Tregu i Punës në Sistemin Bankar 2009 – 2013

Open Data Albania po hulumton mbi tregun e punës, konkretisht numrin e personave të punësuar në banka të nivelit të dytë në vitet 2009 – 2013. Analiza synon të vlerësoj ritmin e rritjes apo tkurrjes së tregut të punës në këtë sektor. Konkretisht në vitin 2009 në sektorin bankar të nivelit të dytë punonin 6384 individ.  Ky numër shënoi rënie në vitin 2010 me 442…

Fitimi i Sistemit Bankar 2003-2013

Open Data Albania ka hulumtuar me të dhënat mbi fitimin e sistemit bankar shqiptar gjatë -2013. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sistemi bankar ka mbyllur një vit pozitiv për sa i përket fitimeve të akumuluara nga aktiviteti i tij. Megjithë krizën ekonomike që është shoqëruar me uljen e ritmeve të kreditimit dhe depozitave, bankat kanë mundur të mbledhin më shumë fitime. Në fund…

Ecuria e inflacionit 1988 – 2013

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e inflacionit në Shqipëri për një periudhë 25-vjeçare, nga 1988-2013.  Inflacioni është një tregues i ndryshimi të nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një ekonomi. Inflacioni matet si ndryshimi i Indeksit të çmimeve të konsumit (IÇK), I cili mat ndryshimin e çmimit të një shporte artikujsh që përfaqëson ato mallra që konsumohen zakonisht nga një familje.…

Importet drejt Shqipërisë sipas vendeve të origjinës 2013

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi importet në Shqipëri sipas vendeve të origjinës përgjatë periudhës 2005-2013. Importet në total shënuan një rënie prej 3% me bazë vjetore në vitin 2013, për të arritur në 512 miliardë lekë, duke reflektuar si tkurrjen e konsumit në vend nga individët, ashtu dhe atë të investimeve nga bizneset. Me rënien e importeve dhe rritjen e eksporteve në…

Eksportet sipas destinacionit 2005-2013

Open Data ka realizuar një hulumtim mbi destinacionet e eksporteve shqiptare përgjatë periudhës 2005-2013. Janë evidentuar 15 shtetet që zënë peshën kryesore të eksporteve shqiptare dhe ecuria ndër vite. Megjithëse eksportet vijojnë të dominohen nga Italia, gjatë dy viteve të fundit kompanitë eksportuese kanë nisur të zgjerojnë gjeografinë e shitjeve të tyre jashtë vendit, sidomos në shtete të tjera europiane. Ecuria e eksporteve sipas shteteve…

Kreditë dhe depozitat sipas monedhës gjatë 2002-2013

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi kreditimin e ekonomisë dhe depozitat bankare gjatë periudhës 2002-2013. Në fund të muajit dhjetor 2013 kredia për ekonominë arriti në 547.9 miliardë lekë duke regjistruar edhe rënien e parë të huas bankare përgjatë 11 viteve të fundit. Kredia për ekonominë u zvogëluar me 1.22% me bazë vjetore në vitin 2013. Burimi:Banka e ShqiperisePërpunimi dhe komentet: ODA Megjithëse…

Fitimi i Bankave të Nivelit të dytë 2008-2013

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi ecurinë e fitimeve të bankave që operojnë në Shqipëri. Raporti është detajuar mbi të dhënat e Shoqatës Shqiptare të Bankave, që mbledh të dhëna në bazë të raportimeve të vetë bankave, mbi fitimet, depozitat, kreditë, etj.  Raportimet në Shoqatës Shqiptare të Bankave janë sipas standardit financiar IFRS dhe mund të ndryshojë nga ato të Bankës Qendrore që…

Raporti kredi-depozita në Banka të Nivelit të Dytë 2013

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi peshën dhe mbulimin e kredive me depozita në banka të nivelit të dytë gjatë 2013.  Në fund të këtij viti totali i depozitave ishte rreth 933 miliardë me një rënie prej 6% kundrejt vitit te kaluar (në këtë shifër nuk është përfshirë Alpha Bank Albania , Union Bank dhe Tirana Bank, pasi nuk kanë raportuar të dhënat…

Kredia për biznesin sipas sektorëve 2007-2013

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi ecurinë e kredisë për bizneset sipas aktivitetit ekonomik. Në fund të vitit 2013, huaja në total arriti në 547 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej prej 6.8 miliardë lekë, apo 1.22%. Ndërkohë kredia për biznesin në 2013 shënoi vlerën 393,6 miliard lekë, duke shënuar gjithashtu rënie kundrejt vitit pararendës me vlerë 7.2 miliard lek. Kredia për…

Bilanci Tregtar 1993-2013

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi Bilancin Tregtar të Shqipërisë deri në vitin 2013. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera. Viti 2013 ishte ndër më pozitivët e…

Bilanci Tregtar me vende të Rajonit gjatë 2005-2013

Shqipëria vijon të ruajë një bilanc negativ tregtar edhe me vendet e Rajonit. Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi eksportet  dhe importet drejt dhe nga Rajoni, sipas shteteve duke evidentuar bilancin tregtar të Shqipërisë me këto vende. Eksportet shqiptare drejt shteteve fqinje jo anëtare të BE në 2013, kanë ardhur vazhdimisht në rritje, por kjo nuk ka çuar në një bilanc pozitiv.    Në…

Eksportet dhe Importet sipas grupmallrave 1993-2013

Open Data Albania ka realizuar një hulumtim mbi import-eksportet nga dhe prej Shqipërisë përgjatë 20 viteve të fundit. Eksportet kanë shënuar një rritje dinamike gjatë vitit 2013 duke arritur pikën maksimale që prej vitit 1993. Në vitin 2013, eksportet regjistruan një rritje me bazë vjetore prej 15.6%, duke arritur në 246 miliardë lekë. Burimi:INSTATPërpunimi dhe komentet: ODA Burimi:INSTATPërpunimi dhe komentet: ODA Burimi:INSTATPërpunimi dhe komentet: ODANë…

Paga minimale, e ulët në krahasim me Europën

Shqipëria renditet ndër vendet me pagën minimale më të ulët jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan. Këto të dhëna u bënë të ditura nga “Open Data Albania”, e cila bëri një hulumtim mbi nivelin e pagës minimale në vend. Paga minimale nënkupton pagën më të ulët të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Punës. Sipas nenit 111 të Kodit…

Përfaqësimi i gruas në Kuvend, Mars 2014

Open Data Albania po kryen një hulumtim lidhur me pjesëmarrjen e femrave në politikë në funksion të promovimit të barazisë gjinore dhe fuqizimit të rolit të femrës në funksione përfaqësuese. Në Mars të vitit 2014, Kuvendi i Shqipërisë ka në përbërje njëzet e gjashtë deputete. Trembëdhjetë prej tyre janë deputete të Partisë Socialiste; nëntë deputete të Partisë Demokratike dhe 4 deputete të Lëvizjes Socialiste për…

Kursi i Këmbimit Valutor 2013

Open Data Albania ka kryer një hulumtim lidhur me kursin e këmbimit valutor në muajt e vitit 2013. Hulumtimi bazohet në të dhëna zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Fiksi është kursi zyrtar i këmbimit i disa prej monedhave të huaja kundrejt lekut, që përfaqësohet nga një vlerë e vetme dhe publikohet nga Banka e Shqipërisë.   Gjatë 2013-ës, Euro është shkëmbyer mesatarisht me 140.26 lekë;…