nga shoqëritë është një normë 100%, e cila flet për përgjegjshmëri të përfituesve të shërbimit dhe minimizim të humbjeve për shkak të borxheve të këqija. Ecuria ndër vite i këtij indikatori nuk…
Cilësia e ajrit – Indikatorët për NO2 dhe SO2
Ndotësit e ajrit mund të jenë grimca pluhuri, kimikate apo materiale biologjike, të cilat kanë efekte mbi organizmin e njeriut, mjedisin apo atmosferën. Disa nga grupet më të rëndësishme të indikatorëve të cilësisë së ajrit janë: SO2, NOx dhe NH3 (amonjaku), të cilët shkaktojnë edhe shirat acide; CO2, CH4 (metani), NO2, të cilët lidhen me emëtimin e gazrave; PM10, LNP, që tregojnë masën e grimcave…
Cmimi i ujit të pijshëm ndër vite dhe krahasimi i tij me kostot
Ndjeshmëria e publikut për cmimin që paguan kundrejt cdo shërbimi të ofruar, por sidomos për kategorinë e shërbimeve që cilësohen si shumë të rëndësishme për zhvillimin e një jete normale, është e lartë dhe uji i pijshëm është njëri prej tyre. Përcaktimi i tarifave të tij është kompetencë e Entit Rregullator të Ujit (ERRU). ODA ka kryer një hulumtim mbi cmimin mesatar të zbatuar për…
Indikatorët e kualifikimit të pedagogëve dhe punësueshmërisë në Renditjen e Universiteteve
Përtej kritikave lidhur me Sistemin e Renditjes së universiteteve, përfundimet e këtij procesi tërheqin vëmendjen mbi disa cështje shumë interesante. E para, nëse merret në shqyrtim treguesi i stafit pedagogjik, i cilësuar si një ndër më të rëndësishmit, do të vihet re se në tre degët e vlerësuara (ekonomi, drejtësi, infermieri) , 40% e rasteve rezultojnë me staf pedagogjik të nivelit të ulët. Pra, IAL-të…
Numri i kontratave të internetit nëpërmjet lidhjeve broadband
Lidhja Broadband është një nga mënyrat nëpërmjet të cilave mundësohet përdorimi i internetit. Brenda këtij indikatori përfshihen kontratat e lidhura për sigurimin e internetit nga: një modem, i cili i është bashkangjitur një rrjeti kabllor transmetimi, teknologjisë DSL (Digital Subscriber Line), përdoruesve të tjerë broadband apo abonentëve me linja analoge të dedikuara. Karakteristikë e këtij sistemi është që klientët paguajnë për një shpejtësi të lartë…
