Open Data Albania atraktive për Lajme për Biznesin (Bussiness News) nga Shqipëria

Open Data Albania rezulton të jetë një nga projektet dhe websitet më tërheqëse për të dhëna në dobi të biznesit në Shqipëri. Shumë website të specializuara për të publikuar Business News mbi Ballkanin tashmë publikojnë në mënyrë të vazhdueshme artikuj të Open Data Albania.  Interes bazik kanë të dhëna mbi energjetikën, turizmin, nivelin e pagave, shpenzimet sipas sektorëve në Shqipëri. Gjithashtu shumë kompani dhe zyra…

Prezantim në Universitetin Luigj Gurakuqi – Shkodër

Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe Instituti Shqiptar i Shkencave, në kuadër të aktiviteteve Open Data Albania në Universitete kanë realizuar prezantimin “Përdorimi i Metodologjisë Open Data në Kërkimin Shkencor”. Prezantimi u zhvillua në ambientet e Sallës së Konferencave në Bibliotekën e Universitetit të Shkodrës në datën 21.11.2011. Në fokus të aktivitetit ishin studentë të dy Fakulteteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi” përkatësisht Fakulteti i Ekonomisë…

Ndarja e çmimeve në Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana

Instituti Shqiptar i Shkencave organizoi për herë të parë në Shqipëri një event  të rëndësishëm dhe tepër inovativ: Open Datathon Albania – Hackathon Day in Tirana. Kjo Maratonë e Open Data dhe Open Knowledge është një ngjarje tepër e rëndësishme e shumë kryeqyteteve Evropiane. Në Shqipëri prej një viti aplikohet Open Data Albania nëpërmjet një projekti të realizuar nga Instituti Shqiptar i Shkencave. Open Data…

Të ardhurat – Shpenzimet korrente – Shpenzimet Kapitale

Në grafikun pasqyrohet marrëdhënia midis të ardhurave, shpenzimeve korrente dhe shpenzimeve kapitale. Sic mund të shikohet, në periudhën 2000-2004, të ardhurat dhe shpenzimet korrente kanë qënë pothuajse të barabarta. Madje në vitin 2000 dhe 2003, të ardhurat totale të Buxhetit të Shtetit ishin më të ulta se shpenzimet korrente, cfarë do të thotë se një pjesë e borxhit është përdorur për të mbuluar këtë diferencë.…

Raport krahasimor i Shqipërisë me vendet e rajonit për peshën që zënë Shpenzimet për Shëndetësinë në Buxhetin e Shtetit

Agjentët financues, të cilët shpenzojnë për shëndetësinë në një vend mund të jenë publik ose privat. Sektori publik, nëpërmjet institucioneve të tij, kryen shpenzime për investime, paga, mirëmbajtje, rimbursim ilacesh, etj. Ndërsa shpenzimet e sektorit privat janë pagesa direkte që bëjnë individët për të siguruar shërbimin shëndetësor. Shpenzimet e sektorit publik për shëndetësinë llogariten si shuma e buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe e fondeve…

Të ardhurat nga Pushteti Lokal ndaj Totalit të të ardhurave të Buxhetit të Konsoliduar dhe Të ardhurave tatimore

Të ardhurat nga Pushteti Lokal (PL) janë një ndër tre kategoritë e seksionit Të të ardhurave tatimore në Buxhetin e Konsoliduar. Pavarësisht se Të ardhurat tatimore sigurojnë rreth 90% të Të ardhurave totale të Buxhetit, të ardhurat nga Pushteti Lokal kanë një peshë relativisht të vogël dhe kontribuojnë me një normë modeste si në të ardhurat tatimore, ashtu edhe në të ardhurat totale.   Burimi:…

Shpenzimet totale për paga të financuara nga Buxheti i Shtetit

Shpenzimet për paga është një ndër zërat kryesor që financohen nga Buxheti i Shtetit. Së bashku me shpenzimet për sigurimet shoqërore, ato përbëjnë koston e punës për mbajtjen dhe funksionimin e institucioneve qëndrore në vend. ODA ka kryer një hulumtim mbi fondet e shpërndara nga Buxheti Shtetit për pagat në total dhe strukturën e  tyre sipas institucioneve qëndrore. Në shqyrtim është marrë vetëm zëri “paga…

“Vdekja” e ngadaltë e parave publike…

Nëse nuk merren masa emergjente, në vitet që vijnë Shqipëria do të duhet të paguajë fond për pensione pothuajse “sa shpenzon për investime në rrugë, shkolla e spitale të marra së bashku”. Ministri shqiptar i Financave, në një nga daljet e tij të kursyera para mediave, deklaroi, jo pa mburje se “në 5-6 vite të shkuara shuma totale që paguhej nga buxheti, bashkë me kontributin,…

Emëtimet e CO2-shit në Shqipëri

Pasojat e CO2-shit Dioksidi i karbonit është cilësuar si shkaktari kryesor i ngrohjes globale. Ai clirohet nga djegia e naftës, qymyrit dhe gazit, që janë edhe burimet kryesore të sasisë së tij në ajër. Në 50 vitet e fundit, përqëndrimi i tij në ajër ka ardhur në rritje të vazhdueshme në gjithë botën, mesatarisht 3%/vit. Pasi clirohet në atmosferë, ai qëndron aty për 100 deri…

Cilësia e plazheve – indikatorët Fecal Coliforms dhe Intestinal Enterococus

Shqipëria është një vend i bekuar, me një vijë bregdetare prej 316 kilometrash. Përgjatë tij ravijëzohen plot plazhe ranorë e me gurë, duke e kthyer në një nga zgjedhjet e preferuara për kalimin e pushimeve të verës. Megjithatë, zhvillimet e vrullshme urbane kanë ndikuar jo pak mbi pastërtinë e tij. Deti Adratik dhe Jon janë bërë pritësit e shkarkimeve urbane, industriale, bujqësore e blegtorale. Në…

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ndër vite

Sipas përcaktimit të dhënë nga NATO, shpenzimet për ushtrinë janë të gjitha shpenzimet kapitale dhe korrente të kryera për forcat e armatosura, duke përfshirë edhe forcat paqeruajtëse, Ministrinë e Mbrojtjes dhe agjensi të  tjera shtetërore të angazhuara në projekte për mbrojtjen, forcat paraushtararke (nëse ato trajnohen dhe pajisen me mjete për operacione ushtarake) si dhe aktivitetet ajrore ushtarake. Disa zëra të këtyre shpenzimeve mund të…

Zërat e Buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes

Nga këndvështrimi i buxhetit, Ministria e Mbrojtjes ka qenë ndër ministritë me më shumë ndryshime në programet buxhetore për realizimin e misionit të saj. Pjesa më e madhe e këtyre ndryshimeve lidhet me ristrukturimin dhe reformën për shkak të anëtarësimit në NATO.   Burimi: Ministria e FinancavePërpunimi dhe komentet: ODA Në vitet 2004 dhe 2005, 80% e fondeve të ministrisë menaxhoheshin nga programi “Sigurimi i…

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes si përqindje ndaj PBB-së dhe Buxhetit Total të Shtetit

Edhe pse paqja është një ndër sfidat kryesore për shoqërinë e sotme, duket se shtetet po shpenzojnë shuma jo të papërfillshme monetare për ushtritë e tyre. Pjesë e kësaj tendence është edhe Shqipëria, e cila që prej vitit 1999 ka marrë gjithmonë e më shumë angazhime në fushën e mbrojtjes. Sigurisht që vendi ynë nuk u pranua si anëtare e NATO-s për shkak të fuqisë…

Akreditimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat dhe Programeve të Studimit

Akreditimi është procesi i cili certifikon cilësinë e një Intitucioni të Arsimit të Lartë (IAL) si dhe të programeve të tij të studimit. Në vendin tonë ai realizohet nga Agjensia e Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe është nën mbikqyrjen direkte të Minsitrit të Arsimit. Ka shumë teori nëse shteti duhet të marrë pjesë nëpërmjet mekanizmave të tij në rregullimin e sistemit arsimor apo duhet…

Indikatorët e kualifikimit të pedagogëve dhe punësueshmërisë në Renditjen e Universiteteve

Përtej kritikave lidhur me Sistemin e Renditjes së universiteteve, përfundimet e këtij procesi tërheqin vëmendjen mbi disa cështje shumë interesante. E para, nëse merret në shqyrtim treguesi i stafit pedagogjik, i cilësuar si një ndër më të rëndësishmit, do të vihet re se në tre degët e vlerësuara (ekonomi, drejtësi, infermieri) , 40% e rasteve rezultojnë me staf pedagogjik të nivelit të ulët. Pra, IAL-të…